12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

The Guardian shkruan për EULEX-in nën akuzat për korrupsion

Misioni më i madh i jashtëm i Bashkimit Europian po akuzohet për përdorimin e fuqive të veta në përpjekje për ta heshtur një denoncuese e cila pretendon të ketë prova të korrupsionit të mundshëm.

EULEX, misioni i huaj në Kosovë, është duke u marrë me rebelen brenda vetë misionit të tyre, avokaten me bazë në Londër Maria Bamieh. Ajo pretendon se ajo ishte larguar nga puna pasi që kishte raportuar për korrupsion brenda stafit të EULEX.

Por, tani Bamieh dhe avokati i saj janë paralajmëruar zyrtarisht nga EULEX-i, që ata mund të ndiqen penalisht dhe madje edhe të burgosen nëse zbulojnë ndonjë hollësi që ka të bëjë me punën e saj në Kosovë dhe të kolegëve të saj, shkruhet në artikull.

The Guardian ka bërë një përmbledhje të çështjes Bamieh dhe EULEX, duke përmendur se kjo çështje është shqetësuese për Kosovën dhe Brukselin.

Më Shumë

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit