Me cilat parti Vetëvendosje mund të bëjë koalicion

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka folur për koalicionet e mundshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Bislimi ka thënë se me LDK-në dhe PDK-në nuk do të bëjnë koalicione në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne do të synojmë të marrim 50% të elektoratit por jemi të hapur të bëjmë koalicione edhe me iniciativën e Vjosa Osmanit. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me partinë egjiptiane të Xhevdet Nezirajt dhe Elbert Krasniqit. Kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me partinë e deputetes Zikreta që është partia e Emilja Rexhepit. Do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me partitë serbe jashtë listët serbe. Do t’i mbështesim ato për t’u futur në qeveri si partia e Nenad Rashiqit”, tha ai.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se me ata që kanë shkatërruar ndërmarrjet publike nuk ka bashkëpunim.

“Ata që kanë marrë pushtetin përmes Gjykatës Kushtetuese vet kanë vendosur vijat e kuqe”, ka thënë Bislimi në RTV Dukagjin.

Bislimi thotë se kur kanë bërë koalicion me LDK-në kanë pasur parasysh Vjosa Osmanin.

“Po të kishte LDK-ja edhe më pak guxim do të ishte më e keqe se PDK-ja. Ky është i vetmi dallim mes LDK-së dhe PDK-së”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi.

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit