Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Prizren

EC Ma Ndryshe ka shënuar Ditën e Tokës përmes një aksioni simbolik pastrimi të mbeturinave, të realizuar në bashkëpunim me nxënës dhe KRM “Eko Regjioni” në Prizren.

Aksioni është zhvilluar në zonën përreth Stacionit të Autobusëve dhe hekurudhës, me pjesëmarrjen e nxënësve nga Gjimnazi “Remzi Ademaj” dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Luciano Motroni”, si dhe punonjësve të KRM “Eko Regjioni”.

Në kuadër të aktivitetit janë vendosur edhe tabela me porosi ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin ndaj Tokës.

EC Ma Ndryshe edhe njëherë ka rikujtuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët dhe të veprimeve të përgjegjshme për mbrojtjen e mjedisit, jo vetëm në Ditën e Tokës, por çdo ditë, me synimin për të siguruar kushte të shëndetshme jetese për brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara. Partia...

Lajmet e Fundit