16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Neymar shërohet nga COVID-19, i gatshëm për ‘Le Classique’ ndaj Marseille

Paris Saint-Germaini ka marrë një shtytje të madhe nga lahmi se Neymar e ka fituar betejën me COVID-19 dhe do të jetë në skuadër për klasiken e të dielës kundër Marseille.

Sulmuesi brazilian kishte rezultuar pozitiv në fillim të këtij muaji së bashku me disa lojtarë të tjerë.

Krahas tij, tashmë negativë kanë dalë edhe Angel Di Maria, Keylor Navas e Leandro Paredes dhe do të jenë në dispozicioni të trajnerit Thomas Tuchel.

“Ata duan të luajnë, është e qartë… Nuk duhet të presim shumë nëse nuk ka rreziqe”, ka thënë trajneri.

Në ndërkohë, Neymar e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke njoftuar se është kthyer në stërvitje dhe është shumë i lumtur.

Nga ana tjetër, Kylian Mbappe (që doli pozitiv sa ishte me Francën) vazhdon të mbetet jashtë, si edhe Marquinhos dhe Mauro Icardi.

Ndeshja PSG-Marseille zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Parc de Princes në Paris, ndërsa skuadra mysafire nuk e ka mposhtur kampionin në 20 takimet e fundit. /Telegrafi/

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Lajmet e Fundit