17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mbrojtja kundërshton provat në rastin e vrasjes në magjistralen Prizren-Gjakovë

Mbrojtja ka kundërshtuar provat e Prokurorisë në rastin e të e të akuzuarve për vrasjen e Nuredin Kastratit, që kishte ndodhur në mars të vitit 2016, në magjistralen Prizren-Gjakovë, e për të cilin rast akuzohen Tasim dhe Nasip Zhuniqi.

Mbrojtësja e të akuzuarit Tasim Zhuniqi, avokatja Kosovare Kelmendi, ka deklaruar se provat në tërësi janë të kontaminuara dhe të manipuluara.

Në shqyrtimin e së premtes të mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjakovë, është bërë leximi i provave me ç’rast, avokatja Kelmendi, ka bërë vërejtje në të gjitha provat, duke i cilësuar si të paqarta, pasi sipas saj, nuk kanë datë dhe nuk janë të radhitura siç duhet.

Po ashtu, avokatja Kelmendi, ka theksuar se në vendin e ngjarjes në atë kohë, kishte dal prokurori Sylë Hoxha, i cili sipas saj, është i afërt me familjen e të dëmtuarit.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar i dëmtuari Blerim Kastrati, i cili ka deklaruar se është e vërtetë që prokurori Sylë Hoxha, është nip i familjes, por në vendin e ngjarjes, sipas tij, nuk kishte dal zyrtarisht dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.

Pas leximit të provave, avokatja Kosovare Kelmendi, ka propozuar që seanca të shtyhet pasi që duhet të përgatitet për mbrojtjen e të akuzuarit të saj.

Ky propozim është aprovuar nga ana e trupit gjykues, ashtu që seanca e radhës është caktuar më 9 mars 2018, në ora 10:00.

Ndryshe, dy të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurse, i akuzuari Tasim e ka pranuar fajësinë edhe për veprën penale “vrasje e rëndë”, mirëpo ky pranim nuk është aprovuar nga trupi gjykues, pasi që në aktakuzë, akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer këtë vepër penale.

Tasim dhe Nasip Zhuniqi, akuzohen se me 26 mars 2016, rreth orës 16:00, në magjistralen Prizren-Gjakovë, në bashkëveprim kanë privuar nga jeta tashmë të ndjerin Nuredin Kastrati nga Prizreni.

Me këtë veprim, në aktakuzën që e ka përpiluar prokurori Ali Uka, të njëjtit akuzohen për veprën penale “vrasje e rendë” nga neni 179, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërkaq, të akuzuarit përmes mjeteve me të cilat kanë kryer veprën penale të vrasjes, u ngarkohet edhe akuza për kryerjen e veprës penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të KPRK-se.

Më Shumë

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit