17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vetëm 25 nga 120 fëmijët me nevoja të veçanta në Rahovec trajtohen nga një shoqatë

Fëmijët me nevoja të veçanta në komunën e Rahovecit tash e një kohë të gjatë po përballen me mungesë të kushteve të duhura për trajtim.

Një pjesë e vogël e tyre po marrin trajtim falas në Shoqatën e Gruas “Hareja”, raporton KTV.

Shërbime të ndryshme u ofrohen 25 fëmijëve më nevoja të veçanta në këtë institucion.

Prindërit janë të kënaqur me punën që bëhet nga psikologet dhe edukatoret, sipas të cilave, fëmijët po përmirësohen falë punës së tyre.

Për psikologet e këtij institucioni, puna me këta fëmijë është shumë e vështirë, si pasojë e mungesës së kushteve.

Ndërkaq, drejtoresha, Adelina Paqarizi, tregon për vështirësitë për shkak të mungesës së investimeve për këtë kategori të fëmijëve.

Ajo tregon se fondet për këtë projekt përfundojnë në fund të muajit nëntor, ndërkaq kanë marrë disa premtime nga komuna e Rahovecit.

Kjo e fundit thotë se do të punojnë me çdo kusht të krijojnë fonde të mjaftueshme për ta vazhduar projektin edhe më tutje.

“Javën e kaluar, e kemi rinovuar komplet dhomën ku qëndrojnë fëmijët me nevoja të veçanta, po ashtu në fillim të vitit i kemi ndihmuar me të holla në vlerë prej 1500€ . Do të mundohemi, do të bëjmë përpjekje maksimale deri në fundvit t’iu dalim në ndihmë me mjetet dhe subvencionet që janë në Drejtorinë e Shëndetësisë. Do ta kemi parasysh që në vitin 2019 këtyre fëmijëve t’iu ndihmojmë më shumë se në vitin 2018”, ka thënë Samir Mustafa, drejtor i Shëndetësisë në Rahovec.

Shoqata “Hareja”, që nga viti 2002, ka ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta, duke iu ofruar shërbime të ndryshme në përmirësimin e gjendjes së tyre, madje këtë punë shpeshherë e ka bërë pa pagesë.

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit