11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Në 100-ditëshin e qeverisë, Haskuka do të përgjigjet edhe për regimet e shoqërisë civile

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka vendosur që të gjitha reagimeve publike t’ju përgjigjet gjatë raportimit të 100-ditëshit të punës së tij.

“Të gjitha letrat publike përfshirë edhe reagimin e ‘EC-it’ do të jepen gjatë raportimit për 100-ditëshin e qeverisë Haskuka”, ka thënë për KD-në, Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës, Krenare Koçi.

Fillimi i punës së Haskukës, është karakterizuar me reagime nga përfaqësues të shoqërisë civil.

Sipas tyre, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në muajt e parë të qeverisjes së tij ka dështuar në përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës paraelektorale për sa i përket zvogëlimit të numrit të drejtorive komunale, përfaqësimit të barabartë gjinor në Ekzekutiv si edhe zbatimit të transparencës radikale në qeverisje.

Ata i kanë bërë thirrje lidershipit komunal që të mos i harrojë premtimet e dhëna para zgjedhjeve dhe të punojë për përmbushjen e zotimeve të dhëna para publikut.

“Në fillim të mandatit të tij qeverisës Haskuka ka mbajtur numrin e njëjtë të drejtorive si në mandatin e kaluar të qeverisë Muja, pra 13 gjithsej. Në këtë mënyrë, Haskuka, përbërjen e Qeverisë lokale ua ka përshtatur nevojave të koalicionit qeverisës, e jo programit të tij përkatësisht zotimeve të prezantuara gjatë fushatës paraelektorale”, thuhet në komunikatën e OJQ-së “EC Ma Ndryshe”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit