5.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026
Home Blog Page 1231

Muriqi: Kam dashur shumë të jem sërish Muriqi i vërtetë

0

Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, është shprehur shumë i lumtur që i është rikthyer golave në La Ligë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, ka qenë vendimtar në fitoren e Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos, duke shënuar golin e fitores krejt në finish të ndeshjes.

Muriqi thotë se është i lumtur që sërish i është kthyer golave. Ai thotë se i do shumë tifozët e Mallorcas.

“Kam dashur shumë të jem sërish Muriqi i vërtetë, të shënoj sërish gola. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Muriqi.

“Unë i dua shumë tifozët e Mallorcas dhe familjen time. Shpresoj që do të jemi këtu edhe për shumë vite”, ka pohuar sulmuesi kosovar.

Tahiri: Paga mesatare në sektorin publik duhet të jetë 1000 euro

0

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e kryesisë nuk janë trajtuar tema jetike.

“Më 14 shkurt 2021 ka qenë dita kur fitoi Vetëvendosje. Të enjten kur edhe kemi seancë, hyjmë në vitin e katërt të kësaj qeverie. Janë disa tema jetike për AAK-në të cilat do t’i ngrisim përmes 3 iniciativave”, tha Tahiri duke përmendur ato.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai tha se kanë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore. Tutje, ai tha se AAK do të merret me pagat në sektorin publik, duke shtuar se paga mesatare duhet të jetë 1000 euro, dhe në fund tha se do të merren edhe me Ligjin për Pagën Minimale.

“Kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për ligjin e Sigurimeve Shëndetësore. Mos e bë Zot me iu sëmurë dikujt prindi apo fëmija, krejt kursimet duhet me i shkri, me hy në borxh për shërimin. Paga në sektorin publik – Me ligjin e Pagave dhe ka të bëjë me iniciativën tonë që e kemi nisur javën e kaluar, për Amandamentimin e Ligjit të Pagave. Mendojmë që në sektorin publik paga mesatare duhet të jetë 1000 euro, një drejtor nuk guxon me pas rrogën nër 1000. Dhe me Ligjin për Pagën Minimale në sektorin privat dhe në momentin kur kjo iniciativë të përfundojë atëherë të veprojmë me Amandementimin e Ligjit për Pagën Minimale”, tha Tahiri.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

ATK mbledh mbi 111 milionë euro tatime në janar, 4 përqind më shumë se plani i paraparë

0

Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të mbledhur tatimet në përputhje me ligjin, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në muajin e parë të vitit 2024, ka arriturtë mbledhë një shumë të konsiderueshme të të hyrave tatimore.

“Shuma prej 111.22 milionë euro e të hyrave të mbledhura ka tejkaluar pritshmëritë e ATK-së, duke arritur të mblidhen 14.5 milionë euro më tepër se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, si dhe 4.26 milionë euro apo 4 % më tepër se plani.

Këto rezultate janë tregues i përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar integritetin, besueshmërinë dhe profesionalizmin në mbledhjen e tatimeve”, thuhet në njoftim.

ATK shton se ky sukses reflekton punën e palodhshme të punonjësve të ATK-së si dhe bashkëpunimin e mirë me institucionet e rendit dhe ligjit por edhe me tatimpaguesit.

“ATK është e përkushtuar në sigurimin e një mjedisi të drejtë dhe transparent për të gjithë tatimpaguesit. Administrata Tatimore e Kosovës falënderon të gjithë tatimpaguesit për bashkëpunimin e tyre, si dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë dhe të deklarojnë e të paguajnë tatimet e tyre në përputhje me ligjin për të kontribuar në zhvillimin e vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Gjatë vitit 2023 u larguan 221 ushtarë nga FSK-ja

0

221 ushtarë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2023. Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili po raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të punës për 2023, raporton RTKlive.

 

Maqedonci tha se 129 pjesëtarë janë larguar vullnetarisht për shkak të pagave e mundësive që u janë ofruar jashtë këtij institucioni.

Me këtë rast ai theksoi se me sfida të tilla mund të përballen edhe viteve në vijim.

“Gjatë vitit 2023, 221 ushtarë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Këtu hynë edhe pensionimi i rregullt, që janë 59 pjesëtarë. 129 pjesëtarë kanë lëshuar punën vullnetarisht. Arsyet janë të ndryshme, duke filluar nga aspekti i pagës, mundësitë që ju ofrohen jashtë institucionit. Ky nuk është trend vetëm tek ne po edhe në ushtritë e shteteve tjera”, theksoi ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

I pari i dikasterit të Mbrojtjes gjatë raportimit përmendi edhe sfidat tjera, por të cilat kanë filluar t’i zgjidhin. “Ka qenë për disa vite sfidë sigurimi i transportit. Prej datës 9 janar kemi filluar me transportin e organizuar. Të gjitha linjat aktualisht janë aktive dhe transporti është rregulluar për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Edhe uniformat kanë qenë një ndër sfidat po ashtu. Edhe ajo është adresuar. Ne kemi bërë një kontratë emergjente gjatë vjeshtës për shkak të nevojës se furnizimit të pjesëtarëve me çizme. 120 ditë pasi është nënshkruar kontrata (nga dhjetori) do të fillojë furnizimi me uniforma. Ne kemi pasur gjithashtu ankesa gjatë këtij muaji për çështjen e kompensimit bazuar në rregulloren që është shfuqizuar në vitin 2021. Aktualisht nuk kemi numër të saktë të padive që janë ngritur, mirëpo kemi një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve që kanë bërë ankesa”, shtoi ai.

Vdes në moshën 24-vjeçare mbajtësi i rekordit në maratonë

0

Vrapuesi në distanca të gjata, Kelvin Kiptum, ka vdekur në moshën 24-vjeçare pas një aksidenti me veturë.

Keniani ishte fitues i dy medaljeve të arta në dy maratonat botërore të vitit të kaluar në Londër dhe Çikago.

Ai i ka vrapuar tri prej shtatë maratonave më të shpejta në histori, dhe mban rekordin botëror të maratonës për dy orë e 35 sekonda.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kurti për dinarin: S’mund ta kthejmë pas vendimin – nuk duam ta ndëshkojmë askënd

0

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se i qëndron prapa rregullores së ri të Bankës Qendrore të Kosovës për zbatimin e euros si monedhë e vetme e vendit.

Kurti tha se qeveria e tij nuk do të ndërhyjë në Bankën Qendrore të pavarur në zbatimin e rregullores, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt.

Duke folur në një intervistë për Bloomberg në Londër, shefi i ekzekutivit kosovar përsëriti se serbëve etnikë do t’iu jepet kohë për t’u përshtatur.

“Ne nuk mund ta kthejmë këtë vendim”, tha Kurti të hënën. “Nuk do të kemi asnjë lloj mase ndëshkuese – ne nuk duam ta ndëshkojmë askënd”, shtoi ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Vidhet një kamion në Prizren

0

Një person në Prizren ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur kamionin e tij.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sipas personit në fjalë, kamioni kishte qenë i parkuar.

Policia bën me dije përmes raportit se rasti është nën hetime.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

Sot mot i vranët në Kosovë

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell e shi.

“Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, sidomos në orët e mëngjesit”, thotë Meteo Kosova.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve”.

“Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

79 vjetori i gazetës “Rilindja”

0

Sot bëhen 79 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme.

Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta fillon të shtypet në Prishtinë.

Gazeta së pari shtypej si e përjavshme, nga qershori i vitit 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 filloi të dal si e përditshme.

Më 5 shtator 1990 u mbyll nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por për shkak të keqmenaxhimit, ajo pas një kohe u mbyll.

12 vjet nga tragjedia e Restelicës

0

 

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri