13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prokuroria paraqet prova të reja në rastin e vdekjes së 54-vjeçares nga Rahoveci

Ani se kanë kaluar një vit e 3 muaj qëkur 54-vjeçarja H.D. nga Rahoveci ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda trupore nga dhuna e vazhdueshme që ka ushtruar bashkëshorti i saj, Ilir Haxhiaj, nga Suhareka, ende nuk ka një vendim për këtë rast nga institucionet e drejtësisë.

Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i ka shkaktuar dhunë të ndjerës gjatë majit të 2019, derisa edhe raportet mjekësore kanë konstatuar se e ndjera ka vdekur nga po të njëjtat lëndime.

Gjatë të mërkurës ishte planifikuar të mbahej fjala përfundimtare në lidhje me gjykimin e tij, por prokurori i rastit Metush Biraj ka sjellë prova të reja.

Në seancën e radhës pritet të merret në pyetje një polic hetues.

Aty pritet të sqarohet nëse në veturë ishin më shumë se dy persona, por në fotografitë që ka siguruar KOHA është vështirë të konstatohet një gjë e tillë.

Në aktakuzën e ngritur gjatë 2019-s thuhej se Haxhiaj ka qenë vetëm me bashkëshorten e tij H.D., dhe se pas mosmarrëveshjeve që kishin pasur, ai e kishte goditur disa herë për asfalti të ndjerën.

Ndryshe mendon mbrojtja e viktimës. Avokati i familjes së viktimës po kërkon që të rikualifikohet vepra penale, pasi që, sipas tij, Ilir Haxhiaj ka kryer vrasje e jo lëndim të rëndë trupor.

Për dhunën e vazhdueshme që e ndjera kishte përjetuar ndër vite, në seancat e tjera kanë dëshmuar edhe djali i viktimës dhe vëllezërit e saj, të cilët kanë pohuar se viktima H.D. ka përjetuar dhunë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj ndër vite.

Derisa edhe në aktakuzë dhe në raportin e obduksionit që e posedon KOHA thuhet se vdekja ka ardhur nga lëndimet që kishte pasur e ndjera.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit