Shilpa Ray, më 26 korrik në ‘Lumëbardh’ të Prizrenit

Duke emetuar thelbin e tingujve punk blues, të cilat tërhoqën vëmendjen e muzikantit australian Nick Cave, këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane Shilpa Ray do të performojë për herë të parë në Kosovë. Koncerti i saj do të mbahet më 26 korrik te “Lumëbardhi” në Prizren, me fillim nga ora 21:00, shkruan sot gazeta “Zëri”.

I ndeshur me vlerësimin e zhurmshëm dhe me entuziazmin, albumi i saj i fundit “Door Girl” (2017) është një përshkrim alternativ ëndërrues dhe i gjallë, që ushqehet me rebelim dhe reagime, duke zbuluar një nivel mbresëlënës të cilësisë së prodhimit, përmes së cilit secili instrument është i përcaktuar aq qartë. Së bashku me zërin e saj të veçantë – një gjë e rrallë për shkak të papërsosmërisë së saj rrezatuese, Ray është rrëfyesja e tregimit që jeton një jetë si muzikante dhe magjistare, për të cilën secila këngë është një jetë tjetër që ajo ka jetuar.

Mbrëmjen do ta hapin dhe mbyllin djemtë e grupit “Tetris” nga Prishtina, të cilët do të sjellin tinguj të bazuar në frazat hipnotike nga një numër tingujsh synth dhe deep bass, të shoqëruara nga imazhet e filmave eksperimentalë të viteve 20’ dhe 30’, të kompiluara nga “Tetris”. Sezoni i muzikës te “Lumëbardhi” mbështetet nga Komuna e Prizrenit, “Gjirafa”, “BpB”-ja dhe “Koha Group”. Zëri

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Lajmet e Fundit