10.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

Bilanci COVID-19: Mbi 2 mijë raste aktive, 621 të vdekur, më shumë se 15 mijë të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën në raportimin 24 orësh rreth gjendjes me Covid-19, ka njoftuar se janë shënuar 166 raste të reja me koronavirus.

Dy të vdekur, 55 të shëruar dhe 166 raste të reja me koronavirus, është bilanci i fundit i publikuar nga IKSHPK.

Në njoftimin e Institutit është bërë e ditur se për 24 orë janë testuar 1 mijë e 56 mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë)”, ka njoftuar IKSPHPK.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi për edhe 55 pacientë të shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë e 34 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 62.

Numri total i të infektuarve ka arritur në 17 mijë e 757 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para, ndërsa janë testuar 86 mijë e 98 mostra.

Dje në vendin tonë janë regjistruar edhe dy raste të vdekjes nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 621 numrin e viktimave.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 5 mijë e 692 raste, 82 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.

Fifi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Trëndafil Blu”

Filloreta Raçi – Fifi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor. Artistja nga Ferizaj ka sjell këngën e re “Trëndafil Blu” në bashkëpunim me...

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante...

Lajmet e Fundit