Home Blog Page 1189

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

0

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund të bëjnë iftar gjatë muajit të Ramazanit.

Në vitin 2017, një grup aktivistësh nga Prizreni filluan të lajmërojnë kohën e iftarit duke gjuajtur fishekzjarrë nga zona ku ndodhet topi i vjetër në kalanë historike të qytetit.

Detyrën për të vazhduar praktikisht këtë traditë pothuajse të harruar të Ramazanit, e cila më vonë u miratua nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, e mori veprimtari Varis Hashimi.

Hashimi ka tetë vite që para çdo iftari gjatë muajve të Ramazanit merr dy fishekzjarrë me vete dhe ngjitet në kala, pavarësisht kushteve atmosferike dhe ecjes së vështirë për në monumentin i cili daton që nga periudha romake, pjesë të së cilit u zgjeruan gjatë periudhës osmane.

fishekzjarre prizren iftari
Varis Hashimi ka tetë vite që para çdo iftari gjatë muajve të Ramazanit merr dy fishekzjarrë me vete dhe ngjitet në kala, pavarësisht kushteve atmosferike. Foto: AA

Në qytetin e Prizrenit, ku pothuajse pushon çdo aktivitet shoqëror në kohën e iftarit, nga të katër anët dëgjohen fishekzjarrët e lëshuar nga kalaja.

Hashimi shpjegoi për “Anadolu” ndjenjat e tij për këtë traditë, duke thënë se këtë detyrë e vazhdon me përkushtim në çdo Ramazan.

“Që nga viti 2017, vij çdo ditë dhe ndezë fishekzjarrët për iftar, pavarësisht motit dhe vështirësive. Ndihem shumë i lumtur dhe i veçantë”, tha ai.

fishekzjarre prizren iftari
“Që nga viti 2017, vij çdo ditë dhe ndezë fishekzjarrët për iftar, pavarësisht motit dhe vështirësive”, tha Hashimi. Foto: AA

Në Prizren, qytetin historik me mbi 30 xhami, Ramazani po kalon në një atmosferë ndryshe nga qytetet e tjera të vendit.

Në Prizrenin e shpallur edhe si Kryeqyteti Historik i Kosovës, ku zënë vend edhe shumë artefakteve të periudhës osmane, traditat e veçanta për muajin e Ramazanit janë ruajtur me shekuj. /Anadolu

Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkruar sot në 25-vjetorin e masakrës nga forcat serbe në Suharekë dhe Krushë të Madhe e të Vogël, ndërsa thekson se në pranverën e vitit 1999, Serbia po realizonte planin gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e popullsisë shqiptare vendase në Kosovë.

“Në pranverën e vitit 1999, Serbia po realizonte planin gjenocidal “Patkoi” për shfarosjen e popullsisë shqiptare vendase në Kosovë. Në paraditën e 26 marsit, forcat e Serbisë sulmuan fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël. I detyruan gratë dhe fëmijët të largoheshin për në Shqipëri. Burrat dhe djemtë i ndaluan. Ua konfiskuan letërnjoftimet dhe artikujt me vlerë. Pastaj hapën zjarr me mitraloz mbi ta. Të shtënat zgjatën disa minuta”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kurti në të njëjtin postim ka shkruar edhe për masakrën në Padalishtë të Skenderajt, vrasjet në Landovicë të Prizrenit e në Gjakovë.

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale.

E përfshirë në aksident ka qenë një veturë me tabela të Shqipërisë.

“Njësia e Autostrades është duke u marrë me rastin”, thanë nga policia.

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të Prizrenit.

Kjo marrëveshje synon të zhvillojë ekonominë, të ngritë biznese të reja Start-Up, të implementojë dhe funksionalizojë qendrën e Inovacionit, Ndërmarrësisë dhe Trajnimeve brenda Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.

Qëllimi i këtij memorandumi është të fuqizojë ekonominë e të rinjve nëpërmjet bashkëpunimit dhe mentorimit në hapësirat e përbashkëta. Projektin e quajtur “Fuqizimi ekonomik i të rinjve përmes bashkëpunimit e mentorimit në hapësirat e përbashkëta” synon të ofrojë mundësi bashkëpunimi, ndërveprimi dhe inkorporimi të të rinjve të Prizrenit me ekosistemin e inovacionit. Kjo do të realizohet përmes mentorimit në programet e edukimit jo-formal të MICP-së (Makerspace – Innovation Center Prizren), duke shfrytëzuar kapacitetet, resurset dhe hapësirat e përbashkëta që janë nën menaxhimin e MICP-së.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Osmani në Krushë të Madhe: Zërat e viktimave kumbojnë ende, po inaugurohet muzeu për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë

0

Në Krushë të Madhe në Rahovec është përkujtuar masakra e kryer 25 vjet më parë, më 25 mars 1999, e cila la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë.

Në këtë fshat sot po inaugurohet një muze për këtë masakër, si “dëshmi e vendosmërisë sonë kolektive për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare me çdo kusht, për ta mbrojtur dinjitetin tonë e për ta mbrojtur shtetin tonë”. Kështu tha presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë përkujtimore, raporton Gazeta Express.

“Sot jemi këtu për ta institucionalizuar kujtesën tonë kolektive, për njërën nga masakrat më të tmerrshme të luftës së vitit ’99. Muzeu i mizorive është një testament i njërit ndër kapitujve më të errët të historisë sonë nga lufta e fundit. Ky muze është në funksion të formësimit të kujtesës sonë kolektive, nderimit të viktimave, e mbi të gjitha, në funksion të thirrjes sonë të përbashkët për drejtësi, e cila ende mungon”, tha Osmani.

Presidentja tha se “brenda këtij muzeu ruhen historitë e secilit nga viktimat, jo vetëm për brezin tonë, por për të gjithë brezat që vijnë pas nesh”.

“Zërat e viktimave akoma kumbojnë. Kërkojnë njohjen e vuajtjeve, nderimin dhe kujtimin. Me këtë muze ne po e bëjmë këtë, jo vetëm në përvjetor, por në secilën ditë”, tha ajo.

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

0

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s.

Rohde foli për masakrën që la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë, ndërsa tha se qëndrojnë pas vendimit se intervenimi ushtarak i NATO-s “ishte gjëja e duhur”.

“Kjo si dhe masakrat tjera, vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik i cili po ndodhte këtu”, tha Rohde.

Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë. “Shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe krejt çka mund të them, është që kjo nuk do të duhej të lejohej”, tha ai.

Në fund, Rohde uroi që Kosova të anëtarësohet në BE së shpejti. “Shpresoj që Kosova bashkë me të gjithë fqinjët e saj, së shpejti do t’i bashkohet familjes europiane”, tha ai.

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

0

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në vendosmërinë për të kërkuar drejtësi dhe paqe.

Malaj ka thënë nga Rahoveci se vrasjet e rreth 250 personave në Krushë të Madhe para 25 vjetësh ishin sulme mbi “thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore”.

“Këto nuk ishin vetëm sulme kundër individëve, ato ishin sulme mbi thelbin e dinjitetit dhe lirisë njerëzore. Dhembja dhe vuajtja e shkaktuar këtu preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë, botës mbarë, duke na lidhur së bashku në pikëllim, por edhe në vendosmërinë tonë për të kërkuar drejtësi dhe paqe”, ka thënë ai.

Ambasadori shqiptar ka thënë se në Rahovec ka shkruar edhe si bashkëqytetar i prekur thellë.

“Si ambasador i Shqipërisë në Kosovë, unë qëndroj para jush jo vetëm si përfaqësues i vendit tim, por si një bashkëqytetar i prekur thellësisht nga historitë e mbijetesës dhe humbjes që ruan ky muze”, ka thënë Malaj.

Malaj ka thënë se “Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë me njëra-tjetrën”.

“Ne ndajmë historinë, ndajmë kulturën dhe një frymë të palëkundur euroatlantike që asnjë fatkeqësi s’mund ta zvogëlojë”, ka thënë Malaj.

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

0

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje dhe mundëson që faktet historike mos të kontestohen. Ai këto komente i bëri në 25 vjetorin e njërës nga prej masakrave më të tmerrshme të luftës në Kosovë, asaj të Krushës së Madhe.

