11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Prizren: Dënohet me 8 muaj burgim me kusht për kanosje

L. Q. , i akuzuar për veprën penale të kanosjes, pasi pranoi fajësinë, u dënua me tetë muaj burgim me kusht.

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari tha se ndjen keqardhje për rastin, por deklaroi se për këtë ka kërkuar falje dhe se është pajtuar me të dëmtuarin, M. U.

I dëmtuari tha se kanosja ndaj tij ka ndodhur, mirëpo shtoi se pas dy jave, i akuzuari i ka kërkuar falje për rastin.

M. U.deklaroi se nuk kërkon kompensim, mirëpo qëndron pranë ndjekjes penale.

Prezent ishte edhe prokurori Fatos Ajvazi, i cili nuk kundërshtoi pranimin e fajësisë.

Gjykatësja e rastit Shpresa Emra, të akuzuarin e shpalli fajtor dhe e dënoi me tetë muaj burgim me kusht, i cili nuk do të ekzekutohet në afat prej dy vite.

Sipas aktakuzës, më 6 mars 2014, rreth orës 13:45, në Prizren, në pikën e karburanteve “Al Petrol”, i akuzuari L. Q. , seriozisht i kanoset personit tjetër me fjalët se do ta privoj nga jeta ose do t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore. Në atë mënyrë, pasi që kishte pasur mosmarrëveshje me një nga punëtorët, pasi vjen në vendin e ngjarjes, zyrtari policor, ndryshe i dëmtuari , kanoset me fjalë nga i akuzuari.

Me këto veprime, sipas aktit të akuzës, i pandehuri, kishte kryer veprën penale “kanosja” nga neni 185 paragrafi 3 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit