Presidenti nesër i takon liderët, të parin e takon Mustafën, Kurtin të katërtin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë nesër në takim liderët e partive politike. Arsyeja, sipas njoftimit nga zyra e presidencës, është për të u informuar, konsultuar dhe koordinuar për çështje të interesit shtetëror.

I pari me presidentin do të takohet lideri i LDK’së, Isa Mustafa, në orën 10:30. Pas tij do të presë në takim kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli. I treti në takim me Thaçin do të jetë kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet i katërti me Thaçin.

Ky njëherësh do të jetë takimi i dytë i tyre në publik. I pari ishte kur Kurti shkoi te Thaçi si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit. Takimi zgjati vetëm 4 minuta.

Ky është njoftimi i plotë për takimin e nesërm:

Presidenti Thaçi nesër pret në takim liderët institutcional dhe politik

Njoftim për media:

Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:

Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;

Ora e takimit: 13:00;

Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;

Ora e takimit: 10:30;

Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;

Ora e takimit: 11:30;

Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15;

Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;

Mediat lejohet të marrin pamje në këto takime.

Mirëpresim ekipet tuaja!

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit