17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shpresat e Stoke Cityt për mbijetesë janë te Shaqiri

Trajneri i ri i Stoke Cityt, Paul Lambert, ka besim se mesfushori Xherdan Shaqiri do ta shtyjë ekipin e tij drejt mbijetesës në Premier League. Lambert ka theksuar se Shaqiri është lojtar me cilësi për të qenë lider në ekipin e Stoke Cityt, që është në garë për mbijetesë në elitën e futbollit të Anglisë.

Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës të shtunën asistoi për golin e dytë të shënuar nga Mame Diouf, në fitoren 2:0 kundër Huddersfieldit, shkruan sot “Koha Ditore”. Shaqiri asistoi me një prekje të topit me thembër. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 24-t të Premier Leagues angleze.

“Shaqiri është lojtar ndryshe prej të tjerëve në ekip. Ishte fantastik dhe ai do të jetë një lojtar i madh për të ardhmen tonë. Për këtë nuk kam kurrfarë dyshimi. Prekja e topit nga Shaqiri me thembër ishte mjeshtërore. Ishte i pafat që nuk shënoi edhe vetë një gol. Kishte një rast të mirë për të shënuar dhe menjëherë pas rastit të tij, Joe Allen shënoi për 1:0. Shaqiri do të jetë kyç edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Lambert, njofton të dielën “theboltonnews”

Më Shumë

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit