4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Viti i eksodit

Viti 2015 do të njihet si viti më i madh i eksodit të shqiptarëve. Afërsisht 110 mijë qytetarë të Kosovës e lëshuan vendin e tyre për një jetë më të mirë brenda dy viteve të fundit. Lot, zëra trishtimi të fëmijëve, përshëndetje nga familjarët, ishin pamjet më rrëqethëse për disa muaj në stacionet e autobusëve në Prishtinë. Kur ikja në përmasa të mëdha u ndal, shumë qytetarë u kthyen sërish në vendlindje

Fundi i vitit 2014, veçanërisht muajt e parë të vitit që po e lëmë pas, të ndikuar nga thashethemet andej e këndej Kosovës se vendet e BE-së do t’u japin azil qytetarëve të Kosovës, zbrazi shumë fshatra, por edhe qytete të Kosovës. Përmes stacionit të autobusëve, dhjetëra mijëra banorë, të mëdhenj e të vegjël, gra e fëmijë, ia mësynë perëndimit. Nuk i ndalonte shiu e as bora, acari pa fre i atyre muajve. Ishte një dramë e rëndë, fëmijë duke qarë, por edhe të mëdhenj me lot në sy që përcillnin familjarët për të shkuar rrugëve ilegale, nëpër Serbi e Hungari, për në perëndim. Skenat ishin rrëqethëse.

Njerëz që shtyheshin për të zënë një vend në autobus. Në anën tjetër, derisa rrugëtimet nuk kishin të ndalur, fshatrat kosovare mbesnin pa banorë, oxhaqet nuk nxirrnin më tym, e shumë dyerve tashmë u ishte vënë dryni. Pamje rrëqethëse mbretëronin gjithandej. Por, shumë qytetarë, në pamundësi për të siguruar vetë mjetet financiare për rrugëtim pa krye, shitnin pasuritë e tyre të vogla ose të mëdha, disa nga ta edhe shtëpitë, e disa zhyteshin në borxhe, vetëm e vetëm për të mos e lëshuar këtë mundësi. E gjithë kjo ngjarje, që mori përmasa të mëdha, rrodhi pasi që qytetarët e kishin humbur shpresën për ditë më të mira në vendin e tyre, pasi që kishin kaluar 16 vjet në liri dhe vendi po përballej me varfri të skajshme, pa punësi, korrupsion, nepotizëm, e çka jo tjetër../kosova sot/

Më Shumë

Lajmet e Fundit