17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

PDK-ja në Prizren: Përherë përkulemi para martirëve të ‘Tusuzit’

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka përkujtuar masakrën në lagjen ‘Tusuz’, në 21 vjetorin e gjenocidit serb, ku u masakruan 27 civilë të pafajshëm.

“Për shkak të kushteve në të cilat gjendemi aktualisht dhe për shkak të pandemisë COVID-19, sot nuk mund të marrim pjesë fizikisht në përkujtimin e kësaj masakre makabre të kryer nga okupatori serb, mirëpo ne sot i përkujtojmë me pietet të lartë, të gjithë ata të cilët u flijuan, që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

“Përherë përkulemi, para të gjithë atyre, të cilët ndër shekuj historikisht u flijuan dhe ku falë gjakut të tyre, ne sot si popull, e kemi Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”.

Më Shumë

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Lajmet e Fundit