S’kalon Rezoluta e opozitës për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk aprovuan kërkesën e opozitës që të futet si pikë e parë e rendit të ditës mocioni përmbajtjesor për krimet e Serbisë në Kosovë.

Nga 115 deputetët e pranishëm në votim morën pjesë 102 deputetë, ndërsa 55 ishin kundër, për 44 dhe 5 abstenuan.

Opozita dërgon në Kuvend mocionin për krimet e Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mocionin lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë.

Këto tri parti opozitare po synojnë që edhe ky mocion të hyjë si pikë e rendit të ditës në seancën e sotme, ku pritet të votohen amendamentet kushtetuese që i japin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Lajmet e Fundit