12.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Me nderime të larta varroset mjeku Sherif Krasniqi

Është varrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, veterani i dy luftërave që zhvilluan shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, dr. Sherif Krasniqi.

Familjarë, bashkëveprimtarë, qytetarë të shumtë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ia dhanë lamtumirën e fundit mjekut, Sherif Krasniqi, doktorit që shëroi plagët e lirisë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe atë në Maqedoni të Veriu, në një ceremoni varrimi të organizuar në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerit është bartur nga pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se “sot po ndahemi nga një personalitet i veçantë, siç ishte dr. Sherifi, i cili në momentet më të vështira për kombin tonë, e ka dëshmuar veten si një atdhetar i madh, profesionist e humanist i rrallë”.

Një fjalë rasti në emër të shoqatave të dala nga lufta, e mbajti edhe sekretari i degës së OVL të UÇK- në Prizren, Isa Berisha, i cili vlerësoi lartë sakrificën dhe atdhedashurinë që shfaqi dr. Sherif Krasniqi, duke u vënë në shërbim të ofrimit të ndihmës mjekësore luftëtarëve të lirisë nëpër beteja të luftës në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Për jetën dhe veprën e doktorit të ndjerë në shërbim të kauzës kombëtare dhe asaj profesionale, ka folur edhe kolegu i tij nga Spitali i Prizrenit, Eqerem Shala. Në emër të familjes, për nderimin lamtumirës kushtuar babait të tij, i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, djali i dr. Sherif Krasniqi, Valoni. Ndryshe, i ndjeri dr. Sherif Krasniqi, ishte kirurg i përgjithshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit.Tv Prizreni

Më Shumë

Sot nis Play-Off-i i Ligës së Parë me gjysmëfinale të zjarrta në Prizren

Sot në Prizren zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve, ku skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen...

P.C Prizreni një hap larg finales së Ligës së Parë

Proton Cable Prizreni ka bërë një hap të madh drejt finales së Ligës së Parë, duke fituar bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Istogut me...

Lajmet e Fundit