8.3 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 1233

Dëmtohet rëndë një varr në një lagje të Prizrenit, pamje nga vendi i ngjarjes

0

Një varr është demoluar në varrezat e lagjes Arbana në Prizren.

Denoncuesi Bashkim Gajraku nga kjo lagje ka thënë për Insajderin se i ka bërë thirrje organeve të rendit për hetimin e rastit. Ai ka thënë se s’dihet motivi i ngjarjes.

Në videon që ka dërguar, shihet një varr krejtësisht i demoluar.

“Kjo është krim për njerëzimin, mos me pasë fëmija ku me ardhë te baba i vet”, thotë denoncuesi në video.

Insajderi ka kontaktuar me Policinë në Prizren për ta pyetur nëse janë të informuar liidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit s’ka pranuar ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/

 

 

Në Prizren fillon mësimi joformal

0

Në Prizren ka filluar sot mësimi joformal, në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët (Klasa 1-9).

Drejtoresha e DKA-së në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se ky program do t’ju shërbejë nxënësve që për shkaqe të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të përfundojnë shkollimin.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtje të këtij programi, duke filluar nga krijimi i ekipit të veçantë të mësimdhënësve”, tha ajo, transmeton TV Prizreni.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas saj, ky ishte një premtim i dhënë nga kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, me mbështetjen e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, vitin e kaluar pati hapur thirrjen për organizimin e arsimit joformal , për të gjithë ata/ato që nuk e kanë përfunduar shkollimin nëntëvjeçar.

Zyrtari i lartë i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Reshit Kushaj, ka njoftuar se deri më tani janë 97 nxënës të regjistruar, të cilët po zhvillojnë mësimin joformal .

Ai ka bërë të ditur se nga e hëna e ardhshme do të kenë mundësi të aplikojnë edhe vijues të tjerë të cilët janë të interesuar të përfundojnë arsimin fillor dhe të pajisen me dëftesa./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Qytetarët e Gorës kërkojnë më shumë ndihma nga Kosova

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar edhe nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ditë më parë ishin pjesë e aksioneve të mbylljes së komunave paralele që vepronin ilegalisht në territorin e Kosovës. E teksa kanë kaluar dy javë nga mbyllja e strukturave paralele në Dragash, kryetari i kësaj komune thotë se nuk ka telashe, duke qenë se qytetarët mund të marrin të gjitha shërbimet në komunën legjitime të Dragashit.

Mbyllja e komunës paralele në komunën Vranisht të Dragashit nuk është pritur mirë nga banorët që janë shërbyer nga këto struktura paralele, të cilat kanë ekzistuar të papenguara për rreth dy dekada. Teksa tash e sa ditë ato janë mbyllur ka disa qytetarë të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë vendim.

Amel Bajrami nga Luboshti thekson se kanë marrë ndihmë nga Serbia. Kurse Abdija Beqiri nga Rapqe, tha se janë ndaluar ndihmën sociale. “Në Vranisht nuk mundemi t’i rinovojmë dokumentet”, tha ai.

Një fushatë në drejtim të qytetarëve po shihet e domosdoshme nga zyra për komunitete në Dragash.

“Është shume me rendësi qe, qytetari të ketë informacione objektive dhe të sakta. Informacione të cilët vijnë nga Kosova. Nëse qytetaret i marrin informatat apo lajme të cilët vijnë vetëm nga Serbia, sigurisht, ato lajme qytetari mund t’i kuptoj ndryshe, apo te kuptojë situatën në teren ndryshe nga e vërteta”, tha Uzahir Hamza, shef i zyrës për komunitete në Dragash.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës, Behxhet Xheladini, thotë se nuk ka pasur asnjë reagim të hapur për këtë çështje dhe asnjë ankesë zyrtare në komunë.

“Nuk ka pas asnjë reagim qytetar në mënyrë të hapur dhe ka ekzistua një qetësi absolute, sa i përket mbylljes së kësaj qendre në Vraniq. Ndoshta në zemrat e tyre ka një pakënaqësi, mirëpo reagime të hapura nuk kemi parë as në rrugë, as në qytet, por edhe ankesa në komunë nuk kemi pas”, tha ai.

Komunat që shërbyen në sistemin paralel në komunën e Dragashit, u mbyllën në një aksion të Policisë së Kosovës më 26 janar ku të pranishëm ishin edhe ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi./RTK

Michael Jackson: Aksionet në katalog shitet për 600 milionë dollarë

0

Sony Music Group mendohet se ka paguar të paktën 600 milionë dollarë për gjysmën e katalogut të Michael Jackson.

Nëse është e saktë, kjo do të thotë se pasuria muzikore e këngëtarit vlen më shumë se 1.2 miliardë dollarë.

Marrëveshja do të ishte gjithashtu më e madhja ndonjëherë për punën e një muzikanti të vetëm.

Michael Jackson, i cili vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare, është një nga yjet më të suksesshëm të popit të të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 400 milionë disqe në mbarë botën.

Kjo shifër është e diskutueshme dhe mund të jetë shumë më e lartë.

Albumi i tij i vitit 1982, Thriller, është ende më i shituri i të gjitha kohërave, sipas Guinness World Records.

Mbreti i Pop-it është gjithashtu jashtëzakonisht popullor në shërbimet e transmetimit, me pothuajse 40 milionë dëgjues mujorë në Spotify.

Këngët e tij Billie Jean dhe Beat It janë luajtur më shumë se një miliard herë vetëm në Spotify.

Një film i ardhshëm biografik me nipin e Jackson në rolin kryesor do të rrisë gjithashtu padyshim interesin.

Marrëveshja e katalogut raportohet gjithashtu të përfshijë këngë nga artistë të tjerë të blerë nga grupi botues i Jackson’s Mijac, që thuhet se përfshin hite nga Ray Charles, Elvis Presley dhe Aretha Franklin.

Shitja do të ishte rregulluar me familjen e Michael Jackson, e cila menaxhon punët e yllit të ndjerë.

Artistët që shesin katalogët e tyre në fakt kanë fitime të jashtëzakonshme.

Bruce Springsteen thuhet se ka fituar 500 milionë dollarë, ndërsa Bob Dylan mendohet se ka marrë deri në 450 milionë dollarë për të tijën.

Grupi i rock-ut Queen thuhet se po planifikon një marrëveshje të ngjashme. Albanian Post

Vetëvendosje: Prizreni dështoi të përfitojë nga Granti i Performancës

0

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj, për humbjen e Grantit të Performancës.

“Komuna e Prizrenit duke mos qenë fituese e Grantit të Performancës, e ka humbur mundësinë që të investojë në projekte kapitale, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Komuna e Prizrenit nuk arriti të përfitojë nga ky grant, i cili jepet nga Qeveria, Bashkimi Evropian dhe Zvicra.

Sipas LVV-së, kjo ka ndodhur si pasojë e mospunës dhe rezultateve të dobëta të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe drejtorëve të tij .

“Edhe njëherë theksojmë se Shaqir Totaj si udhëheqës i pushtetit lokal, për dy vite ( 2022 – 2023 ) të qeverisjes së tij, afër 16 milionë euro të buxhetit të komunës i shkuan në suficit në mungesë të projekteve për qytetin e Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

A kishte plan për atentat ndaj Kurtit në Shkup? Flet kryeministri

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ka mësuar se ka pasur shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Shkup, nuk është ndier i rrezikuar, por e ka parë se ka pasur shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup.

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd, por unë sapo erdha nga Shkupi këtu. Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, RTK raporton se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup ka pasur plan për atentat ndaj tij.

RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

Plan për atentat ndaj kryeministrit Kurti

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me vrasje në Shkup.

 

Burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, kanë thënë për RTK-në, se, menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, kurse paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

RTK ka mësuar se tashmë Kryeministri Kurti ka hyrë në Kosovë, dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar në mënyrë profesionale gjithë perimetrin e Kurtit.

Gjatë ditës, RTK do të provojë që të publikojë edhe versionin sa më të plotë të kësaj përpjekje për atentatin e mundshëm ndaj Kryeministrit Kurti.

86 vjet nga lindja e Azem Shkrelit

0

Azem Shkrelí ishte një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.

Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.

Librat e tij me të njohur me poezi janë: Bulzat, Engjujt e rrugëve, E di një fjalë prej guri, Nga bibla e heshtjes, Pagëzimi i fjalës, Nata e papagajve , “Lirikë me shi, Zogj dhe gurë. Ndërsa në prozë ai shquhet sidomos me romanin e tij “Karvani i bardhë”.

Azem Shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe dhe vazhdon të mbetet i tillë falë thesarit që ka lënë si pjesë e letërsisë shqipe. / KultPlus.com

Selmanaj kritikon Kurtin: Shkoi në ShBA por s’u takua me askënd – ja ku e solli Kosovën

0

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se ka shkuar në ShBA, por gjithçka është reduktuar në pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Selmanaj tha se indikative është fakti që Kurti nuk e realizoi asnjë takim me institucionet e ShBA-ve, shtetit që sipas tij, ka meritat kryesore në lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e Kosovës.

“Po ashtu javën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, vjen në vizitë zyrtare në Shqipëri , por jo edhe në Kosovë. Nga BE, që 228 ditë jemi nën sanksione. Nga ShBA, në vazhdimësi po marrim kritika për sjellje dhe veprime të njëanshme. Ja ku e solli Kosovën ky njeri”, shkroi Selmanaj.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, udhëtoi në Washington ku para dy ditëve ishte pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur nga Serbia, pas rregullores së re të BQK-së, me anë të së cilës u ndalua përdorimi i dinarit në vend.

Në këtë mbledhje, Kosova u përfaqësua nga kryeministri Kurti, ndërsa Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

58 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

0

58 aksidente janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

15 nga to janë me të lënduar, ndërsa 43 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 315 gjoba trafiku, bën të ditur raporti 24-orësh policor.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren