Home Blog Page 1230

Lajm i mirë/ Ra pa ndjenja në tokë, basketbollisti i Bashkimit në gjendje stabile shëndetësore

0

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sonte gjatë ndeshjes, Bashkimi – Golden Eagle Ylli.

Basketbollisti i Bashkimit, Terrance Ferguson kishte probleme shëndetësore dhe ka rënë pa ndjenja në tokë, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, lajmi i mirë është se ai është këndellur dhe se gjendja e tij është stabile. Mësohet se ai do të kryejë disa analiza më të thella për të kuptuar shkakun e problemit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Basketbollisti i Bashkimit ra pa ndjenja gjatë ndeshjes

0

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sonte gjatë ndeshjes, Bashkimi – Golden Eagle Ylli, e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.

Basketbollisti i Bashkimit, Terrance Ferguson kishte probleme shëndetësore dhe ka rënë pa ndjenja në tokë.

Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë, duke e larguar me barrelë nga palestra dhe janë duke i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore, kurse pritet të dërgohet në Spitalin e Prizrenit për ekzaminime shtesë.

E përsosur je

0
Sahit Osmani
E di që në maj s’t’i kam thënë të gjitha
ashtu siç në prill na mbetën përgjysmë
marsit patën filluar të zbuteshin ngricat
me borën që t’i kishte mbuluar gjurmët
Dhe ja erdhi dita që të vërshojnë lëngje
në trupin tënd si nëpër rrënjët e bimëve
ti zgjohesh e heshtur me çeljen e luleve
duke dal nga një ëndërr e trishtueshme
Dhe sërish nuk arrij që t’i them të gjitha
dikush në jetë m’i ka ngatërruar shtigjet
sa afrohem pranë teje për t’i prekur lulet
aq e përsosur je në shpërthim aromash
S’i të them je qiell mbi krye që s’prekesh
magje universi ku gatuhen stinët e jetës
rrugë që të çon dhe në botën e përtejme
krijesë që di të lindesh e s’di të vdesësh!

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Erdogani i kërkon Osmanit luftimin e gylenistëve në Kosovë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Turqi, ku mori pjesë gjatë ditës së djeshme në Forumin Diplomatik në Antalia.

Në margjina të këtij forumi, Osmani është pritur në një takim edhe nga president turk, Recep Tayyip Erdogan.

Siç njofton presidenca turke, dyshja kanë biseduar për një sërë çështjesh, “përfshirë sulmet e fundit të Izraelit në Gaza dhe marrëdhëniet bilaterale mes” Turqisë dhe Kosovës.

Sipas një deklarate nga presidenca turke, të dy presidentët folën për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit.

Presidenti Erdogan theksoi “progresin në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës, duke theksuar rëndësinë e luftimit të strukturës së FETO-s në Kosovë”.

“Përveç kësaj, Turqia ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në Kosovë përmes pjesëmarrjes së saj në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO, Forca e Kosovës (KFOR). Forcat turke kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke mbështetur përpjekjet e Kosovës drejt sigurisë dhe zhvillimit”, citohet të ketë thënë Erdogani.

Presidenti turk, në këtë takim theksoi edhe nevojën urgjente për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, “për të përmirësuar situatën humanitare përmes rritjes së ndihmës” dhe bëri thirrje për veprim të fortë ndërkombëtar.

Një njësi e re e forcave turke mbërriti në Kosovë këtë javë për të zëvendësuar forcat italiane.

FETO është shkurtesa për “Organizata Terroriste Fethullahiste”, term ky i përdorur nga qeveria e Turqisë për t’iu referuar lëvizjes islamike të udhëhequr nga kleriku Fethullah Gylen.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Fitojnë Ballkani e Llapi, befasohet Drita

0

Në Javën e njëzet e tretë të Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani ka triumfuar nga Dukagjini, Fushë Kosova nga Drita dhe Llapi nga Feronikeli.

Rezultati perfundimtar në Klinë ka qenë 1-2, ku Korenica (1′) dhe Gripshi (27′) kanë gjetur golat për skuadrën suharekase. Rugova e ka ngushtuar rezultatin në 2-1 vetëm dy minuta para mbarimit të ndeshjes.

Fushë Kosova ka arritur të fitojë me rezultat minimal, ku golin e vetëm e ka realizuar Sinanovic në minutën e tetëdhjetë e tetë.

Ndërkaq, Llapi ka fituar po ashtu me rezultat minimal, ku Hyseni (69′) ka shënuar golin.

Tabela vazhdon të kryesohet nga Ballkani, që ka një pikë më shumë se sa Llapi dhe pesë më shumë se Drita, që gjenden në vendin e dytë respektivisht në vendin e tretë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

Kuvendi i Prizrenit do të mbajë mbledhje solemne me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së 

0

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen solemne, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, që do të mbahet më 05 mars 2024 (e martë), në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 11:00.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Murati: Mbi 61 mijë familje përfituan nga subvencionimi i energjisë elektrike

0
Mbi 61 mijë familje kosovare kanë përfituar nga subvencionimi i energjisë elektrike, në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme.

 

Kështu bëri të ditur ministri i financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

“Edhe gjatë këtij muaji po vazhdon subvencionimi i energjisë elektrike në kuadër të pilotimit të programit për mbështetjen e familjeve të cenueshme.  Mbi 61 mijë familje që kanë përmbushur kriteret kanë përfituar në kuadër të të dyja grupeve përfituese”, ka shkruar Murati.

Ky program mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për tejkalimin e krizës energjetike.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë Kongresin e Partisë së Socialistëve

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Romë të Italisë, ku do të mbahet Kongresi i Partisë së Socialistëve Evropian (PES), i përqendruar rreth zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit 2024.

 

Zyra e kryeministrit njofton se aty, kryeministri Kurti do të takohet me kryetarë të partive simotra anëtare të PES-it, me kandidatë të rinj, si dhe me anëtarë të sotëm të grupit të Parlamentit evropianë Socialistë & Demokratë (PES).rtklive

Tri ndeshje interesante për titull luhen sot në Superligë

0

Sot do të luhen tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni aktual, Ballkani i shkon në udhëtim Dukagjinit. Skuadra suharekase është duke kaluar nëpër një formë të dobët dhe do të synojë që të kthehet te fitorja për të mbajtur vendin e parë në tabelë.

Një tjetër ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Drenas, ku pretendenti për titull, Llapi do të përballet me Feronikelin 74.

Ndërsa, Fushë Kosova i bën konak skuadrës së Dritës, që është rikthyer në garë për titullin e kampionit.

Prokurori i Shtetit i pranoi mbi 52 mijë raste në vitin 2023, i përfundoi mbi 41 mijë

0

Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit Besim Kelmendi, në fjalën e tij në konferencën vjetore, megjithëse përmendi se viti 2023 ishte me sfida, bëri me dije se Institucioni i Prokurorit të Shtetit pranoi 52 mijë e 93 raste.

Kelmendi theksoi se nga këto raste, Institucioni i Prokurorit të Shtetit i përfundoi 41 mijë e 973.

“Viti i kaluar ishte një vit sfidash por konsideroj mjaft edhe efikas për institucionin e prokurorit të shtetit gjatë vitit 2023. Institucioni i Prokurorit të shtetit ka punuar ose ka pranuar në punë 52 mijë e 93 raste nga të cilat ka përfunduar 41 mijë e 973 raste. Bazuar në raportet kredibile ndërkombëtare, në vitin 2023 Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në fushën e sundimit të ligjit”, u shpreh Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

“Andaj këto suksese janë argumenti më i mirë se edhe zyrtarët që vazhdimisht që kritikojnë punën e Prokurorit të Shtetit, i pranojnë rezultatet dhe sukseset e punës tonë”.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren