13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Duka për herë të pestë kryetar i FSHF-së

Armand Duka do të vazhdojë të jetë në krye të Federatës shqiptare të futbollit.

55 vjeçari është rizgjedhur president i institucionit më të lartë të futbollit në Shqipëri për herë të pestë radhazi. Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore që u mbajt të mërkurën, Duka mposhti kundërkandidatin, Bashkim Fino pas raundit të dytë, pasi në të parin, asnjëri prej kandidatëve nuk mori 2/3 e votave.

Duka u zgjodh në krye të Federatës shqiptare me 38 vota, ndërkaq për Bashkim Finon votuan 24 delegatë. 3 vota ishin të pavlefshme . Pasi u konfirmua në krye të FSHF-së, Duka premtoi punë edhe më të madhe gjatë katër vjetëve të ardhshme.

Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore e kanë përcjellë nga afër edhe përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s.

Gjatë ditës janë zgjedhur edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Dramë në kryeqytet, triumfon Trepça

Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale 2:0. Për...

Lajmet e Fundit