Seancë e jashtëzakonshme për taksën në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës sot mbahet seanca e jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake.

Seanca fillon në orën 11:00 dhe mbahet me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar ka konstatuar se kërkesa e deputetëve për seancë i plotëson kushtet formale-juridike, andaj ajo do të mbahet sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë taksën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill e vitit 2020, do ta heq tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditore. Nëse pala serbe nuk reflekton as pas 90 ditësh, atëherë Qeveria nga 15 qershori do ta kthejë tarifën deri në zbatimin e reciprocitetit”, kishte thënë Kurti.

Taksa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor 2018 nga Qeveria e mëparshme e Haradinajt. Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia.

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit