11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

PDK nuk heqë dorë nga Prizreni

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar vendimin e fundit të PZAP-së dhe ankesën që kanë dërguar sot në Gjykatën Supreme.Totaj tha për Gazeta Blic se po të varej nga ai, është e ditur se çka do të duhej të vendoste Supremja, mirëpo, mbetet të shihet vendimi i tyre.”Po tash unë e di çka kam qef me vendos, e çka vendos tash e shohim”, tha kandidati i PDK-së për të parin e Prizrenit.

Ai ka shtuar se kanë argumente të cilat mendojnë që janë valide, mirëpo gjithçka mbetet të shihet pas vendimit të gjykatës.”Vetë fakti që kemi bërë ankesë, e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë ligjore dhe e kemi deponuar argumentet që mendojmë që janë valide, tash po presim dhe të shohim se çka vendos”, shtoi ai.E sa i përket provave që kishte paraqitur PDK si parregullsi gjatë procesit zgjedhor si dhe ankesës në PZAP për rinumërim të të gjitha votave për këtë komunë, ai shtoi se nuk mund të komentojë për këtë çështje sepse nuk është jurist, mirëpo, PDK do të vazhdojë me ndjekjen e të gjitha mundësive ligjore, shkruan Gazeta Blic.

”Nuk i komentoj ato gjëra sepse nuk jam jurist, mirëpo ne i respektojmë të drejtat ligjore dhe i ndjekim hapat ligjor dhe faktikisht dojmë me i konsumu krejt mundësitë ligjore që i kemi në dispozicion në mënyrë që të kërkojmë atë që mendojmë se është e drejtë”, tha ndër të tjerash Totaj.Në fund, ai shtoi se mbetet të shihet nga vendimi i Gjykatës Supreme se a do të shkojë Prizreni në rinumërim.Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme tri ankesa lidhur me vendimin e fundit të PZAP-së.Përveç për Prizrenin, ata janë ankuar edhe për komunën e Klinës dhe Rahovecit.Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i PDK-së, Blerdand Stavileci.

“Për tri komunat kemi dërguar ankesë në Gjykatën Supreme, pra për Prizrenin, Rahovecin dhe Klinën”, ka thënë Stavileci.Supremja i ka 72 orë në dispozicion për të marrë vendim për këto ankesa.Kjo ankesë ka ardhur pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë ditës së djeshme i hodhi poshtë vërejtjet kësaj partie, duke e cilësuar si të pabazuar.PDK pretendon se në këto tri komuna, për të cilat edhe është ankuar ka pasur keqpërdorime me vota.Për të parin e Prizrenit në zgjedhjet e balotazhit garuan Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje, që doli fitues./GazetaBlic

Më Shumë

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Lajmet e Fundit