8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 1245

Mungojnë dy dëshmitarë, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj drejtorit të Arsimit në Rahovec

0

Për shkak të mungesës së dëshmitarëve Refki Kryeziu dhe Mirlinda Gashi, ka dështuar gjykimi ndaj Avni Morinës, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas gjyqtarit Ilir Rashkaj, për dëshmitarin Kryeziun janë njoftuar nga Posta se gjendet jashtë vendit, kurse për dëshmitaren Gashi i njëjti tha se ka bërë të ditur përmes email se ka rast vdekje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Rashkaj tha se për sigurimin e pranisë së dëshmitarit Refki Kryeziu, gjykata do të urdhërojë Stacionin Policor të Kosovës për sjellje me detyrim.

Seanca u caktua për muajin mars të këtij viti, në të cilën pritët të bëhet dëgjimi i dëshmitarëve që munguan.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Ndryshe, sipas aktakuzës, Avni Morina po akuzohet se nga muaji janar-qershor të vitit 2021, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke i shkaktuar dëm të dëmtuarës Xhevahire Hajda, dhe buxhetit të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që i njëjti në zyrën e tij, iu ka mundësuar Refki Kryeziu-profesor në lëndën e Edukatës Fizike në SHMTP “Selajdin Mullabazi” në Rahovec dhe të dëmtuarës së lartcekur që të nënshkruajnë një marrëveshje-deklaratë të përbashkët, të njëjtën e vërteton me vulë zyrtare.

Sipas aktakuzës, nga kjo marrëveshje ka përfituar Refki Kryeziu që të marrë pagën e plotë mujore janar-qershor, pa dalë fare në punë, po ashtu dhe shtesat për COVID-19 në shumë prej 100 euro çdo muaj. Gjatë kësaj kohe sipas kësaj marrëveshje, e dëmtuara Xhevahire Hajda, e kishte zëvendësuar të njëjtin pa përfillur procedurat ligjore për rekrutim, ashtu që pa kontratë i ka mbajtur 26 orë mësimore, duke mos figuruar fare në listën e pagave dhe për muajt janar-shkurt, nuk paguhet fare.

Sipas aktakuzës e dëmtuara nga muaji mars-qershor ishte paguar në mënyrë private nga profesori Refki Kryeziu.

Për këto, i pandehuri Avni Morina po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi i parë i Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Zhduket një grua në Prizren

0

Një person ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk e di vendndodhjen e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:00,

Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk e di vend ndodhjen e saj. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Fundi i armëpushimit: Mbappe ka gati njoftimin dhe Real Madridi tashmë është i përgatitur për goditjen

0

Kylian Mbappe duhet të bëjë një lëvizje. Paris Saint-Germain i kërkoi atij një muaj heshtje përpara se të bënte publike të ardhmen e tij për shkak të çështjeve me rëndësi jetike për stabilitetin e skuadrës parisiane dhe vetë futbollit francez, si të drejtat audiovizive të kampionatit francez, në mes të procesit të shitjes.

Që nga 1 janari, sulmuesi ka mjaftueshëm armë që të mund të flasë, të negociojë dhe madje të vendosë se cila do të jetë e ardhmja e tij nga 30 qershori, por kërkesa e shprehur e drejtuesve të klubit fliste për një muaj armëpushim. Kështu ka qenë.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Real Madridi, në çdo kohë, ka dashur të qëndrojë mënjanë në muajin e fundit. Nga klubi i bardhë kanë mohuar çdo lëvizje rreth francezit, edhe pse ka pasur të drejt ta bëjë dhe ka shumë mënyra për ta bërë këtë pa ‘therë në këmbë’.

Mbappe i thotë PSG-së se vendimi për të ardhmen është i pashmangshëm
Lexo po ashtu
Mbappe i thotë PSG-së se vendimi për të ardhmen është i pashmangshëm
Megjithatë, sipas gazetës Marca, Mbappe në muajin shkurt se nuk do të vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germain dhe do të largohet në verë.

Kjo thuhet se do t’i lejojë drejtuesit e Los Blancos të vihen në sulm dhe të bëjnë strategjinë për transferimin e tij pasi një klub, në duart e anëtarëve të tij, mund të përballojë të ketë tre nga lojtarët më të vlerësuar në botën e futbollit, diçka për të cilën ata kanë filluar të flasin dhe e kanë të qartë se me këtë rast mund të jetë e mundur.

Çështja e të pasurit Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Mbappe në të njëjtin ekip mund të pushojë së qeni një utopi dhe të bëhet një demonstrim se ka ende disa vlera që disa klube nuk mund t’i trajtojnë pavarësisht se sa shumë para kanë.

Verën e kaluar, Real Madrid qëndroi larg Mbappes. Këtë e kanë thënë në muajin qershor dhe e kanë përmbushur deri në ditën e fundit të gushtit. Ndonjëherë dukej se në 2024 historia do të përsëritej, por klubi mbretëror u detyrua të shikonte se çfarë po ndodhte në Paris dhe tani e ka të qartë lëvizjen. /Telegrafi/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Basha kërkon që të miratohet ndihma ushtarake prej 50 milionë eurosh për Kosovën

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka kërkuar që të miratohet amandamenti në buxhet për ndihmë ushtarake në vlerë prej 50 milionë eurosh për Kosovën.

“Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Dua t’u them dhe këtë, ndryshimi ka filluar që tani”, ka thënë Basha në Instagram.

“Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro”.

“Pra, gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të mbivendoset mbi interesat kombëtare. As interesat politike, aq më pak personale”.

Moti sot, kryesisht me diell

0

Sot  mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit acar i fortë.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë me shpejtësi prej 5-21 km/h., thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.

Pagat e janarit dalin me rritje, Murati: Kjo e bën mesataren prej 780 euro

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë proceduar me rritje pagat e muajit janar për sektorin publik, me koeficientin e ri prej 110 euro.

Ministri Murati tha se kjo e bën pagën mesatare bruto prej 780 euro në muaj në sektorin publik.

“Buxheti për paga në vitin 2023 ishte për 17% më i lartë sesa viti paraprak. Kurse sivjet shtohen edhe 5% tjera, duke u siguruar kështu që rritja në vazhdimësi të tejkalojë normën e inflacion, që për vitin 2022 ishte 11.6% ndërsa për vitin 2023 ishte 4.9%”, shkroi Murati.

 

Fillojnë punimet në dy asete të trashëgimisë kulturore në Prizren

0

Kanë filluar punimet restauruese në dy asete të trashëgimisë kulturore në Prizren. Në shtëpinë e familjes Gashi, apo siç njihet ndryshe Sava Toska dhe në shtëpinë e familjes Koçbashliu.

Të dy shtëpitë gjenden brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe kanë stil arkitektonik shumë të veçantë.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

MKRS ka njoftuar se po punohet intensivisht që të sigurohet gjendja fizike dhe të rikthehen karakteristikat historike të tyre./KultPlus.com

Kryesuesja Bytyçi: Seancën që u ndërpre sot do ta ftoj javën e ardhshme

0

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit Antigona Bytyçi,ka paralajmëruar se seanca e cila u ndërpre sot në mungesë të votave, do të thirret për javën e ardhshme.

“ Seancën që u ndërpre sot do të ftoj sërish javën e ardhshme”, tregoi ajo.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Bytyçi, nuk ka futur në rend të ditës kërkesën e kuvendarit të pavarur, Bujar Hasani për zgjedhjen e anëtarit të ri të Komisionit të Aksionarëve në Stacionin e Autobusëve, pozitë të cilën e ka mbajtur drejtori i sapozgjedhur i Shëndetësisë, Simir Krasniqi.Kjo kërkesë u mbështet edhe nga disa anëtarët e tjerë të Kuvendit.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Bytyçi mohon akuzat e opozitës.

“ Unë e kam dërguar në MAPL një kërkesë për interpretim ligjor sa i përket anëtarit të Komisionit të Aksionarëve. Nuk e pash të arsyeshme me marrë veprime në Kuvend ende pa e kthyer përgjigjen MAPL-ja”, tha ajo.

Sipas saj, pas marrjes së përgjigjes nga MAPL-ja, do të procedohet në Kuvend çështja e anëtarit të Komisionit të Aksionarëve në Stacionin e Autobusëve./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vendosen tabelat informuese për rëndësinë e Ujëvarave të Mirushës

0

Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit Ecopana, përfaqësuese e WWF Adria në Kosovë, në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës kanë bërë të mërkurën vendosjen e tabelave informuese për rëndësinë e Ujëvarave të Mirushës si Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë.

Vendosja e këtyre tabelave ka për qëllim të ndërgjegjësojë vizitorët për rëndësinë ekologjike, shkencore, estetike, kulturo-historike dhe atë turistike të Ujëvarave të Mirushës.

Territori i Ujëvarave të Mirushës ka një biodiversitet të pasur, me rreth 330 lloje të bimëve vaskulare, 44 lloje të kërpudhave të larta, lloje të shumta të shtazëve, e dhjetëra lloje të rralla insektesh të ujërave.

Tabelat informuese të sapovendosura do të kontribuojnë në ndërgjegjësim mjedisor dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj zone.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë në ruajtjen e trashëgimisë unike natyrore të Ujëvarave të Mirushës. Me vendosjen e këtyre tabelave, ne shpresojmë të nxisim turizëm të përgjegjshëm dhe të kontribuojmë në shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore”, ka thënë Krenare Salihu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës Ecopana/WWF Adria në Kosovë.

Ajo sqaroi se aktiviteti për vendosjen e tabelave informuese është bërë në kuadër të projektit për pendën (digën) e Mirushës, që mbështet nga organizatat The Nature Conservatory (TNC), Open Rivers Programme (ORP), zbatuar nga Ecopana/WWF Adria në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, Komunën e Malishevës, Universitetin e Prishtinës si dhe institucionet tjera relevante.

Penda në Mirushë ishte ndërtuar ilegalisht midis viteve 2011 dhe 2013 fillimisht për prodhim hidroenergjetik, por tani nuk shërben për asnjë qëllim.

Studimet e bëra në kuadër të këtij projektit të Ecopana/WWF Adriana në Kosovë për pendën e Mirushës tregojnë se ndikimi i saj ka qenë i dëmshëm për florën e faunën.

“Gjatë vitit 2023 kemi bërë studime profesionale rreth lumit Mirusha si një nga degët e majta me të rëndësishmë të Drinit të Bardhë, si dhe studime për ndikimin e pendës në biodiversitet dhe mjedis, anën hidrologjike e statike si dhe sigurinë e saj. Jemi në diskutime së bashku me MMPHI-në si dhe me Komunën e Malishevës për të marrë vendimin për zgjidhjen më të mirë të mundshme, në radhë të parë për banorët që jetojnë afër, për faunën ujore që për fat të mirë është mjaft e pasur, si dhe për mjedisin”, ka shtuar drejtoresha ekzekutive e organizatës Ecopana/WWF Adria në Kosovë, Krenare Salihu.

Ndërsa Sami Behrami nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Natyrës falënderoi Ecopana/WWF Adria për mbështetje në vendosjen e tabelave informuese.

“Këto tabela kanë rëndësi të veçantë meqë ata që e vizitojnë Mirushën do të njoftohen më mirë për vlerat e ujëvarave dhe potencialin natyror që posedon kjo zonë. Për shkak të këtyre vlerave kjo zonë në vitin 2012 me një vendim të qeverisë është e mbrojtur si Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe prej rreth 600 hektarësh”, ka theksuar ai.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në komunën e Malishevës, Avdi Morina, gjatë vendosjes së tabelave informuese, ka theksuar rëndësinë e kujdesit më të madh të institucionale lokale dhe qendrore për mbrojtjen e Ujëvarave të Mirushës.

 

Vetëvendosje akuzon kryesuesen e Kuvendit të Prizrenit:Është bërë mashë e grupeve të interesit

0

Kuvendarët e  Lëvizjes Vetëvendosjes,  kanë kritikuar kryesuesen , Antigona Bytyçi,  për mënyrën e udhëheqjes së seancës së Kuvendit të Prizrenit.

“Kryesuesja e Kuvendit Komunal Antigona Bytyçi, po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit,  duke e degraduar atë në mashë të grupeve të interesit”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes  në Prizren.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Kryesuesja e Kuvendit, Bytyçi,  nuk  ka futur në rend të ditës kërkesën e kuvendarit  të pavarur, Bujar Hasani  për   zgjedhjen e anëtarit të ri të Komisionit të Aksionarëve  në Stacionin e Autobusëve, pozitë të cilën e ka mbajtur drejtori i sapozgjedhur  i Shëndetësisë, Simir Krasniqi.

Kjo kërkesë u mbështet edhe nga disa  anëtarët e tjerë të Kuvendit.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ndërkaq,  Bytyçi  tha se këtë  çështje e ka dërguar për interpretim ligjor në MAPL.

“Refuzimi i Kryesueses për t’i futur në votim propozimet e kuvendarëve për rend të ditës vetëm pse nuk i pëlqen Shaqir Totajt, është shkelje e Rregullores së Punës së Kuvendit dhe ligjeve në fuqi për të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Kuvendit. Kryesuesja e Kuvendit Komunal Antigona Bytyçi po dështon në ruajtjen e integritetit të Kuvendit duke e degraduar atë në mashë të grupeve të interesit. Kjo për pasojë sjelli edhe dështimin e mbajtjes së mbledhjes së sotme”, vlerëson Vetëvendosje.

“Pushteti komunal i Prizrenit nuk po i përfaqëson interesat e qytetarëve. Mospërfillja e procedurave dhe ligjeve gjatë procesit të vendimmarrjes     është tregues për injorancën dhe dashakeqësinë e një pushteti të dobët, të cilit po i vjen fundi gradualisht”./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri