Home Blog Page 1229

Luiz Ejlli konfirmon datën se kur hyn në ‘Big Brother VIP Albania’

0

Ish fituesi i edicionit te dytë në ‘BBVA’ Luiz Ejlli do të hyjë serish në ketë edicion.

Në një mbrëmje muzikore në Korçë para pak minutash e konfirmoi ‘live’ gjatë këndimit të tij.

Mes rreshtave Ejlli shprehet “me datën 16 mars do të hy në Big Brother Vip Albania”.

Vitin e kaluar humbën jetën 30 këmbësorë nga aksidentet në trafik

0

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 30 këmbësorë humbën jetën si pasojë e aksidenteve në trafik. Rasti i fundit që ndodhi në Prishtinë, ka bërë që policia t’i shtojë masat e sigurisë në rrugë.

 

Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, tha për RTK se këmbësorët janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë të cilët nuk kanë mbrojtje dhe kanë një rrezikshmëri të lartë.

“Duke pasur parasysh sjelljen e drejtuesve të automjeteve që nuk i japin përparësi edhe niveli pastaj është prezent, këmbësori ka të drejtë me bë kalimin e rrugës edhe mbi 100 metra ku nuk ka vendkalim për këmbësorët”, tha ai.

Eksperti i trafikut rikujton se ngasësit kanë edhe patentë shoferë, andaj duhet të kenë më shumë kujdes.

“Për shoferet këshilla është të kenë kujdes ndaj këmbësorëve pasi drejtuesit e automjetit e kanë një patentë shofer, kurse këmbësorët nuk kanë njohuri si me kalu rrugën. Prandaj i bie përgjegjësia ndaj drejtuesve të automjetit të kenë një kujdes më të shtuar në raport me këmbësorët”, tha ai.

Sipas policisë, në nivel vendi janë realizuar 804 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë shkaktuar 50 aksidente e gjatë vitit 2023, 30 këmbësorë humbën jetën në aksidente trafiku.

3 marsi, Dita Botërore e Shkrimtarëve

0

3 marsi është shpallur Dita Botërore e Shkrimtarëve dhe festohet çdo vit, që prej vitit 1986.

Dita Botërore e Shkrimtarëve është themeluar nga Kongresi ndërkombëtar i PEN Club, një shoqatë në gjithë botën e shkrimtarëve të themeluar në Londër në vitin 1921, për të promovuar miqësinë dhe mbështetjen intelektuale në mesin e shkrimtarëve nga të gjitha anët e botës.

Emri për organizimin u krijua nga letra e parë të fjalëve “poetëve, eseistë dhe romancierëve”, por në të vërtetë ajo përfshin shkrimtarë të të gjitha formave të letërsisë, duke përfshirë gazetarët dhe historianët. Ideja për të krijuar organizatë të tillë i takon shkrimtarit anglez C.A. Daëson Scott dhe presidenti i saj i parë ishte John Galsëorthy. Në ditët e sotme PEN Club International ka qendrat e saj në mbi 130 vende.

PEN Club International është organizata më e vjetër globale letrare që thekson rolin e letërsisë në zhvillimin e kulturës botërore, duke luftuar për lirinë e shprehjes. Gjithashtu festohet edhe 23 prilli, Dita Botërore e Shkrimtarëve, Dita Botërore e Poezisë etj.

Prizren/ Shtylla e tensionit të lartë në rrugë rrezikon pjesëmarrësit në trafik

0

Në rrugën transit në Prizren nuk po hiqet një shtyllë e rrymës. P

Premtimet për largimin e saj ishin të shpejta, por jo edhe zhvendosja e shtyllës, shkaku i disa problemeve të cilat, sipas zyrtarëve, pritet të përfundojnë pas dhjetë ditësh. Shtëpia që pengonte ndërtimin e rrugës u hoq, por shtylla e rrymës mbeti.

Për banorët e një lagje në Prizren, një shtyllë e tensionit të lartë, ka qenë rrezik i përhershëm. Shtëpia që e kishte zënë këtë rrugë tranzit u hoq nga komuna, por ata mezi presin që edhe shtylla të dislokohet nga këtu.

Banorët kërkojnë reagim më të shpejtë të komunës sepse rreziku për aksidente është i lartë.

“Po kjo shtyllë që është e tensionit të lartë kjo nuk po hiqet edhe kjo shtyllë komunikacionit çdo ditë e natë i pengon shumë. Kjo është shumë e rrezikshme për banorë se pikërisht ku kam qen duke kaluar kanë qenë dukë pritur një grua me dy fëmijë ka ardhur një automjet bukur shpejt këtu kur është ardhur këtu shiko aty është një lloj zalli i rrumbullakët edhe kur e ka pa që ngushticë se ishte edhe në telefon ai ka frenuar ka qen gati dhe duke i shkel”, tha për RTK Milazim Rexhepi, banor i lagjes “Arbanë”

Për këtë rast, RTK raportoi edhe para një muaji. Atëherë reagoi kryetari i komunës, Shaqir Totaj, i cili pati thënë se shtylla e rrymës do të zhvendoset nga rruga. Por shtylla ende është aty.

Zyrtarët për energjetikë në drejtorinë e shërbimeve publike, thonë se punët nisën menjëherë, por pati disa probleme.

“Ne kemi marrë një zgjidhje teknike nga KEDS, dhe gjitha punimet që janë bërë deri tash janë bërë janë bërë në bazë të zgjidhjes së KEDS, vonesat janë bërë për shkak të disa pengesave që janë paraqit që na jemi munduar me i menagju dhe kemi pas sukses në këtë anë, punimet kryesore veç thuajse kanë përfunduar ka mbetur vetëm zhvendosja e shtyllës së montimi i shtyllës në pjesën ku do të zhvendoset, dhe kjo procedurë pritet që të përfundoj brenda 10 ditëshit”, tha Miranda Thaçi Mustafa nga Drejtoria për Shërbime Publike.

Derisa duhet pritur edhe dhjetë ditë, që të hiqet një shtyllë, rruga e Transitit të vjetër mbetet ndër më të ngarkuarat nga qarkullimi i automjeteve.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Ylli me fitore të rëndësishme në Prizren

0

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 70:81 (19:23, 13:21, 17:14, 21:23), në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës.

Te vendasit Erik Copes kishte 15 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri 18 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Alonso Verge Jr me 26 pikë, tri kërcime e shtatë asistime.

Bashkimi mbetet i gjashti me tetë fitore e 14 humbje, kurse Golden Eagle Ylli në vendin e katërt me 13 fitore e nëntë humbje.

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Rifat Krasniqi’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur i shtrirë në tokë dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se viktima është mashkull i moshës 52-vjeçar, trupi i të cilit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa veprimet tjera do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Rrezarta Shkurta do ju lë pa fjalë me bikini, publikon fotografi me bashkëshortin

0

Këngëtarja, Rrezarta Shkurta, ka shkuar në pushime në Maldive.

Rrezarta nga pushimet e saja, ka publikuar pamje me bashkëshortin e saj.

Ajo që bie në sy janë format e saja mahnitëse trupore.

 

 

(Kosova Sot Online)

Familja e Isni Kilajt e mbështet Limajn: Idenë e projektit të përbashkët e kemi nisur me Isniun

0

“Falënderim e mirënjohje të thellë për mbështetjen që na dha sot familja e bashkëluftëtarit tim, z. Isni Kilaj”, kështu ka thënë sot lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit që ka pasur me familjarët e Isni Kilajt, ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Limaj ka thënë se idenë e projektit të përbashkët e kanë nisur me Isni Kilaj, por, sipas tij, fatkeqësisht për shkak të rrethanave që tani janë të njohura, Kilaj nuk është sot këtu me ta.

“Ne besojmë dhe presim që sa më parë t’i kthehet familjes e Kosovës. Bashkë me familjarët e z. Kilaj ne sot e konkretizuam idenë që bashkë e nisëm. Çdo herë kur jemi bashkuar vetëm të mira i kemi sjellë Malishevës e Kosovës, prandaj, ky bashkim le të paraprijë për bashkime të tjera, të të gjithë atyre që i përkasin këtyre vlerave. Mbështetja e familjes së nderuar të bashkëluftëtarit Kilaj është vlerë e shtuar për ne dhe shpresojmë e besojmë fuqishëm që Isni Kilaj me shokë, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, do të kthehen sa më parë në vendlindje”, ka theksuar Limaj.

Lidhje ilegale të ujit në fshatin Zhur

0

Basketbollisti i Bashkimit rikthehet në sallë, gjendja e tij është stabile (foto)

0

Basketbollisti i Bashkimit të Prizrenit, Terrance Ferguson është në gjendje të mirë, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë ndeshjes Bashkimi – Goldean Eagle Ylli basketbollitit të Bashkimit i kishte rënë të fikët gjatë çerekut të tretë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i dy skuadrave ku basketbollisti është dërguar në emergjencë.

Tashmë basketbollisti është kthyer në sallë dhe e gjithë salla e duartrokiti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Lajm i mirë: Basketbollisti i Bashkimit rikthehet në sallë, gjendja e tij është stabile