11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Shtyhet gjykimin ndaj të akuzuarve për vjedhje të rëndë në Rahovec

Ka dështuar të mbahet seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, në rastin ku Isak Hoti, në bashkëkryerje me Faton Morina, akuzohen për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Shkak për mos mbajtjes e kësaj seance, ka qenë mungesa e dëshmitarëve Elvir Makshana dhe Pren Ndrecaj, si dhe e të dëmtuarit Halim Krasniqi.

Gjykatësi Ilir Rashkaj, tha se për dëshmitarët dhe të dëmtuarin ftesat janë dërguar me rregull, por asnjëri prej tyre nuk ka prezantuar në seancën e së premtes.

Në mungesë të tyre, prokurori Armend Zenelaj, ka kërkuar që seanca të shtyhet për një ditë tjetër.

Gjykatësi Rashkaj, për sigurimin e prezencës së tyre për seancën e radhës, tha se i dëmtuari dhe dëshmitarët sërish  do të ftohen me ftesa të rregullta.

Seanca e radhës është caktuar më 5 gusht 2019, në ora 13:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 3 janar 2014, ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Morina dhe Isak Hoti, të cilët i akuzon se mes datës 4-5 nëntor 2013, në orët e vona të natës me qëllim të përvetësimit të sendit të huaj të luajtshëm në mënyrë të kundërligjshme në bashkëveprim duke shfrytëzuar mos prezencën e pronarit, i cili gjendej në Zvicër, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e të dëmtuarit Halim Krasniqi.

Në aktakuzë thuhet se pasi të akuzuarit kishin hapur derën e hyrjes, më pas kanë demoluar dyert e dhomave në kërkim të gjërave me vlerë, nga ku kanë marr një pushkë gjuetie të markës “Single Barrel”, një laptop, gjashtë telefona, dy aksesorë, bizhuteri, cigare e me këtë të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëme në vlerë 2000 euro.

Me këtë rast, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”, nga neni 327 paragraf 1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit