Nga Zamira Bytyqi
Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane, flamuj turq dhe prani ushtarake që dominonte hapësirën publike. Përballë qëndronte edhe konsullata turke me flamurin e saj. Për shumëkënd kjo ishte festë, por për shumë të tjerë ishte një pamje që ngjalli shqetësim dhe kujtime të rënda historike.
Po, Turqia e ka ndihmuar Kosovën në momente të rëndësishme dhe kjo nuk mohohet.
Miqësia respektohet dhe vlerësohet. Por miqësia nuk do të thotë që zemra e Prizrenit të mbulohet nga simbolika e një shteti tjetër, e aq më pak nga pamje që të rikthejnë në kohën e sundimeve të huaja.
Pranë Xhamisë së Sinan Pashës, me uniforma të epokës osmane dhe marshim ushtarak nëpër Shadërvan, për shumë qytetarë u krijua ndjesia sikur osmanllinjtë po parakalonin sërish në qytet. Dhe kjo nuk është ndjesi e lehtë për një popull që ka kaluar shekuj nën sundim.
Prizreni nuk është qytet pa histori. Prizreni është qytet shqiptar. Është qyteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vendi ku u zgjuan idealet kombëtare, ku u mbrojtën gjuha, identiteti dhe dinjiteti ynë. Çdo rrugë, çdo gur dhe çdo kala e këtij qyteti flet shqip dhe mban vulën e historisë sonë kombëtare.
Kur në zemër të këtij qyteti valojnë flamuj të huaj, kur ushtarë të huaj japin tonin e sheshit dhe kur simbolika e tjetrit mbizotëron mbi frymën vendase, lind pyetja e natyrshme:
A po e nderojmë miqësinë, apo po e teprojmë me nënshtrim simbolik?
Kosova duhet të ketë miq, por jo të humbasë vetveten për t’i kënaqur ata.
Prizreni duhet të hapë dyert për të gjithë, por jo të mbyllë krenarinë e vet shqiptare.
Sepse popujt që harrojnë historinë e tyre rrezikojnë ta shohin atë të rikthehet si spektakël.
Ndërsa popujt që respektojnë veten, respektohen nga të gjithë.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
