8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Qeveria me vendim të ri edhe për fitneset, pishinat e shkollat e futbollit

Në mesin e masave të ndërmarra sot nga Qeveria e Kosovës anti COVID-19, është vendosur që të pezullohet edhe puna e fitneseve, pishinave, shkollave të futbollit dhe sporteve tjera që zhvillohen në ambiente të mbyllura.

Ndërsa, aktivitetet e lartcekura që zhvillohen në ambiente të hapura detyrohen të zbatojnë në përpikëri kushtet e parapara në Manualin për mbrojtje nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës (përfshirë fitneset, pishinat, shkollat e futbollit dhe sportet tjera, trajnimet e kësaj lëmie etj). Të gjitha aktivitetet e lartcekura që zhvillohen në ambiente të hapura detyrohen të zbatojnë në përpikëri kushtet e parapara në Manualin për mbrojte nga COVID-19”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë me virus janë infektuar 4 mijë e 931 persona, 2 mijë e 267 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se raste aktive në vendin tonë janë 2 mijë e 562./Telegrafi/

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Lajmet e Fundit