11.5 C
Prizren
E diel, 7 Qershor, 2020

VIDEO – Polici përdor telefonin për t’i mbuluar paratë e ryshfetit

Në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetuan pamje ekskluzive nga kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për t’i gjykuar policët e trafikut.

Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para dhe metoda të veçanta se si policët vendosin t’i marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit.

Video e dytë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin kur polici i trafikut përdor telefonin e tij për t’i mbuluar paratë duke i futur në xhepin e tij.

Ndërsa video e parë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin ku një mërgimtarë nga Danimarka paguan  40 euro tiketën tek policët.

Polici: Kqyre, tejkalimi i shpejtësisë nga 20 deri ne 30 kilometra në orë në vendbanim është 60 euro. Ti e ke tejkalu, 53 je ma shumë.

Qytetari: O bac e di unë, shumë taman e ke ti.

Polici: E çka me ba, hajt fol!

Qytetari: Thash që ka mundësi me ma falë, çka me ba, hera e parë është që ndodh.

Polici: Me të fal krejt s’muj se hym n’gjynah me ata që 10 në orë kanë ecë ma shumë e  i kemi dënu.

Qytetari: Ok Ok, në rregull është. Ti e din çka bon çka të vendos ajo është vec mos me m’ba me shku andej se nuk e di as qytetin, a më kupton.

Polici: A mundesh me shku në Suharekë me pagu?

Qytetari: Po ku ta paguaj se di as ku!

Polici: Në Postë.

Qytetari: Po a punon ajo posta tash?

Polici: Punon o burrë, deri ne 09 punon.

Polici: Me të lshu krejt po me duket shumë, çka punon ti?

Qytetari: Unë në Danimarkë jetoj, masnesër shkoj në Danimarkë. Për atë s’du me humb kohë me nejtë me nanën që me ka mbetë qaty në shtëpi.

Polici: …. Po e shkruajmë një, bone një pagesë këtu, na shkojmë e paguajmë për ty. 40 euro a i ke?

Qytetari: Këto i kam krejt.

Polici: Po çka me ba bre burrë, me ta shkrujt 20 euro?

Qytetari: U kry kjo punë.

Polici: Lej këto, prit veç deri ta shkrujmë. Afishe nuk te japim se duhet me shku në postë me pagu.

Qytetari: Në rregull.

Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë  mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm

 

- Advertisement -

Më Shumë

Grenelli zyrtarisht dorëhiqet nga Dapartamenti i Shtetit

Richard Grenelli edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga Departamenti i Shtetit. Ai do të mbetet i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi. “Sot...

Kufiri me Shqipërinë në Vërmicë, nuk kërkohen rezultatet negative për testin COVID-19

Në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë po lejohen hyrja e qytetarëve, atyre po i kryhen vetëm kontrollet mjekësore, ndërsa asnjë dokument apo procedura...

Shaqir Totaj: 1 Qershori, një ditë festive

Shaqir Totaj uroi fëmijët për festën e 1 Qershorit, duke thënë që dhurata më e madhe e kësaj shoqërie janë fëmijët. Sipas Totajt, 1 Qershori,...

A po e synon LDK-ja postin e presidentit sërish?

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka lënë të nënkuptohet se LDK-ja e synon postin e presidentit sërish, ashtu siç e ka...

199 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Deri tash në Kosovë janë 199 raste aktive me koronavirusin COVID-19. Gjatë së shtunës në Kosovë u shënuan edhe 6 raste të reja me infeksion...

Haxhi Avdyli e lë befasi votën e tij për Qeverinë Hoti

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka vendosur që para seancës për votimin e Qeverisë Hoti të mos e bëjë publike votën e tij. Për Avdylin...

Trumpi mohon se ishte futur në bunker, shkaku i protestave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se është futur në bunker të Shtëpisë së Bardhë të premten shkaku i protestave. Duke foluar për radion...

Prizrenit do t’i shtohet edhe një muze

Prizrenit po i shtohet edhe një muze. Kështu ka bërë të ditur kryetri i Prizrenit, Myhaher Haskuka përmes një shkrimi në llogarinë e tij në...

Prizren: Aktakuzë për tentim vrasje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet F.K., për shkak të dyshimit të bazuar...

Kurti: Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, s’mund të pranoj atë që e shkarkova

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër nuk do të bëjë pranim dorëzimin e detyrës së kryeministrit tek Avdullah Hoti. “Aktgjykimi...

Limaj përkujton bashkëluftëtarët: Ishin djemtë më të mirë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar katër bashkëluftëtarët e tij në 21 vjetorin e rënies. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vlerësuar...

Qeveria ndan 151 mijë euro për Lotarinë e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme ka shqyrtuar kërkesën e Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj...

Suhareka po bëhet me rrugë në viset rurale, kryetari nënshkruan marrëveshje me MZHR-në

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Kjo marrëveshje do ta bëj Suharekën me rrugë lokale...

Në Prizren vijnë në jetë 20 fëmijë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 20 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

Kompania e ujësjellësit në Prizren kërkon nga konsumatorët të paguajnë faturat

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren kërkon nga të gjithë konsumatorët që t’u përmbahen pagesave të rregullta të faturave mujore për shërbimet...

Zafir Berisha thotë se nuk ka pasur interesim që të jetë pjesë e Qeverisë Hoti

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka shprehur pakënaqësitë e tij rreth emërimeve të fundit nga partia në pozita të ekzekutivit. Shala në “Debat Plus”...

Lajmet e Fundit

Rreth 50 raste aktive me Covid-19 por Prizreni plot me qytetarë

Qe shtatëdhjetë vite ky është vendi i tij i punës. Nëntëdhjetë vjeçari, Emin Ballakadri stacion e ka këtë shatërvan që nga mëngjesi deri në...

Ish-drejtorët e shkarkuar në Prizren thonë që do jenë opozitë e fortë në asamble

Stuhia e përplasjes së Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbërritur edhe në Shtëpinë e Bardhë të Prizrenit. Edhe në komunës e...

Prizren: Prokuroria liron shkelësit e masave anticovid? (VIDEO)

Pikërisht për mos respektimin e vendimeve të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, policia e Prizrenit ishte lider në inicimin e rasteve ndaj...

36 raste me COVID-19, asnjë nga Prizreni

TRIDHJETË E GJASHTË RASTE ME COVID-19 DHE TETË TË SHËRUAR! Sot më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,...

Vdes një person nga koronavirusi në Klinikën Infektive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një pacient i infektuar me koronavirus ka vdekur në Klinikën Infektive. Pacienti është me origjinë nga Vushtrria. 71-vjeçari përveç...