8.3 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 1232

Kosovë, ne të dalim zot” – publikohet logoja e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

0
Më 17 shkurt, Kosova e shënon 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

 

Për këtë festë madhështore, Qeveria e Kosovës e ka publikuar logon zyrtare.

“Kosovë, ne të dalim zot”, është mesazhi për këtë vit të mëvetësisë.

Për nder të 16-vjetorit, janë planifikuar aktivitete të shumta, duke nisur nga mbledhja festive e ekzekutivit, homazhe tek personalitetet e rëndësishme si komandanti legjendar Adem Jashari, presidenti historik, Ibrahim Rugova, veprimtari Adem Demaçi.

Kremta për këtë ditë kulmon me koncertin e Filharmonisë së Kosovës.

*Klik

Ballkani ka mposhtur Lirinë e Prizrenit

0

Ballkani, ka arritur që t’i marrë pikët e plota në udhëtim në Prizren.

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, e ka mposhtur Lirinë me rezultat 0:3.

Golat për skuadrën nga Suhareka i realizuan, Gentrit Halili, Almir Kryeziu dhe Armend Thaçi.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja kështu u inkason pikët e plota, duke e vazhduar rrugëtimin drejt titullit.

‘Vajza e artit’ triumfon në Sanremo 2024/ Kush është Angelina Mango

0

Angelina Mango është 22-vjeçarja e cila triumfoi mbi të gjithë në festivalin “Sanremo 2024”, duke rrëmbyer çmimin e parë mes artistëve të tjerë.

Mango me këngë “La noia”, ka marrë 40.3% të totalit të votave, nëpërmjet televotimit, Press Room-it dhe jurisë.

Po ashtu, Angelina Mango është e gruaja e parë që fiton Sanremon pas 10 vitesh, ku një fituese grua ka qenë më 2014, kur Arisa fitoi me këngën Controvento.

Ndërkohë në finalen e edicionit të 74-të të festivalit të Sanremos, Geolier u rendit i dyti, ndërsa e treta ishte Annalisa.

Renditja:

Angelina Mango
Geolier
Annalisa
Ghali
Irama
Mahmood
Loredana Bertè 8
Il Volo 9
Alessandra Amoroso
Alfa
Gazzelle
Il Tre
Diodato
Emma
Fiorella Mannoia
Kolors 17
Rain
Saints
Negramaro
Dargen D’Amico
Ricchi e Poveri
BigMama
Rose Villain
Clara
Renga Nek
Maninni 27
La Sad
BNKR44
Sangiovanni
Fred De Palma

Spitali i Prizrenit: Në vitin 2023 u kryen 5290 operacione

0

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë vitit 2023, janë kryer rreth 5290 operacione.

Përveç kësaj, kanë ndodhur 108727 vizita ambulatore, 30605 vizita diagnostike, 24685 vizita tjera të veçanta, dhe 38078 shërbime imazherike-radiologjike. Spitali vazhdon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve shëndetësore për popullatën, duke u bërë një burim i rëndësishëm për kujdesin shëndetësor në rajon

“Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren nga viti në vit po ngrit cilësinë e shërbimeve shëndetësore për popullatën, andaj edhe numri i pacientëve që marrin shërbime në spital është në rritje e sipër”, njofton Spitali i Prizrenit./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

KFOR-i turk mundëson mësimin e shqipes në Mamushë

0

Kosova ka disa komunitete pakicë. Derisa mbi 92% e popullatës janë shqiptarë, pjesa tjetër janë serbë, romë, boshnjakë, ashkalinj, egjiptian, goranë e turq. Por këta të fundit, e kanë kuptuar se mësimi i gjuhës shqipe, përkatësisht gjuha e popullatës shumicë u hap më shumë perspektivë për punësim. Prandaj, në Mamushë kanë nisur të mësojnë gjuhën shqipe. Në ndihmë u ka dalë KFOR-i turk.

 

Nxënësit e gjimnazit “Ataturk” në Mamushë, pak ose aspak dinë të komunikojnë në gjuhën shqipe. Ata thoënë se duhet me mësu me fol shqip sepse janë duke jetuar në Kosovë.

Mësuesja Merita Sezallari thotë për RTK-në se është e vështirë për këta nxënës, mësimdhënia e mësim-nxënia në gjuhën shqipe. Por, me ndihmën e KFOR-it turk, nxënësit e një klase në këtë komunë, tashmë do të mësojnë shqip.

“Orët shtesë duhet të na ndihmojnë edhe ne si mësimdhënës, për shkak se, duhet ta njohin gjuhën shqipe, për shkak se numri i nxënësve që flasin në shpi në gjuhën turke është i madh dhe është e nevojshme. Patjetër kudo që do të shkojnë këta ju nevojitet gjuha shqipe”, tha Sezallari.

Kryetari i Mamushës, Abdyladi Krasniqi, tregon se ai ka kërkuar nga qeveria turke, që të ndihmojë në mënyrë që nxënësit e këtij komuniteti të mësojnë gjuhës shqipe.

“Falënderoj shumë ministrin dhe KFOR-in Turk për mbështetjen e menjëhershme , për nevojat dhe kërkesat tona për hapjen e kësaj klase për arsimimin e qytetarëve dhe nxënësve të komunës së Mamushës në gjuhën shqipe”, tha ai.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tungj Angili thotë se mësimi i gjuhës shqipe i të rinjve, do t’ju mundësojë t’i kenë dyert e hapura për punësim edhe jashtë  Mamushës.

“Unë po bëj pyetje. Pse nuk ka deputet nga Mamusha? Ndërsa një përgjigjie nuk munda ta gjejë. Por të mësohet gjuha shqipe dhe angleze veçanërisht gjuha shqipe, kjo do të hapte shumë rrugë”, tha ai.

Kursi në gjuhën shqipe dhe atë të gjuhës angleze në Mamushë është mundësuar nga KFOR-i Turk, i cili ka blerë të gjitha pajisjet.

Deri para vitit 2008, kur edhe u bë komunë, Mamusha ishte  në kuadër të komunës së Prizrenit e ku 90% e banorëve të saj janë deklaruar se i takojnë komunitetit turk.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kryetari i Malishevës: S’jemi të kënaqur me përkrahjen nga Qeveria

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka deklaruar se është i pakënaqur me përkrahjen e nivelit qendror.

Ai theksoi se qasja e ekzekutivit ndaj nivelit qendror tregon se nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kastrati thotë se investimet kapitale për vitin 2024, janë të ulta shkaku i mospërkrahjes nga niveli qendror.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas tij, ato nuk japin shpresë për një zhvillim më të shpejtë.Ndonëse përmend kërkesat që i ka adresuar nëpër dikastere, Kastrati thotë se nuk janë përmbushur.

“Përkrahjen nga niveli qendror deri më tani komuna e Malishevës nuk është e kënaqur sepse kemi shumë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve që presin përmbushje të gjitha këtyre kërkesave dhe nevojave prandaj qasja e Qeverisë qendrore nganjëherë sikur nuk i ka parasysh të gjitha këto nevoja dhe kërkesa përkatësisht të komunës së Malishevës e që më bjen me e theksu shembull investimet kapitale për vitin 2024 i kemi shumë të ulëta, me shuma të ulëta të cilat nuk japin shpresë për një zhvillim sa ma të shpejtë dhe sa më të madh”, deklaroi Kastrati.

E shkak i rritjes së performancës, Malisheva ka fituar edhe një Grant qeveritar në vlerë prej 628 mijë euro. Këto fonde premton se do t’i shpenzojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.“Grantin qeveritar e kemi marrë fal angazhimit tonë permanent në përmbushjen e aktiviteteve tona në të gjitha shërbimet. Gjithashtu ne si qeveri komunale, përkatësisht kryetar i komunës jemi angazhuar dhe do të angazhohemi që kjo performancë komunale të rritet edhe më tutje. Për shkak se me rritjen e shërbimeve tona dhe me rritjen e performancës sonë ne e përmirësojmë edhe jetën e qytetarëve për çka edhe jemi të zgjedhur për çka kemi edhe mandate”, tha Kastrati.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Doktor Sherif Krasniqi ra në komë pasi kreu tri operacione

0

Tri operacione  i kreu me sukses  dhe  ra në komë. Gjendja shëndetësore iu keqësua gjatë kohës së kujdestarisë  në Spitalin e Përgjithshëm   “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren.

Dr.Sherif Krasniqi, kirurg i përgjithshëm, e humbi betejën me sëmundjen,   përkundër përpjekjeve të kolegëve të tij,  për ta shpëtuar, dy  javë pas trajtimit mjekësor. Me vdekjen e tij, shëndetësia e Prizrenit pësoi një humbje të madhe.

Drejtoresha e Spitalit të  Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, Narqize Arënliu- Hoxhaj, tregon se kirurgut Sherif Krasniqi   iu keqësua gjendja shëndetësore pasi kreu tri operacione, gjatë kohës sa  ishte kujdestar.

“Gjendja shëndetësore e doktor Sherifit,  papritmas keqësohet në orët e para të datës 19 janar, duke qenë në detyrë të mjekut kujdestar në kirurgji dhe duke kryer tri intervenime kirurgjike para se gjendja e tij të keqësohej”, tregon Arënliu-Hoxhaj.

