10.7 C
Prizren
E martë, 2 Qershor, 2020

Malishevë, tre dëshmitarët pohojnë se lopa kishte rënë në kanalin e hapur nga kompania “Themeli”

Në çështjen civile ku paditësi Jeton Krasniqi po kërkon kompensim dëmi ndaj të paditurës, kompanisë “Themeli”, për lopën e cila kishte ngordhur pasi që kishte rënë në kanalin e hapur nga kjo kompani, në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, janë dëgjuar katër dëshmitarë.

Dëshmitarët Abaz Krasniqi, Rexhep Krasniqi dhe Banush Morina, që të tre, gjatë marrjes në pyetje nga gjykatësi Haki Kryeziu, pohuan se lopa kishte rënë në kanalin e hapur nga kompania “Themeli”, e i cili kishte disa ditë që ishte lënë i hapur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Morina shtoi se në momentin që kishte shkuar në vendin e ngjarjes, kishte parë se lopa nuk mund të lëvizte që të dilte nga kanali, për çka dhe e kishin lidhur me litarë dhe e kishin nxjerrë lopën të gjallë nga kanali me ndihmën e bagerit.

Pronari i kompanisë “Themeli”, Isuf Krasnqi pati vërejtje në dëshmitë e dëshmitarëve Abaz Krasniqi, Rexhep Krasniqi dhe Banush Morina, pasi që sipas tij, paditësi me këta dëshmitarë po mundohet ta inskenoj rastin, pasi që thotë se nuk është ashtu siç po tregohet.

Në seancën e së enjtes, në cilësi të dëshmitarit u dëgjua edhe Avni Robaj, veterinari i cili sipas padisë kishte konstatuar gjendjen e rëndë të lopës së rënë në kanalin e hapur nga kompania “Themeli”.

Robaj deklaroi se e kishte urdhëruar paditësin për therje të lopës, pasi që e njëjta kishte pasur thyerje të rënda që ia kanë pamundësuar qëndrimin në këmbë, dhe të paktën mishi i saj mund të konsumohej.

Ndërsa, gjatë kësaj seance,  i padituri hoqi dorë nga dëgjimi i dëshmitarëve Naim Krasnqi dhe Enver Shala, të propozuar në seancën e kaluar nga përfaqësuesi i tij, avokati Faik Morina.

Pas kësaj, gjykatësi Kryeziu caktoi seancën e radhës për 22 nëntor 2018, në ora 13:00.

Jeton Krasniqi kishte ushtruar padi më 24 gusht 2014, ndaj kompanisë “Themeli”, me arsyetimin se kjo e fundit e ka lënë pa përkujdesje kanalin e hapur me qëllim të vendosjes së kanalizimit në fshatin Astrazup të Komunës së Malishevës, me ç’sast më 12 gusht 2012, lopa qumështore, pronë e paditësit Krasniqi, ka rënë në po atë kanal të hapur.

Sipas padisë, lopa është nxjerrë nga kanali me ekskavator, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pasi është  kontrolluar nga veterinari Avni Robaj, ky i fundit ka konstatuar se lopa është në gjendje të rëndë, këmbët e thyera dhe të shtypura.

Kurse, pas dy ditësh, siç thuhet në padi lopa ka ngordhur si shkak i rënies në kanalin e hapur nga pala e paditur.

Vlera e kompensimit të dëmit për lopën e ngordhur të cilën Krasniqi e kërkon nga kompania “Themeli”, përmes padisë, është 1.350 euro. /Betimipërdrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Qeveria ia jep Lotarisë së Kosovës mbi 150 mijë euro

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja  Armina Mevlani është një ndër vajzat më të njohura të shoëbizz-it shqiptar. Armina komentohet edhe për faktin se është partnerja e Shkëlzen Berishë,...

Low flet për rinisjen e Bundesligës: Jam i befasuar nga cilësia

Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, është shumë i kënaqur me ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Bundesliga. "Jam i lumtur kur shoh që...

“Censuruesja” e re e filmave Corona – A do të shohim më puthje në ekran?

Si do të dukej filmi “Bashkë me erën”, nëse Clark Gable dhe Vivien Leigh, në rolet e Rhett Butler dhe Scarlett O’Hara, nuk do...

Real Madrid nxiton me rinovimet, Marca i zbulon lëvizjen e fundit

Carlos Henrique Casimiro iu bashkua Realit të Madridit pa shumë pompozitet në vitin 2013. Futbollisti, i cili shikohet shpesh duke bërë punët e pista...

Kërkohet komision për t’i hulumtuar dëmet e bizneseve gjatë pandemisë

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, ka kërkuar që të formohet një komision i pavarur nga ekspertët për...

“U dashurova me të, por pas 5 vitesh burri vendosi të jetonte me dikë tjetër”, historia e dhimbshme e gruas

Jeta duket se nuk ka qenë aspak e lehtë për të, por Edlira, nëna e një djali, duket se ja ka dalë. Ajo ka rrëfyer...

Sot ndalohet lëvizja e automjeteve në të gjithë Shqipërinë

Policia në Shqipëri ka njoftuar se më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja...

Anton Quni s’e di nëse do të mbetet Ministër

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se ende nuk është vendosur nëse do të vazhdojë të jetë në të njëjtën pozitë,...

Pezullohet vendimi për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike prej sot ka pezulluar kontratën për pagesën e tarifës prej 22 eurove për dezinfektim të mauneve...

Gjashtë të arrestuar në Prizren

Gjashtë persona janë arrestuar dje nga policia në Prizren. Sipas njoftimit , nëntë të dyshuarit janë arrestuar pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin...

Haxhi Avdyli e lë befasi votën e tij për Qeverinë Hoti

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka vendosur që para seancës për votimin e Qeverisë Hoti të mos e bëjë publike votën e tij. Për Avdylin...

Futbollisti shqiptar ndërron jetë në moshën 18-vjeçare

Një lajm shumë i keq, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm, ka ardhur së fundmi, teksa ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari,...

Ish-gjyqtari i Kushtetueses i përgjigjet Kurtit: Vendimi është juridik dhe jo politik

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në një prononcim për portalin “Front Online”, ka komentuar vendimin e fundit të kësaj Gjykate, për dekretin e...

Qeveria ndan 151 mijë euro për Lotarinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme ka shqyrtuar kërkesën e Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj...

QRTK në Prizren ka përgatitur projekt propozimin e “Muzeut të Dhunës”

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka zbatuar projektin “Hulumtimi dhe dokumentimi i ish-burgut në ndërtesën e QRTK-së Prizren. Synimi i veçantë i këtij...

Lajmet e Fundit

Këta janë ministrat e LDK-së në qeverinë Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka caktuar emrat e ministrave në Qeverinë Hoti, e cila pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës. Kreu i...

Vetëvendosje në Prizren fillon peticionin për zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka hapur tendën e saj në sheshin “Sheshi i Lidhjes”, ku qytetarët u përgjigjen masovikisht nëpërmjet peticionit se duan zgjedhje. “Tenda...

Duda Balje: Do ta votoj Qeverinë Hoti sepse është më përkrahëse ndaj boshnjakëve

Deputetja boshnjake Duda Balje do t’ia jep votën e saj Qeverisë Hoti nesër në seancë. Ajo për klankosova.tv tha se beson që kjo qeveri do...

Artisti që vërtet diti me vdek!

“Unë di të vdes” i tha atë natë Frederik Rreshpja shkrimtarit Petrit Palushi. “Kam ditur të jetoj. Unë di edhe të vdes.” tha sërish...

Immobile te Napoli? Igli Tare sqaron situatën dhe shuan çdo dilemë

Në mediet italiane është folur shumë për një interesim të Napolit për Ciro Immobilen, bomberin e Lazios. 30-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve më të...