4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mbyllet afati për pranimin e studentëve në UP, provimet nga 15 korriku

Të premten është mbyllur afati për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës, i cili ka zgjatur për 7 ditë me radhë. Derisa provimet pranuese pritet të mbahen nga data 15 korrik.

12 korriku ka qenë dita e fundit e konkursit për pranimin e studentëve të rinj, në Universitetin e Prishtinës.

Mirëpo për Ermir Mulajn, është hera e dytë që ka ardhur nga Komuna e Klinës që të aplikojë në departamentin e Gjuhës Gjermane.

“Kam ardhur të banojë më djalin e dajës pasi është e vështirë të udhëtoj nga Klina për shkak të largësisë. Kam qenë edhe dje por shërbimi nuk ka punuar”, thotë për RTV Dukagjinin, Ermir Mulaj.

Ai thotë se për paraqitjen e dokumenteve iu deshtë ndihma e motrës.

Kurse Armend Beqiri pretendon të jetë student i Gjuhës Angleze në UP, megjithëse problem e ka largësinë e fakultetit nga qyteti prej nga vjen.

“Do të ishte shumë më mirë që ky fakultet të ishte në Pejë për shkak të udhëtimit e gjëra të ngjashme”, thotë Armend Beqiri, përcjell telegrafi.

Provimet pranuese në 13 fakultetet e UP-së do të mbahen në datat 15, 16 dhe 17 korrik. /Telegrafi/

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Lajmet e Fundit