17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë 29 gjoba janë shqiptuar.

“Ndërsa policia ka marrë masa ndaj 10 personave për mosrespektim të masave”, tha deklaruar Thaçi, përcjell Telegrafi.

Thaçi thotë se në Komunën e Prizrenit janë rreth 32 inspektorë të angazhuar në zbatimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Ai thotë se për dallim nga vala e parë e COVID-19 tashmë në Prizren qytetarët janë më të shkujdesur ndaj masave.

Prizreni është komuna e tretë më e prekur nga COVID-19 për nga numri i të infektuarve ndërsa janë raportuar 17 të vdekur./Telegrafi/

Më Shumë

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Lajmet e Fundit