11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Vizitorët, të dashuruar në qytetin historik të Prizrenit

Qyteti i Prizrenit është njëri ndër qytetet më të vizituara brenda vitit në Kosovë. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e Info qendrës që funksionon në kuadër të Komunës së Prizrenit, por e dëshmojnë edhe asociacionet e tjera turistike, si ASB, pastaj “Caritas Kosova”, të cilat konstatojnë se numri i vizitorëve në këtë qytet është në rritje nga të gjitha anët. Në këtë fillimshtator, në qendër të qytetit” Shatërvani” është vështirë të gjendet një vend për t’u ulur, sidomos vikendeve. Na takuam familjen e Fatmir Hasanit nga Kumanova, që kishte ardhur vetëm për ta vizituar këtë qytet të bukur. “Këtu na pëlqen gjithçka, është shprehur për gazetën “Kosova Sot”, Fatmir Hasani.

Në anën tjetër, Izmir Hasanaj kishte ardhur nga Tetova. “Jemi këtu në Prizren, këtë qytet të bukur të shqiptarisë. Janë të njohur qebapët e këtij qyteti. Për ta vizituar pa diskutim është Kalaja e Prizrenit, pastaj kalldrëmi i njohur që e bën këtë qytet fascinues”.

Ai shton se vetë pamja e këtij qyteti ofron shumë.” Këtu pashë edhe pajtonin karakteristik, pastaj trenin, e po ashtu edhe ato biçikletat karakteristike për katër veta, Kalaja e institucionet e tjera të kulturës, të cilat janë vetë mrekullia e këtij qyteti”, pohon Izmiri, që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Mivadetja. Pikat më me interes për turistët sipas doktoreshës nga Tirana Anila Hoxha, janë objektet kulturore.

“Ky qytet ka marrë pak nga Berati, pak nga Gjirokastra, pak nga Shkodra, e më shumë nga vetvetja. Është qendër e këndshme për shumë vizitorë”, është shprehur ajo për gazetë. “Janë disa nga pikat e rëndësishme të Prizrenit, siç është kompleksi i LSHP-së, pastaj vijnë monumentet e vjetra historike, si xhamitë, kishat dhe monumentet e tjera sakrale”. Duhet thënë se Info Qendra Turistike është e organizuar në hapësirat e njërit prej objekteve komunale që quhet “Beledije”, e cila kohë më parë është restauruar me donacion të fondeve të Komisionit Evropian, të cilën Komuna, përkatësisht Drejtoria e Turizmit e ka dedikuar për ushtrimin e veprimtarisë së Info Qendrës Turistike. Kjo qendër u ofron turistëve shërbime të shumta.

 

Prizreni vazhdon të mbetet njëri nga qytetet e traditës, pohon Aderim Nelaj nga Shkodra. “Prizreni ia kalon secilit qytet shqiptar me bukuri. Ose ndoshta uji i këtij qyteti i bën njerëzit për vete. Kam dëgjuar një lloj legjende se kush e pi ujin e “Shadërvanit ” për tri ditë më ujërave të tjerë nuk ia di lezetin” tregon ai për gazetë. “Prizreni pastaj vazhdon me një trashëgimi shumë të pasur. Këtu afër ndodhet xhamia, pak përtej kisha, më tutje shihet teqeja e si duket dëgjova se tash do të ketë edhe ndonjë sinagogë. Këto janë virtyte besoni që vetëm në këtë qytet gjenden” përfundon ai. Kalaja duket si një kurorë e kësaj bukurie. Por jo vetëm që afër ndodhen shtëpitë karakteristike, por edhe objektet e tjera e bëjnë këtë qytet të këtillë”, theksoi Nelaj.

Edmund Gollovord nga Gjermania pohoi për gazetën “Kosova Sot” se ndodhet tash e tri javë këtu në Kosovë.

“Më besoni erdha të qëndroj tre- katër ditë, por bukuria magjepsëse e këtij qyteti tash më ka lidhur këtu. S’di si do të rikthehem në Gjermani. Këtu njerëzit janë të buzëqeshur, të këndshëm, pastaj qielli më duket se ka një bukuri tjetër nga qiejt e botës perëndimore”, theksoi ai. Numri i vizitorëve kësaj vere ishte shumë i madh, kurse zyrtarët e Komunës thanë se nuk kanë arritur saktësisht të evidentojnë hyrje- daljet e vizitorëve. Por, gjithë këtë bukuri po e zbeh numri i shtuar i lypsarëve që janë kryesisht nga Shqipëria, tregon prof. Habib Berisha, i cili pohon se këtë qytet duhet shpëtuar nga këta lypsarë të organizuar që vijnë nga Shqipëria./kosova sot/

Më Shumë

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Lajmet e Fundit