12.4 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Ndërron jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren

Ka ndërruar jetë gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prizren, Bashkim Beshi.

Ai ishte 52 vjeç.

Beshi ishte edhe ish-futbollist i Lirisë së Prizrenit.

Bashkim Beshi ishte  gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren.

Beshi ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2006, ndërsa është në vijim të studimeve postdiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2014 e kreu provimin e jurisprudencës.

Beshi, deri në fillim të vitit 2011 ka qenë sekretar në klubin futbollistik “ Liria” në Prizren.

Nga shkurti i vitit 2011 e deri në muajin qershor të vitit 2017, ka punuar si referent i lartë në Gjykatën Themelore në Prizren, ndërsa më 31.07.2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haradinaj: Naseri, luftëtar i orëve të para dhe simbol i luftës për liri

Në akademinë përkujtimore kushtuar Naser Shalës, u nderua jeta dhe vepra e tij si një nga luftëtarët e orëve të para të përpjekjeve për...

Drenoci në përgatitje për 26 Prillin, ditën e daljes publike të UÇK-së

Në Drenoc të Rahovecit po vazhdojnë përgatitjet dhe mirëmbajtja e hapësirave publike në kuadër të shënimit të 26 Prillit – ditës së daljes publike...

Lajmet e Fundit