2.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj

Hasan Dakajt, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për një muaj nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd. Një gjë të tile e ka njoftuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Smakiqi këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke kritikuar Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në veçanti, duke thënë se kanë bërë vetëm deklarime formale.

“Nuk mund te quhet mbështetje e Qeverise MPJD-se për Hasan Dakaj as familjen Dakaj, vetem përgjigja në elefon dhe deklarimi formal i zyrtarëve te MPJD-se se e vizituan njëherë Hasan Dakaj në burgun e Beogradit”, ka thënë Smakiqi.

“Prandaj lehtësishtë Serbia i burgosë i torturonë ish pjestaret e UÇK-së, në mungesë dhe indiferncë totale diplomatike e poltikë te Qeverise se Kosoves jo vetem ne rastin Dakaj por edhe te Nezir Mehmetaj”.

“Hasan Dakaj po e paguan me lirinë e tij personale liberalzimin e vizave te Kosoves, andaj Qeveria e Kosoves duhet te mos mbetet indiferente në rastin e tij, por te ndërmarrë veprime konkrete efektive diplomatike te ndërmjetësit ne Bruksel qe ta detyrojë shtetin serb qe ta lirojë menjëherë, sepse është ndalim kidnapim hakëmarrës politik”. /Insajderi.org/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Suhareka dhe Dragashi përmirësojnë transparencën buxhetore, Prizreni nuk përfshihet në vlerësim

Dy komuna të rajonit të Prizrenit janë renditur lartë dhe një tjetër në kuartilin e ulët sa i përket transparencës buxhetore në vitin 2023,...

41 aksidente trafiku ndodhën të dielën

41 aksidente trafiku janë regjistruar dje. 16 nga to janë me të lënduar, ndërsa 25 me dëme materiale. Gjatë 24-orëve gjithashtu u shqiptuan 1 mijë e...

Lajmet e Fundit