15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Rrëmbimi i Policisë

Pakkush besonte që në qeverinë Kurti shkarkimit do t’i shpëtonte ishdrejtori Rashit Qalaj. I njohur për afërsi me kundërshtaren e fortë të Vetëvendosjes, Partinë Demokratike të Kosovës, Qalaj kishte qenë objekt i konferencave për media të Lëvizjes Vetëvendosje. Fotografitë e Qalajt me figura të rëndësishme me PDK-në ishin bërë publike nga kjo parti.

Qalaj, i cili nuk e mohoi asnjëherë afërsinë me individë të partisë që për 13 vjet ishte në pushtet, për 5 vjet ishte drejtor i Drejtorisë për Operacione në Policinë e Kosovës. Aksionet e këtij institucioni për arrestimet e aktivistëve të VV-së, në protesta të ndryshme, udhëhiqeshin nga Qalaj.

Me ardhjen e Kurtit në pozitën e kryeministrit pati shkarkime, por ato vendime nuk prekën kreun e Policisë së Kosovës, raporton KOHA.

Diskursi i ashpër i VV-së me Qalajn ishte zbutur. E vlerësuan punën e institucionit që ai po e udhëhiqte gjatë pandemisë. Në qeverinë Hoti, ministër i Punëve të Brendshme u bë sërish Agim Veliu i LDK-së. Me propozim të Veliut, në emër të “performancës së dobët”, Qalaj u shkarkua nga kjo pozitë.

Një gjë e tillë ndodhi saktësisht 7 ditë pasi Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë arrestoi nënkryetarin e partisë nga e cila vjen Hoti, kryetarin e Istogut, Haki Rugova.

Shkarkimi i Qalajt, u tha nga burime të ndryshme se, po i paraprin një ndryshimi të madh në Policinë e Kosovës, që do të vazhdonte edhe javët në vazhdimësi. Pa u bërë 72 orë një gjë e tillë u konfirmua nga një tjetër vendim i Qeverisë së Kosovës, përmes të cilit është shuar Task-Forca Kundër Korrupsionit, e cila ishte themeluar për hetimin e rasteve të komplikuara dhe atyre të profilit të lartë.

Shkarkimi që u parapriu ndryshimeve në Policinë e Kosovës

Një ditë para se Qalaj të shkarkohej, kishte takuar së fundmi ministrin Veliu. Siç kanë thënë burimet, e kishte njoftuar së të nesërmen do të udhëtonte jashtë vendit. Këtë kërkesë e kishte miratuar Veliu.

Të nesërmen ai kërkoi nga kryeministri Hoti që ta nënshkruante largimin e Qalajt. Ish-drejtori ka qenë i informuar pak minuta pasi është nënshkruar vendimi për largimin e tij.

“Jam jashtë vendit. Nuk i di detajet. Sapo u njoftova edhe unë që jam shkarkuar”, ka thënë Qalaj ditën e shkarkimit. Shkarkimi atë ditë nuk ishte arsyetuar përveçse “Qalaj kishte performancë të dobët”.

Pesë ditë më vonë kryeministri Hoti foli për atë se çka në fakt paraqet për qeverinë e tij performanca e dobët e Qalajt. Ai ka thënë se ish-drejtori nuk kishte arritur objektivat e përcaktuara nga ministri.

“Në bazë të raportit të performancës të dorëzuar nga ministri i MPB-së e kam liruar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Drejtori i Policisë ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqje, kontroll dhe mbikëqyrje të policisë, gjithashtu në menaxhimin dhe shpërndarjen e buxhetit të Policisë duke dështuar në arritjen dhe përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga ministri”, ka thënë Hoti. Sistemi i drejtësisë në Kosovë është i organizuar në atë mënyrë që hetimet udhëhiqen nga prokurori.

Më Shumë

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit