11.8 C
Prizren
E mërkurë, 28 Tetor, 2020

Në mungesë të kuorumit, dështon sërish votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Në mungesë të kuorumit, deputetët e Kosovës sërish kanë dështuar të miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Në seancë kanë marr pjesë në votim vetëm 41 deputetë, ndërsa votimi për këtë Projektligj është bartur për seancën e radhës.

Ky Projektligj, po ashtu nuk kishte marrë votat në lexim të parë në muajin gusht, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës refuzuan ta votojnë ndonëse ministrja e Financave, Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij.

Projektligji parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensinonale (Trusti), shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër, ky Projektligj parasheh zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

Përdorimi i një përqindjeje të mjeteve financiare të kursyera në Trust, rishikimi i buxhetit, lehtësimi i qasjes në financim dhe mbështetja për punësim janë disa nga nëntë masat e parapara të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike që janë prezantuar në Programin Qeverisës 2020-2023 të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria miraton Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, i hap rrugë tërheqjes së 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti
Sipas këtij programi, pritet të mobilizohen mbi 1 miliard euro për dy vite, duke themeluar Fondin për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Masa e pestë e kësaj pako parasheh stimulimin e kërkesës agregate që ka për qëllim rritjen e shpenzimeve të konsumatorëve, e cila nxit prodhimin dhe punësimin me efekte multiplikuese në ekonomi.

Në kuadër pakos për financimin e masave, pritet që të përdoren 170 milionë euro kthime të kursimeve pensionale për kontributpaguesit nga Fondi i Kursimeve Pensionale. /Telegrafi/

- Advertisement -

Më Shumë

Rrëmbimi i Policisë

Pakkush besonte që në qeverinë Kurti shkarkimit do t’i shpëtonte ishdrejtori Rashit Qalaj. I njohur për afërsi me kundërshtaren e fortë të Vetëvendosjes, Partinë...

Autostrada Shkup-Kosovë do realizohet për dy vite e gjysmë

Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse përgatitjet përfundojnë deri në fund të vitit, autostrada nga Shkupi në kufirin me Kosovën mund të jetë gati...

Drejtori i Thesarit pas avullimit të 2 milionëshit: E kam menduar dorëheqjen

Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili, thotë për Radion Evropa e Lirë se e ka menduar mundësinë e dorëheqjes nga ky...

Tensione në parlamentin e Serbisë, deputetët e Luginës përplasen me Daçiqin

Në një seancë të Parlamentit serb ku pritet të zgjedhet Ivica Daçiq, ish-ministri i Jashtëm, kryeparlamentar, ka pasë një debat me deputetët shqiptarë që...

Aksident në Suharekë, fëmija në biçikletë përplaset me veturën

Një aksident ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës, ku një fëmijë ka mbetur i lënduar. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten...

Dështon të mbahet seanca ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, i akuzuar për korrupsion

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, ndaj Nexhmedin Musliut, ish-inspektor i ndërtimit në Prizren, i akuzuar për...

Amerikani Jared Meek thotë se djalin e tij do ta quajë Flamur

Ky është 20 vjeçi, Jared Meek, për të cilin shëtitjet në sheshet e Prishtinës po bëhen rutinë. Elder, ashtu siç njihet nga shoqëria, tash...

Aktori i njohur turk, në një lidhje me modelen me origjinë shqiptare

Aktori turk Burak Deniz është shumë i njohur në vendin tonë nga roli i Muratit në serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”. Së fundmi ai ka...

Kanye West thotë se kandidatura e tij për president të Amerikës ishte thirrje nga zoti

Pak kohë më parë, Kanye West deklaroi kandidaturën e tij për President të SHBA-së, ndërkohë që publikoi dhe një video të fushatës duke premtuar...

Ku u “avulluan” dy milionë eurot e shtetit, çka dihet deri tash

Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit janë zhdukur gjatë këtij muaji. Për këtë rast, deri tash është arrestuar një person, i cili...

Shteti mbledh 2 milionë euro nga dënimet e qytetarëve për maska

Në bazë të ligjit antiCOVID-19, policia ka shqiptuar rreth 55 mijë gjoba për personat që shkelën masat kundër përhapjes së koronavirusit. Policia e Kosovës ka...

Pas vjedhjes së 2.1 milionë eurove, Zafa nis projektligjin për siguri kibernetike

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka njoftuar se është duke e hartuar Projektligjin për siguri kibernetike, raporton Express. Përmes një komunikate drejtuar mediave,...

Borxhi ndaj Devollëve, i bllokohen përsëri llogaritë Telekomit

Kompanisë publike, Telekomit të Kosovës iu janë bllokuar mëngjesin e ditës së sotme llogaritë, si pasojë e borxhit që ka ky institucion ndaj kompanisë...

Salih Mustafa deklarohet i pafajshëm për katër pikat e aktakuzës

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është deklaruar rreth luftës së UÇK-së në paraqitjen e sotme në Dhomat e Specializuara. Ai...

10 raste të reja me COVID në Prizren

Në komunën e Prizrenit të shtunën janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga qyteti i Prizrenit 7 raste dhe...

Dy të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënua dy raste të vdekjeve me COVID-19 (1 rast MIQ,...

Lajmet e Fundit

Apelon IKSHPK: Virusi është kudo, respektoni në mënyrë strikte rekomandimet kundër COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, po apelon tek të gjithë qytetarët që t’ju përmbahen në mënyrë rigoroze, rekomandimeve për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Sipas...

Atraksion: Gurra e Poslishtës

Gojëdhënat për lokacionin janë të shumta. Nga to e deri tash, Gurra e Poslishtës është një nga pikat më atraktive të këtij fshati. Përveç që konsiderohet...

Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin, ka thënë presidentja e KE-së, Ursula von der...

Një dashuri e re në horizont, Adele në lidhje me reperin e famshëm britanik

Nuk është thashethemë: ka një njeri të ri në jetën e Adele. Ylli i popit, 32 vjeç, është në takim me reperin dhe kolegun britanik...

Ballkani arratiset në kreun e tabelës

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i renditjes tabelare edhe pas xhiros së nëntë të kampionatit. Sot, skuadra nga...