Sipas saj, kjo dëshmon se doktor Sherifi me përgjegjësi e përkushtim të madh kreu të gjitha detyrat dhe obligimet që kishte para vetes, duke dhënë shembullin e mjekut të respektuar nga të gjithë, në veçanti nga pacientët.

“Për aq kohë sa e kam njohur, doktor Sherifi  ishte njeri modest, i dashur, i afërt, kolegial dhe vizionar me virtyte të larta profesionale, kombëtare dhe njerëzore. Ai me kohë e kishte kuptuar se të jesh në shërbim të popullit tënd dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë edhe në kohët më të vështira  është detyrë profesionale, fisnike e humane. Jemi dëshmitar se doktor Sherifi ishte shembull i mjekut të përkushtuar për punë, ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe shërimin e plagëve në luftë dhe në paqe. Ai deri në momentet e fundit të punës aktive në spital ishte në kryerje të detyrës”, shprehet ajo.

Dr. Sherif Krasniqi përfundoi  Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kosovës. Shkollimin specialistik për Kirurgji të Përgjithshme e kreu në vitin 2004. Ai u shërbeu qytetarëve për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Dr. Eqrem Shala, tha se kolegu i tij, doktor  Sherif Krasniqi ishte njëri ndër  mjekët  më të  kërkuar nga pacientët.

“Ishte njeri miqësor, i ndershëm, human dhe profesionist i mirë. Nga duart e tij u shëruan shumë plagë si në luftë ashtu edhe në paqe. Si kirurg, doktor Sherifi kishte numrin më të madh të operimeve në repart, numrin më të madh të sisteimeve dhe njëkohësisht numrin më të madh të kujdestarive”, tregon Shala.

Edhe Dr. Hasan Arzoallxhiu,  e  vlerëson  si shembullin më të mirë të raportit me pacientë dhe kolegë,  doktor Sherif Krasniqin.

Sipas tij, doktor Sherifi gjithmonë prioritet kishte shërbimin ndaj pacientëve.

“Dr.Sherif Krasniqin e kam njohur nga koha e studimeve dhe kam pasur mendim pozitiv për të. Por puna në spital dhe kontakti si kolegë më ka mundësuar që ta njoh më shumë dhe më mirë atë. Ka qenë një njeri i mirë në kuptimin më të mirë të fjalës. I gatshëm gjithmonë për pacientë dhe kolegët e tij dhe kolegët e tij e dinë më mirë se dera e tij ishte e vetmja derë që nuk ka refuzuar kërkesat e kolegëve për t’i zëvendësuar në kujdestari. Doktor Sherifi ishte dhe do të mbetet i pazëvendësueshëm për spitalin tonë”, shprehet ai.

Figura e doktor Sherif Krasniqit është vlerësuar lartë edhe nga kolegu i punës, Dr. Shpend Zajmi.

“Ishte njeri i veçantë, i dashur dhe i respektuar, duke dhënë një kontribut të madh në dimensionin njerëzor, profesional e kombëtar”.

Dr. Sherif Krasniqi ishte mjek i UÇK-së. Ai  ishte  i njohur për kontributin e tij të madh në shërimin e ushtarëve dhe civilëve të luftës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe ka kontribuar në shërimin e ushtarëve nga krismat e para në rajonin e Vrrinit të Prizrenit.

Dr. Halil Cikaj, mjek i UÇK -së dhe TMK-së tha se,  doktor Sherifi dha kontribut të madh gjatë luftës dhe pas saj.

Ai kujton bashkëpunimin qw kishte me doktor Sherifin,  pasluftës  si mjek  i  TMK-së.

“Doktor Sherifi edhe pse nuk ishte në strukturë të TMK-së , ai ka qenë çdo herë afër pjesëtarëve të TMK-së, duke ju ndihmuar në forma të ndryshme në aspektin shëndetësor”, tregon ai për “PrizrenPress”.

Cikaj tha se me doktor Sherifin  ka bashkëpunuar në logjistikën e shëndetësisë,  gjatë luftës në Maqedonin e Veriut.

“Kontributi i tij në shërimin e ushtarëve dhe civilëve të luftës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka qenë i jashtëzakonshëm”, shprehet  Cikaj.

Ish-komanda i UÇK-së,  Zafir Berisha tha se doktor Sherifi ka bërë shumë për Kosovën.

“Ishte njeri që nuk u ndal asnjëherë për t’i shërbyer lirisë së Kosovë. Ai shëroi plagët e luftës për të jetuar në liri”, vlerëson Berisha.

“Në momentet vendimtare për Kosovën, Sherifi si mjek ju bashku radhëve të UÇK-së duke dhënë kontribut të madh në jetësimin e Spitalit Ushtarak në Malësi të Vërrinit, ku shëroi shumë të plagosur nga zona të ndryshme të Kosovës”,  kujton  Berisha .

Dr. Sherif Krasniqi u varros në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe Varri i Ushtarit të Panjohur

IPK: Vitin e kaluar janë hetuar 156 zyrtarë të Policisë së Kosovës

0

Inspektoratit Policor të Kosovës  ka publikuar raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Sipas këtij raporti, Departamenti i Hetimeve në kuadër të IPK-së, vitin e kaluar ka hetuar 156 punonjës policorë dhe 22 qytetarë, shprehur në përqindje 1.8% e numrit të përgjithshëm të punonjësve policorë që janë hetuar nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari penale.

“IPK-ja në ketë periudhe raportuese, ka realizuar gjithsej 35 arrestime (21 punonjës të Policisë së Kosovës dhe 14 qytetarë) nën dyshimin e arsyeshëm se kanë qenë të përfshirë në veprimtari penale si dhe kanë rekomanduar suspendimin e 71 punonjësve policorë”, thuhet në raportin e IPK-së.

2023 konsiderohet i suksesshëm për Drejtorinë e Hetimeve në IPK, bazuar në të dhënat lidhur me numrin e rasteve të trajtuara, numrin e kallëzimeve penale, numrin e të arrestuarve, të suspenduarve etj.

“Në vitin 2023, DH-ja ka pranuar 540 raste përmes DMA-së në kuadër të IPK-së, ndërsa 334 raste kanë vazhduar trajtimin nga vitet paraprake në vitin 2023, kurse D.H pas zhvillimit të hetimeve penale 2 raste i ka iniciuar për hetim disiplinore. D.H ka trajtuar gjithsej 876 raste, duke përfshirë rastet e bartura nga vitet paraprake si dhe rastet e pranuara në këtë vit”, thuhet në raportin e IPK-së.

Policia e Kosovës ka gjithsej 8826 punonjës, nga të cilët 7958 janë zyrtarë policorë me grada të ndryshme, ndërsa 868 janë personel civil pa autorizime policore.

Gjatë vitit 2023 sipas raportit të IPK-së, janë hetuar 2 major, 3 kapiten të policisë, 7 toger, 15 rreshter, 120 zyrtarë policorë, 1 kadet dhe 8 shërbyes civil.

Gjatë vitit 2023 janë hetuar 107 punonjës policor të angazhuar në drejtoritë rajonale, ku DRP – Prishtina prinë nga të gjitha drejtoritë me numrin më madh të hetuarve nga radhët e saj, duke pasur edhe numrin më të madh të punonjësve të shpërndarë në stacione policore.

Liria-Ballkani, ndeshja kryesore e së dieles në Superligë

0

 

Superliga e Kosovës në futboll, të dielen do t’i ketë tri ndeshje në program.

Loja kryesore do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku kampioni aktual Ballkani do të përballet me Lirinë e cila gjendet në vendin e fundit të renditjes tabelare.

Ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në mes të Prishtinës dhe Ferronikelit.

Aktualisht, skuadra nga kryeqyteti gjendet në vendin e pestë me 26 pikë derisa ekipi nga Drenasi në vendin e shtatë, me 21 pikë, e që të dyja skuadrat e kanë synim renditjen sa më të mirë në tabelë dhe plasmanin në garat evropiane.

E treta, do të jetë po ashtu një takim i fortë mes Dukagjinit dhe Malishevës, që kanë një pozicionim goxha të mirë në tabelën e Superligës.

Ekipi nga Klina, është në vendin e gjashtë me 24 pikë, derisa Malisheva është në të katërtin me 29 pikë.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Pjesa pranverore e Superligës ka nisur të shtunën, më 10 shkurt.

 

Digjen disa hektarë mal në dy fshatra të Prizrenit dhe Dragashit

0

Disa hektarë mal janë djegur dje në dy fshatrat të Prizrenit dhe Dragashit, Peçiç dhe Rapç.

Sipas raportit 24 orësh të policisë në Rapq të Dragashit dyshohet se zjarri është shkaktuar nga defekti në një shtyllë elektrike.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë vënë zjarrin në kontroll, mirëpo për shkak të erërave të mëdha ka rrezik që të përhapet përsëri. Nuk raportohet për të lënduar.

Kurse, në Peçiç të Prizrenit ende nuk dihen shkaqet se pse ka shpërthyer zjarri.

Zjarrfikësit i ishin përgjigjur thirrjes, por për shkak se terrenit të papërshtatshëm nuk kanë arritur të intervenojnë, nuk raportohet për të lënduar.