6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gjykata Speciale nuk do ta pastrojë skenën politike!

Nga Faik Krasniqi

Ne si popull dhe medie, pikë së pari nuk jemi në dijeni se kush me të vërtetë do të akuzohet nga Gjykata Speciale, për krimet e supozuara të luftës, në bazë të këtij raporti të Dick Martit! Nëse nga kjo Gjykatë akuzohen politikanët apo individët që kanë krijuar pasuri marramendëse, në kurriz të këtij populli, duke e vjedhur dhe plaçkitur këtë shtet, atëherë është absurde që me paratë e popullit të mbrohen këta persona, që janë përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e shtetit dhe gjithë shoqërisë! Por nëse nga kjo Gjykatë Speciale akuzohen persona që janë në kushte të rënda financiare, e që kam bindjen se do akuzohen pikërisht njerëz që kurrë nuk ua kemi dëgjuar zërin, por që do të jenë ”kurban” të këtyre politikanëve maskarenjë që do të duhej të futeshin në burg për krime ekonomike dhe vrasje politike, po nga kjo Gjykatë, sepse krime lufte nuk besoj të ketë bërë ndonjë shqiptarë, me përjashtim të rasteve individuale, por nuk mund të quhen krime lufte, sepse dihet botërisht që lufta jonë çlirimtare ka qenë e pastër si loti!

Gjykata Speciale do të themelohet vetëm për krimet e supozuara të luftës, në bazë të raportit të Dick Martit! Por nëse kjo Gjykatë Speciale do t’i trajtonte të gjitha krimet ekonomike dhe vrasjet me motive politike, atëherë me të vërtetë do të ndodhte ai ”tërmet” tronditës, ku do të pastrohej skena politike nga këta politikanë kriminelë e mafiozë, të cilët që 16 vjet e kanë kapur shtetin për fyti, duke e vjedhur, plaçkitur dhe pamëshirshëm e shkatërruan në çdo qelizë të saj dhe në mënyrë të paligjshme e në kurriz të këtij populli, u pasuruan dhe po bëjnë një jetë superluksoze, si të mbretërve dhe pashallarëve, në Kosovën e varfër! Prandaj kjo Gjykatë, pasi që nuk do të merret me krimet ekonomike dhe vrasjet politike, nuk do ta bëjë as pastrimin e skenës politike, nga kriminelët dhe mafiozët e politikës! Kriminelë të veshur me petkun e politikanëve, të cilët janë shndërruar në kancerin e gjithë shtetit dhe shoqërisë dhe fajtorët për shkatërrimin e Kosovës dhe dështimit si një shtet normal dhe funksional! Kështu që ata deputetë të pozitës që gjoja e kundërshtuan themelimin e kësaj Gjykate, se do të votojnë kundër, janë të njëjtit ose shumica prej tyre që do të votojnë Pro, sepse e dinë fare mirë që as ata e as shokët e tyre, nuk do të preken nga kjo Gjykatë, për milionat e vjedhura nga ky popull! Ne si popull e si shtet asgjë nuk do të përfitojmë nga kjo Gjykatë, por vetëm do të humbim edhe nja 10 vite kohë, e në anën tjetër këta kriminelë e banditë prapë do të vazhdojnë të udhëheqin dhe shkatërrojnë Kosovën! Prandaj shqiptarët po tregohen naiv duke menduar që Gjykata Speciale do t’i largojë nga skena politike kriminelët, por e kanë gabim, sepse kjo Gjykatë do të merret vetëm me krime lufte! E ky popull që jeton me ëndrra syçelë, vazhdon ta gënjej dhe t’i krijoj iluzione vetes, se kjo Gjykatë do ta pastrojë Kosovën nga këta kriminelë e banditë, të veshtur me petkun e politikanit!

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Lajmet e Fundit