E përsosur je

Sahit Osmani
E di që në maj s’t’i kam thënë të gjitha
ashtu siç në prill na mbetën përgjysmë
marsit patën filluar të zbuteshin ngricat
me borën që t’i kishte mbuluar gjurmët
Dhe ja erdhi dita që të vërshojnë lëngje
në trupin tënd si nëpër rrënjët e bimëve
ti zgjohesh e heshtur me çeljen e luleve
duke dal nga një ëndërr e trishtueshme
Dhe sërish nuk arrij që t’i them të gjitha
dikush në jetë m’i ka ngatërruar shtigjet
sa afrohem pranë teje për t’i prekur lulet
aq e përsosur je në shpërthim aromash
S’i të them je qiell mbi krye që s’prekesh
magje universi ku gatuhen stinët e jetës
rrugë që të çon dhe në botën e përtejme
krijesë që di të lindesh e s’di të vdesësh!

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit