11.7 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Rahovec/ Bledar Hasku deklarohet i pafajshëm për cenim të fshehtësisë së votimit

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Bledar Hasku, është deklaruar i pafajshëm për cenim të fshehtësisë së votimit.

Ai akuzohet se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë mbajtur më 6 tetor 2019, në Kosovë, në shkollën fillore “Xhelal Hajda Toni”, në Rahovec, në mënyrë të kundërligjshme cenon fshehtësinë e votimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzë thuhet se ai në cilësinë e komisionerit të KQZ-së, gjatë procesit nga lista e votuesve me telefon ka fotografuar rreth dhjetë emra, e më pas, përmes rrjetit social “Facebook”, ia ka dërguar një personi tjetër.

Në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramiz Buzhala, i akuzuari Hasku deklaroi se nuk e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet.

Më pas, meqenëse i akuzuari nuk e ka pranuar fajësinë, gjykatësi Gëzim Pozhegu seancën e shqyrtimit të dytë e ka caktuar që të mbahet më 16 dhjetor, në ora 10:00, derisa e ka njoftuar të akuzuarin se ka të drejtë t’i paraqesë kundërshtimet lidhur me provat si dhe kërkesën për hudhjen e aktakuzës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e ngritur më 29 tetor 2019, Bledar Hasku po ngarkohet me veprën penale “cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, më 6 tetor 2019, rreth orës 16:00, në Rahovec, pikërisht në vendvotimin e vendosur në shkollën fillore “Xhelal Hajda Toni”, në mënyrë të kundërligjshme cenon fshehtësinë e votimit në zgjedhjet nacionale për vitin 2019 për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që i pandehuri në cilësinë e komisionerit të KQZ-së, ditën kritike gjatë procesit nga lista e votuesve, me telefon ka fotografuar rreth dhjetë emra, e më pas ia ka dërguar përmes rrjetit social Facebook, shokut të tij Minir Vuqiterna. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

55 aksidente e mbi 2200 gjoba trafiku brenda 24- orëve

Në vendin tonë gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 55 aksidente trafiku, ku prej tyre 22 me të lënduar dhe 33 me dëme materiale. Në...

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

Lajmet e Fundit