“Ky muze do t’i ndihmojë të gjithë atyre që vijnë ta shohin atë, ta mësojnë atë që ne tanimë e dijmë, të mos lajthitet se faktet historike janë të pakontestueshme”, ka deklaruar ai.

“NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tmerrshme si ky që kishte ndodhur këtu. Të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme e shtetit, Marilyn Albright tha: “e kemi të pamundur të negociojmë përderisa Millosheviqi shton numrin e forcave, i sulmon civilët dhe i djeg fshatrat në Kosovë”.

“Aksionet e NATO-s kanë synim të shtyejnë paqen dhe sigurinë në Evropë dhe t’i jap fund mizorive dhe krizës humanitare. Si aleancë ne u bëmë bashkë për të reaguar vetëm pasi i kishim shterrur të gjitha alternativat për të ndalur gjakderdhjen”, ka thënë Hovenier.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij dhe solidaritetin me familjet e viktimave në cilësinë e përfaqësuesit të presidentit amerikan në Kosovë.

Hovenier ka thënë se e kupton që familjet dhe të mbijetuarit e kësaj masakre kanë kërkuar themelimin e muzeut qe 25 vjet, teksa është shprehur krenar për kontributin amerikan në proces.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen krenare që i kemi mbështetur deri diku përpjekjet e juaja, përmes trajnimit të 30 kosovarëve për shkathtësi të intervistimit, etikë të historisë gojore dhe arkivimit si pjesë e historisë gojore të Bibliotekës Kombëtare me të mbijetuarit e masakrës së Krushës së Madhe”, ka deklaruar ambasadori amerikan.

Në mesin e disa rrëfimeve të masakrës, ai ka veçuar narrativën e ndërmarrëses Fahrije Hoti në filmin “Zgjoi” të Blerta Bashollit. “Edhe pse u përballën me gjithë ato tragjedi të tmerrshme, gra të Krushës e tejkaluan stigmën, diskriminim, u përballën me mërzinë e tyre dhe vendosën që të krijojnë një jetesë që është e lavdërueshme për çdo individ dhe është më e madhe se individi”, ka thënë ai.


Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë.

Në këtë masakër janë vrarë 243 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Krasniqi ka thënë se asnjë nga autorët e këtij krimi makabër nuk kanë dalë para drejtësisë.

Ai ka thënë se kjo padrejtësi e madhe vazhdon të injoroj thirrjet dëshpëruese të familjeve të të vrarëve dhe mbarë popullit tonë.

“Sot dhe përgjithmonë, do të jemi në krahë dhe solidaritet të plotë me familjet tona që kanë humbur më të dashurit e tyre. Dhembja e juaj është dhembja e jonë. Lavdi martirëve të Krushës së Madhe”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për të nxjerrë LDK-në fituese  në Kosovë.

“Sot, e kemi për detyrë që të jemi bashkë, të hapemi, të zgjerohemi dhe të jemi unik rreth sfidave dhe fitoreve të mëdha të LDK-së, për Kosovën dhe Prizrenin.”

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

LDK-ja në Prizren ka shënuar përvjetorin e 34-të të degës së LDK-së në këtë qytet. Për të festuar themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, u organizua një ngjarje ku morën pjesë veprimtarë, aktivistë, veteranë dhe njerëz që kanë dhënë shumë për të mbajtur gjallë LDK-në dhe për të ndjekur interesat kombëtare të popullit të Kosovës.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Selmanaj thekson se edhe pas 34 vjetëve, ata vazhdojnë të jenë të fortë duke punuar me të njëjtin mision për Kosovën dhe Prizrenin.

“Shtrirja e LDK-së në çdo familje, në qytet dhe fshat është detyrë e jona. Ne ofrojmë platformën më të mirë për qytetarët tanë, prandaj rritja dhe fitorja jonë është e pashmangshme. Lidhja Demokratike e Kosovës u themelua nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, dhe synimi kryesor ishte krijimi i shtetit tonë, Republikës së Kosovës,” përfundon Selmanaj/PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  


“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve