Liria e Prizrenit ka bërë zyrtare zgjedhjen e Ali Gunes si trajner të ri.
Gunes ka qenë prezent edhe në stërvitjen e Lirisë, duke filluar punën me lojtarët dhe stafin e skuadrës. Ky moment ka sjellë një frymë të re dhe entuziazëm në ambientin e klubit.
Kryetari i klubit, Valon Osmani, ka shprehur gëzimin e tij për prezantimin e Ali Gunes dhe ka shpallur qëllimin e klubit për të mbetur në Superligë.
Gunes, i cili tashmë është në detyrën e trajnerit kryesor, do ta udhëhoqë skuadrën në stinorin pranveror të kampionatit. Në prezantimin e tij, trajneri i ri ka shfaqur vendosmëri për të sjellë rezultate pozitive për Lirinë.
Klubi i basketbollit Golden Eagle YLLI ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Petar Mijoviq.
Kështu ka njoftuar ky klub përmes një shkrimi në Facebook, raporton Klan Kosova.
Trajneri Mijovic me shtetësi Malazeze edhe më parë ka punuar ne Kosovë dhe ka vazhduar më pas në skuadrën nga superliga e Polonisë Slask Wroclaë, në Superligen e Hungarisë Atomeromu SE si dhe në Mal të Zi te skuadra e Buducnost me të cilën edhe ka marrë pjesë ne EuroCup si dhe ka fituar titullin e Kampionit në Mal të Zi.
“Tani objektivat janë të qarta që me trajnerin kampion të rikthehemi te titulli kampion”, ka shkruar skuadra.
Drejtoresha e kësaj drejtorije, Luljeta Veselaj – Gutaj, tregon se për të kërkuar pushim pa pagesë, puntorët e arsimit duhet të kenë aryse të qëndrueshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Këtë vit kemi pasur vetëm një kërkesë të tillë”, tregon ajo.
Drejtori i shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren, Alidin Flugaj, thotë se janë njoftuar për një vendim të tillë të DKA-së.
” Nuk ka pasur kërkesë të këtij lloji në shkollën tonë”, shprehet ai.
Edhe drejtoresha e shkollës “Hysen Rexhepi” në Prizren, Lumnije Rakaj, tregon se nuk janë paraqitur kërkesa për pushim pa pagesë në këtë shkollë.
Vendimi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren ndalon mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit që të kërkojnë pushime pa pagesë nëse nuk kanë arsye të qendrueshme, siç mund të jenë ato shëndetësore.
Para fillimit të vitit shkollor 2023/2024, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë kishte njoftuar se shifra e mësimdhënësve që kanë kërkuar pushim pa pagesë për një vit ishte afër 300.
Ndërkaq, ata janë shprehur më pas se me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë në vitin 2024, numri i kërkesave të tilla është rritur deri në 500 apo 600. Arsye kryesore sipas tyre janë liberalizimi i vizave dhe kushtet e papërshtatshme për punë të puntorëve të arsimit në Kosovë. /TV Prizreni
Profesori i Fakultetit Media dhe Komunikim, Musa Sabedini, ka botuar librin: “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve hulumtues, redaktorëve të profesionalizuar, dhe me etikë profesionale.
Sipas autorit, libri ka ardhur si rezultat i njohjes së thellë, i përjetimit shpirtëror të botës digjitale dhe online që sjell ky risk, sa delikat e sfidues, aq edhe i shpejtë dhe dobiprurës për botën bashkëkohore.
“E doja kaherë një libër, një literaturë të saktë dhe të freskët në lidhje me Gazetarinë Online. Realisht akoma ose nuk është e kompletuar kjo materie, ose ende na duhet kohë, për ta kuptuar qartë, drejt dhe natyrshëm konceptin mediatik, mbi Gazetarinë Online. Vetë fakti se në botën bashkëkohore dominon ekrani, dhe monitori, kjo kulturë e re dominuese e ka shtyrë anash gazetarinë apo mediat fizike, gazetën”, ka thënë autori Sabedini.
Autori i librit, profesor Musa Sabedini, në parathënien e librit ka shkruar se libri dedikuar gazetarisë online në Kosovë e rajon, ka për qëllim të shpërfaq të mirat, anët negative, anën pozitive që krijon ky gjigant brilant, që po depërton në çdo qenie krijuese, për shkak të shpejtësisë marramendëse, që ka dhe depërtimit në botën dhe intelektin e çdo njeriu.
Recensenti Safet Zejnullahu ka thënë se libri do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë.
“Libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, është një lajm i mirë dhe një kontribut shumë domethënës për pasurimin e literaturës akademike në studimet e medias online. Ky libër, që është ndër të parët në këtë fushë, vjen nga autori që ka mbi 35 vjet përvojë pune aktive në gazetari dhe 12 vjet përvojë pune si mësimdhënës në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT. Peshën librit ia shton edhe fakti se autori Sabedini, është tash e 13 vjet anëtar i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ndërsa ka po kaq vite, që drejton një portal online”, ka thënë recensenti i librit Safet Zejnullahu.
Libri synon të tregojë për standardet e reja të raportimit online, për sfidat që ka ky rrjet mediatik online shumë i sotisfikuar, por edhe i rrezikshëm dhe me përmbajtje ekstreme e shkelje të etikës.
Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, ka për synim t’i mësoj dhe edukojë jo vetëm studentët, por të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij rrjeti profesionistësh, që kanë përzgjedhur t’i përshtaten kodeve të etikës dhe standardeve profesionale të raportimit online.
Libri është edhe më i dobishëm, në një kohë kur në Kosovë e rajon ekzistojnë qindra portale, uebsajte, rrjete sociale e media tjera online, që veprojnë në mënyrë ligjore e jo ligjore, me respektim të etikës e me shkelje ekstreme të saj.
“Libri pashmangshëm pasuron këtë gjuhë goditëse, pasuron mënyrën e komunikimit në raport me publikun, pasuron gazetarë, redaktorë e botues të portaleve, të cilët edhe mund të përfitojnë nga njohuritë shkencore, e studimore të prezantuara mjeshtërisht në këtë libër, me literaturë të kompletuar dhe krahasuese me vendet e rajonit”, ka shkruar profesor Musa Sabedini.
Përvoja e gjatë dhe ballafaqimi në praktikë me tranzicionin e gazetarisë në Kosovë dhe në rajon, ka bërë që autori të mbledhë dhe të analizojë e të sjellë para studentëve të gazetarisë dhe publikut në përgjithësi, një libër me një përmbajtje shumëdimensionale, që nis me historinë e gazetarisë online e përmbyllet me sfidat e gazetarisë para inteligjencës artificiale.
Lexuesi do të gjejë brenda këtij libri të dhëna dhe hulumtime të shumta që autori i ka bërë me vite të tëra, të cilat do t’i ndihmojnë ta kuptojë çfarë është gazetaria sot, ku janë të metat dhe përparësitë e gazetarisë së internetit. Dhe, më kryesorja, ku po shkon gazetaria dhe a do të jenë në gjendje gazetarët ta ruajnë profesionalizmin përballë teknologjisë, mundësive të pafundme të saj, si dhe përballë një publiku gjithnjë më të informuar sipërfaqësisht dhe përherë e më kërkues për “tema të lehta”, të cilat e ngufasin gazetarinë profesionale. Dhe e rrezikojnë atë seriozisht!
“Libri “Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, i autorit Musa Sabedini, do të mbulojë një boshllëk të madh në studimet rreth medias së internetit në Kosovë. Përveç material i duhur për studentët e gazetarisë, ky libër do të shërbejë si bazë e mirë edhe për studimet e ardhshme në këtë fushë”, ka shkruar profesor Safet Zejnullahu.
Libri ka 493 faqe, ndërsa botues është Kolegji UBT.
Liria e Prizrenit ka njoftuar se është përforcuar me disa futbollistë. Njoftimi është bërë nga skuadra e Superligës të premten.
“Steve Schmidhausle, qendërmbrojtës, ka nënshkruar me FCLiria. Vjen nga Zvicra dhe përvoja e tij do të ndihmojë skuadrën në arritjen e suksesit”, ka njoftuar Liria.
Poashtu skuadrës i është bashkuar edhe Aldi Gjumsi. “Ai vjen nga Teuta Durrësit. Pritet që anësori këmbëshpejtë të ndihmojë sulmin e Lirisë drejt qëllimit. Ka qenë pjesë edhe e Tiranës”, ka njoftuar skuadra nga Prizreni.
Gjithashtu skuadra ka njoftuar edhe për nënshkrimin me Fluturim Domin. “Domi vjen nga Kukësi dhe ka përvojë në kampionatin shqiptar. Luan sulmues krahu dhe shquhet me depërtime të shpejta”, ka shkruar Liria.
Në të njëjtën kohë te Liria është kthyer edhe Roni Gashi.
“Roni Gashi lojtar që doli nga Akademia e Lirisë e më pas bëri karrierë në Shqipëri (Teuta), pastaj te Ballkani e Suhareka, ka firmosur me skuadrën e zemrës – FC Liria. Roni pritet të japë më të mirën për FC Liria bazuar në përvojën që ka”, ka theksuar skuadra prizrenase.
Gjithashtu skuadra është përforcuar edhe me Arbër Bashën, Xhelal Terziqin e Enis Gavazajn.
Kjo pjesë e Qendrës historike të Prizrenit ka nisur të revitalizohet vitin e kaluar, ndërsa sivjet pritet të përfundojë restaurimi i disa shtëpive.
Pas përfundimit të të gjitha punëve në vitin 2025, përfshi rehabilitimin e infrastrukturës nëntokësore, “Marin Barleti” do të jetë rrugë model se si duhen trajtuar vlerat historike në shkallë të gjerë.
Kjo rrugë së shpejti do të shndërrohet në lokacion tërheqës për vizitorët dhe qytetarët. / KultPlus.com
Sot është 100-vjetori i lindjes së Sulejman Pitarkës të cilin ministri Blendi Gonxhja e kujtoi me fjalët: “Ne sot, kujtojmë dhe nderojmë një figurë të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, aktorin e mirënjohur, Sulejman Pitarka”.
Me interpretimet e jashtëzakonshme të dhjetëra roleve, Pitarka i zbuloi publikut thellësitë e karaktereve në mënyrë të paimagjinueshme, duke i bërë këto role të paharruara e të pazëvendësueshme në kujtesën e artdashësve.
Sulejman Pitarka, është nderuar me disa çmime në teatër dhe kinematografi, me çmimin për “Karrierën”, Medaljen “Mjeshtër i Madh i Punës”, “Artist i Popullit” dhe “Qytetar Nderi” i Dibrës.
Ndër rolet e shumta të Pitarkës kujtojmë: Ballë për ballë – (1979), Gjeneral Gramafoni – (1978), Pas gjurmëve – (1978) Gunat përmbi tela – (1977), Tinguj lufte – (1976), dhe shumë role të tjera aq të dashura për publikun./ atsh /
Mesfushori kosovar, Qëndrim Zyba është prezantuar sot (e premte) si lojtar i ri i klubit polak, Legia Warszawa.
Dje gjatë mbrëmjes, Ballkani konfirmoi finalizimin e marrëveshjes me klubin polak për Zybën.
Edhe pse gjatë gjithë javës u përfol për një shitje të plotë, kampioni i Kosovës zbuloi se marrëveshje ishte një huazim me të drejtë blerje.
Sot, Legia ka prezantuar blerjen e tyre të re, duke i uruar suksese në klubin e tyre.
“Përfaqësuesi 22-vjeçar i Kosovës, Qëndrim Zyba, dy herë kampion dhe fitues i kupës kombëtare, u huazua te Legia Warszawa për gjashtë muaj me mundësi blerjeje edhe për dy vjet e gjysmë. Suksese Qëndrim Zyba”, shkruan në postim e tyre.
Pas prezantimit, Zyba ka thënë se është gati të jap më të mirën.
“Dua t’i jap Legias gjithë të mirat dhe të fitoj njohjen e tifozëve me paraqitjet e mia të mira”, ka thënë mesfushori therandas.
E drejta e blerjes për njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë viteve të fundit thuhet se është rreth 500 mijë euro. /Telegrafi/
Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka bastisur një shtëpi në fshatin Gjinovc të Suharekës, nën dyshimet për posedim të armëve ilegale.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë gjysmë automatike me karikator.
Armëmbajtësi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“