17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Mësimdhënësit pensionistë, padisin Drejtorinë e Arsimit në Prizren

Mbi 30 mësimdhënës pensionistë kanë paditur Drejtorinë e Arsimit në Prizren, për mos zbatim të Kontratës Kolektive për Arsimin Parauniversitar.

Ata, përmes organeve të drejtësisë, po kërkojnë zbatimin e kësaj kontrate, përkatësisht pjesën për pagesën përcjellëse dhe shpërblimin jubilar.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj, konfirmon se mësimdhënësit që kanë dal në pension, kanë ngritur padi ndaj Drejtorisë së Arsimit.

“Sa i përket Departamentit Civil, e kemi vetëm një lëndë, e cila ka arritur në gjykatë para një muaji, ndërsa sa i përket procedurës përmbarimore kemi gjithsej 31 lëndë, ndaj të cilave gjykata ka vepruar në të shumtën e rasteve të paraqitura në procedurën e përmbarimit, në funksion të realizimit të pagave si shpërblim jubilar dhe atyre me rastin e pensionimit”, tregon Kicaj për “PrizrenPress”.

Kontrata Kolektive për Arsimin Parauniversitar, ia mundëson pensionistëve që t’i marrin deri në 6 paga në emër të pagave përcjellëse dhe asaj jubilare.

Ish-drejtori i Arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini tha se mësimdhënësve pensionistë nuk iu janë paguar pagat e parapara me Kontratë Kolektive, për shkak të mungesës së buxhetit.

“Nuk kemi pasur buxhet”, arsyetohet Shemsedini.

Sipas tij, në vitin 2016 nuk ishte rishqyrtuar buxheti komunal.

“Në mungesë të rishqyrtimit të buxhetit, mësimdhënësit kanë mbetur pa pagat e parapara me Kontratë Kolektive”.

Reshit Kushaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në Prizren, tha se mësimdhënësit pensionistë të drejtën e tyre janë të detyruar ta kërkojnë në gjykatë.

“ Disa herë e kemi ngritur këtë çështje, mirëpo Drejtoria e Arsimit i ka refuzuar kërkesat e mësimdhënësve për shkak mungesës së buxhetit”, tha Kushaj.

Ai tregon se SBAShK-u përmes avokatit po i përfaqëson mësimdhënësit pensionistë.

“Ata, po përfaqësohen nga avokati i SBAShK-ut”, tregon Kushaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit