13 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 1242

Caktohet data e re e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Uysk

0

Është caktuar sërish data e meçit të peshave të rënda në boks mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Uyskut.

I cilësuar si “meçi i shekullit”, ishte paraparë të zhvillohej më 17 shkurt, por u shty për shkak të një lëndimi të Furyt, ndërsa tani është caktuar me 18 maj.

Kampioni i WBC-së, Fury, do të luftojë me mbajtësin e titujve WBO, WBA dhe IBF, Usyk, në Arabinë Saudite.

Sipas deklaratës nga promotori, çarja e vetullës kërkon disa qepje të rëndësishme, “prandaj është vendosur që meçi të shtyhet”.

E një ditë pas vendimit për shtyrje, boksierët kanë konfirmuar se janë pajtuar për datën e re.

Duke folur për lëndimin, Fury ka thënë se po ushtronte me katër njerëz në të njëjtën kohë dhe se ishte detyruar të çepte vetullën për shkak të çarjes.

Ndërsa ekipi i boksierit ukrainas ka akuzuar britanikun se është i frikësuar, por kjo është kundërshtuar nga Fury duke shkaktuar debat të nxehtë.

Fituesi i këtij meçi do të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që kur Lennox Lewis mposhti Evander Holyfieldin më 1999.

Fury ka bilanc prej 34 fitoreve e një barazimi, ndërsa Usyk i ka fituar 21 meçet e deritashme në boks profesionist./Telegrafi/

Mbappe e zgjedh t’i bashkohet Realit këtë verë

0

Njëra nga mediat më serioze franceze, Le Parisien, ka thënë se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

Në Madrid po mbretëron optimizmi për transferimin e Mbappes ndërsa në prapaskenë po negociohet kontrata më e madhe që siguron shërbimet e francezit.

Mbappe ishte afër transferimit te Reali edhe në verën e kaluar, por në fund dështoi gjithçka pasi vet lojtari rinovoi kontratën edhe për dy vjet, transmeton Klankosova.tv.

Në anën tjetër, te Parisi mbizotëron një pesimizëm në lidhje me vazhdimësinë e Mbappes në kryeqytetin francez, kryesisht pas refuzimit për rinovimin e kontratës.

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozcan Ulutas, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në platformën X, bëhet e ditur se temë diskutimi në takimin dypalësh ishin zhvillimet e fundit të sigurisë.

Komandanti  i KFOR-it ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efektiv me të gjitha institucionet e sigurisë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in.

 

 

Komandanti konfirmoi se KFOR-i po e monitoron situatën nga afër dhe mbetet i gatshëm të veprojë në përputhje me mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftim.

Ndriçohet Korisha

0

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren është duke investuar në një rrjet të ri të ndriçimit publik në Korishë.

“Bashkësia Lokale në Korishë falenderon kryetarin e Komunës Shaqir  Totaj Shaqir Totajn për këtë invesrim”,thuhet  në njoftimin e Bashkësia Lokale në Korishë.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

49 aksidente brenda 24 orëve, mbi 2 mijë gjoba trafiku

0

49 aksidente janë raportuar brenda 24 orëve.

12 nga to janë me të lënduar, ndërsa me dëme materiale 37.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 110 gjoba trafiku, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Ndahet nga jeta Carl Weathers, ylli i “Rocky”

0

Aktori amerikan Carl Weathers ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, sipas familjes së tij.

Weathers, i cili luajti si Apollo Creed në katër filmat e parë të Rocky, “vdiq i qetë në gjumë”, sipas një deklarate të lëshuar nga familja e tij.

Kreditet e tij të tjera të filmit përfshijnë Predator, me Arnold Schwarzenegger, dhe Happy Gilmore të Adam Sandler.

Bashkëylli i tij i dikurshëm, ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i aksionit superhero Schwarzenegger, lavdëroi Weathers në X, dikur në Twitter: “Carl Weathers do të jetë gjithmonë një legjendë. Një atlet i jashtëzakonshëm, një aktor fantastik dhe një person i mrekullueshëm”.

I lindur në vitin 1948 në New Orleans, Weathers filloi karrierën e tij duke luajtur futboll në Universitetin Shtetëror të San Diegos, ku studioi aktrim teatrale, përpara se të bashkohej me Oakland Raiders në 1970.

Gjatë karrierës së tij mbi 50-vjeçare në Hollywood, ai u shfaq në më shumë se 75 filma dhe shfaqje televizive, sipas Deadline.

Në vitin 2021 ai u nominua për një Emmy për rolin e tij në The Mandalorian. Ai drejtoi dy episode të serialit Star Wars, si dhe episodet e Law & Order dhe Chicago Med.

Ai ishte gjithashtu i njohur për Action Jackson, Close Encounters of the Third Kind, Eight Crazy Nights, Little Nicky dhe ekskluzivitetin Toy Story.

Nëpërmjet kontributit të tij në film, televizion, art dhe sport, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe njihet në mbarë botën dhe brezat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, nëse Kuvendi dështon të emërojë gjyqtarë të rinj deri në fund të vitit

0

Gjykata Kushtetuese, si autoritet përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, rrezikon të mbetet pa kuorum në fund të 2024. Më 30 dhjetor të këtij viti iu përfundon mandati dy gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Kur pritet të përfundojë mandati kryetares Gresa Caka-Nimani dhe gjyqtares Selvete Gërxhaliu-Krasniqi?

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësja Caka-Nimani është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti më 30 dhjetor 2015. Ndërsa, ajo është zgjedhur kryetare e kësaj gjykate më 17 maj 2021. Kështu, Caka-Nimani përfundon mandatin e kryetares së kësaj gjykate më 17 maj të këtij viti, derisa mandatin si gjyqtare e kësaj gjykate e përfundon më 30 dhjetor 2024.

Më 30 dhjetor 2015, në të njëjtën datë me Caka-Nimani, gjykatësja Selvete Gërxhaliu-Krasniqi ishte dekretuar nga Presidenti si gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kështu, më 30 dhjetor 2024, edhe Gërxhaliu-Krasniqit i përfundon mandati i saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Si rrjedhojë në fund të këtij viti, pas përfundimit të mandatit të gjykatëses Caka-Nimani dhe gjykatëses Gërxhaliu-Krasniqi, Gjykata Kushtetuese mbetet me 6 gjyqtarë.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, “Gjykata Kushtetuese ka kuorum nëse janë të pranishëm shtatë (7) gjyqtarë”. Andaj, nëse deri me këtë datë Kuvendi nuk propozon gjyqtarët e rinj për dekretim tek Presidentja, Gjykata Kushtetuese mbetet pa kuorum

Si dhe sa procese kishin dështuar për përzgjedhje e gjykatësve në Kushtetuese?

Nga viti 2022 kanë dështuar 4 procese për plotësimin e pozitave të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Më 5 maj 2022, në raundin e dytë të votimit në Kuvend, nga 97 deputetë që morën pjesë, u shënjuan dy vota të pavlefshme. Asnjëri nga kandidatët e propozuar nuk mori votat e mjaftueshme për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Kushtetutës [neni 114] vendimi për të propozuar gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese varet nga 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit që marrin pjesë dhe votojnë. Kështu, në këtë rast, për propozimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ndonjëri nga kandidatët do duhej të merrte gjithsej 64 vota. Kjo nuk ndodhi. Rezultatet zyrtare tregojnë se kandidati Albert Avdiu ka fituar 60 vota, Bardh Bokshi 52 vota dhe Etrur Maloku 39 vota.

Po në të njëjtin vit dështoi edhe propozimi i tre kandidateve për shkak të votave të pamjaftueshme të deputetëve. Në këtë raund votimi nga Kuvendi ishin 94 deputetë nga të cilët 49 votuan Vigan Qorrollin, aktualisht zëvendësministër i Drejtësisë, 38 votuan Haxhi Xhemajlin, dhe 7 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Shumica e votave të nevojshme për propozimin e gjykatësve të rinj të Gjykatës Kushtetuese nuk u arrit as në seancën e mbajtur më 26 maj 2023. Në raundin e parë të votimit të fshehtë, morën pjesë 97 deputetë, ku të pavlefshme ishin 6 fletëvotime. Kandidati Hasan Shala mori 42 vota, Bardh Bokshi 40 vota dhe Emrush Kastrati 9 vota, vota të cilat ishin të pamjaftueshme për t’u konsideruar i suksesshëm votimi.

Njëjtë ndodhi edhe në seancën e 15 qershorit 2022, ku Kuvendi i Kosovës nuk arriti as në raundin e dytë të zgjedh një gjykatës për Kushtetuesen. Në këtë raund votimi, kandidatë ishin Hasan Shala dhe Bardh Bokshi, ku Shala mori 44 vota, ndërsa Bokshi 46.

Kështu, kjo Gjykatë ka kohë që vazhdon të funksionojë pa përbërje të plotë, por nëse vazhdon kështu, në mungesë të kuorumit, vendimmarrja do të pezullohet më 30 dhjetor 2024.

Çka ndodh nëse Gjykata Kushtetuese mbetet pa kuorum?

Nëse nuk dekretohet gjyqtarët e rinj, nga data 30 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese do të jetë jo funksionale dhe nuk do të mund të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e saj pasi e njëjta do të mbetet pa kuorum. Në një situatë të tillë nuk do të funksionojë institucioni kryesor për mbrojtjen e Kushtetutës dhe të drejtave dhe lirive të qytetarëve, pasi ky mekanizëm nuk do të mund të trajtojë kërkesat e parashtruara.

Të gjithë qytetarët, rastet e të cilave janë duke u trajtuar apo do të deponohen në ndërkohë, nuk do të kenë qasje në këtë Gjykatë.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Në anën tjetër, të gjitha projektligjet që kontestohen nga 10 apo më shumë deputetë, para se të njëjtat të dërgohen për dekretim tek Presidentja, do të mbesin të pezulluara.

Nëse Kuvendi përfundon mandatin e rregullt, zgjedhjet parlamentare më së voni duhet të mbahen më 16 shkurt 2025. Mos dekretimi i gjyqtarëve të rinj do të bëjë që Gjykata Kushtetuese do të jetë jofunksionale gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së Qeverisë etj.

Çka synoi të bëjë Qeveria me Gjykatën Kushtetuese?

Në fund të vitit 2023, Qeveria prezantoi një Draft të Strategjisë Kundër Korrupsion që nuk u miratua. Në faqen 12 të Draft Strategjisë thuhet se “Modeli i përsëritur i kompleksiteteve që rrjedhin nga procesi i emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe ndërveprimi i tij me procesin gjyqësor në Gjykatën Kushtetuese, nënvizojnë domosdoshmërinë e adresimit të çështjes së mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë kushtetuese të rregullave, rregulloreve dhe vendimeve të të dy këshillave në kuadër të sistemit gjyqësor…. Strategjia do të përfshijë masa që synojnë vendosjen e mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë kushtetuese të akteve nënligjore dhe vendimeve të sistemit gjyqësor…”.

Tutje, në faqe 13 të Draft-Strategjisë nënvizohet se Qeveria “…[do] të sigurojë mbikëqyrje kushtetuese të vendimeve të miratuara nga KGJK-ja dhe KPK-ja”. Një ndër aktivitetet e përcaktuara në Planin e Veprimit të Draft Strategjisë është “Hartimi dhe miratimi i plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese për të siguruar mbikëqyrjen e rregullave dhe vendimeve të KGJK-së dhe KPK-së”.

Në janar të këtij viti, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikoi analizën “Kosova pa Strategji kundër Korrupsionit”. Sipas raportit të IKD, kjo zgjidhje është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe parimet mbi të cilat funksionon gjyqësia kushtetuese.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 4 ka përcaktuar dispozitat që kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve. Përballë pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor, janë dy institucione të cilat funksionojnë jashtë kësaj ndarje: Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese. Kështu, përcaktimi i Gjykatës Kushtetuese si institucion mbikëqyrës i institucioneve të sistemit të drejtësisë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për më tepër, ky model i përcaktuar në Draft Strategji është po ashtu në kundërshtim me vet konceptin e gjyqësisë kushtetuese. Neni 4.6. i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se “Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës”, ndërsa neni 113.1. i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se “Gjykata Kushtetuese vendos vetëm për rastet e ngritura para gjykatës në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar”. Kështu, nuk është në natyrën e një institucioni si Gjykata Kushtetuese që të shërbejë si organ mbikëqyrës i një institucioni tjetër të KGJK dhe KPK”, thuhej në raportin e publikuar nga IKD.

 

Tutje, raporti i IKD-së theksonte se vendimet e KGJK-së dhe KPK-së nuk janë jashtë orbitës së mbikëqyrjes së Gjykatës Kushtetuese. Por, kjo mbikëqyrje ushtrohet në mënyrën se si zhvillohet drejtësia kushtetuese, përmes rasteve të iniciuara.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Kështu, në secilin rast, secila prej palëve të autorizuara për të ngritur rast pranë Gjykatës Kushtetuese, mund të ngrisë rast edhe ndaj vendimit të KPK dhe KGJK. Duhet vënë këtu vëmendjen tek fakti se kjo Gjykatë ka anuluar vendimin e KPK për propozimin e Kryeprokurorit të Shtetit (Shih rastin e Gjykatës, nr. KI99/14 dhe 100/14, me parashtrues Shyqyri Syla dhe Laura Pula, Aktgjykim i 8 korrikut 2014), vendimin e KGJK për propozimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme (Shih rastin e Gjykatës, nr. KI34/17, me parashtrues Valdete Daka, aktgjykim i 12 qershorit 2017), vendimin e KGJK për emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit (Shih rastin e Gjykatës, nr. KI55/77, me parashtrues Tonka Berisha, Aktgjykim i 17 korrikut 2017) etj. Kështu, vendimet e KGjK dhe KPK nuk përjashtohen nga juridiksioni i Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo, veprimi i Gjykatës Kushtetuese në këto raste vepron në përputhje me konceptin e funksionimit normal të Gjyqësisë Kushtetuese dhe jo përmes një modeli të panjohur në Drejtësinë Kushtetuese bashkëkohore, atë të përcaktimit të Gjykatës Kushtetuese si institucion mbikëqyrës i një institucioni tjetër”, theksohet në raportin e IKD-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

Penguan zyrtarët policorë gjatë detyrës, arrestohen katër persona në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona, ku të njëjtit dyshohet se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës në Prizren.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar me procedurë të rregullt.

Rr. Sheh Emini, Prizren 02.02.2024 – 12:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë në Rahovec

0

Dy punëtorë janë lënduar ditën e premte në Rahovec.

Siç njofton policia, ata ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie kur është shkëputur vinçi dhe ka rënë në tokë.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, kur vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 10:00.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

 

7 vjet nga vdekja e poetit Dritëro Agolli

0

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ka vdekur më 3 shkurt 2017 në moshën 85-vjeçare.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.

Veprat e autorit të madh shqiptar, i lindur më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.

I paharrueshëm është romani humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit, u bë subjekt filmash dhe këngësh.

Vepra e fundit e tij është libri me poezi “Prit edhe pak”, të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes.

Përveç krijimtarisë artistike, Agolli u mor edhe me politike, duke qenë një nga themeluesit dhe më pas deputet i Partisë Socialiste./KosovaPress/

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor