16.7 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Protestë në Prishtinë kundër ndarjes së Nobelit për Peter Handken

Akademia Suedeze e Shkencave sivjet shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Ndarja e Nobelit për Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës por edhe nga njohës të letërsisë botërore.

Madje, sot në Prishtinë prej orës 11:00 pritet të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.

Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

AShAK është shprehur e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjell dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar duke thënë se Komiteti i Nobelit i ka dhënë çmimin njeriut të gabuar.

Ndërkaq, Komiteti 18-anëtarësh, përgjegjës për zgjedhjen e laureatëve të çmimit të madh letrar, është i prerë në vendimin e tij. “Nobeli” nuk tërhiqet. E kjo vlen edhe për rastin e Peter Handkes, që të enjten u shpall fitues.

Në një përgjigje ekskluzive për gazetën “Koha Ditore”, Mikael Östlund, menaxher i Marrëdhënieve me Publikun në fondacionin “Nobel”, ka thënë se Fondacioni nuk përzihet në punën e institucioneve të pavarura si Komiteti e nuk i komenton përzgjedhjet e laureatëve të “Nobelit”. Por as që mund të bëhet fjalë për tërheqjen e çmimit.

“Fondacioni ‘Nobel’ asnjëherë nuk komenton mbi përzgjedhjet e institucioneve të pavarura mbi laureatët e çmimit ‘Nobel’”, ka thënë ai.

Pyetjes nëse Komiteti i “Nobelit” mund të rishqyrtojë çmimin e Handkes, ai i është përgjigjur duke thënë se statutet e fondacionit “Nobel” nuk e parashohin një gjë të tillë.

“Statutet e Fondacionit ‘Nobel’ nuk përmendin një mundësi të tillë. Asnjë prej komiteteve të ndarjes së çmimeve në Stockholm apo Oslo nuk e ka konsideruar ndonjëherë revokimin e çmimit të dhënë”, ka thënë Östlund të premten në përgjigjet me shkrim

Më Shumë

Nënë e vajzë të plagosura rëndë – shefi i Emergjencës në Prizren tregon gjendjen e tyre

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Prizrenit, ku një grua dhe vajza e saj e...

Zafir Berisha për balotazhin në Prizren: Do t’i mpreh sërish gërshërët

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, duke folur për...

Lajmet e Fundit