Sulmohet furra “Çollaku” në Serbi, pronari largon familjen nga frika

Furra “Çollaku” në Serbi ishte cak i një sulmi mbrëmë në Bela Crkva, një komunë e rajonit të Vojvodinës.

Pronari i furrës nga frika u desh ta çonte familjen e tij në një vend të sigurt, raporton portali “Belocrkvanske Novosti”.

Siç thuhet, gjatë sulmit, pronari i furrës ishte në pjesën e brendshme të objektit, ku po përgatiste bukë dhe pasta për shitje me punonjësit e tij.

Autori i sulmit theu vitrinën e dyqanit, por u kap nga kamerat e sigurisë.

Sipas punonjësve të furrës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Vendasit me të cilët foli gazetari i portalit “Belocrkvanske novosti” thanë se ishin tmerruar nga ajo që panë se nuk kishin ndonjë inat me pronarin e furrës, se rregullisht blinin bukë prej tij dhe se nuk mbanin mend nëse kishte ndodhur ndonjëherë një incident i ngjashëm në Bela Crkva.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit