9.9 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026
Home Blog Page 1244

Rënia e numrit të nxënëseve, shkollat në fshatra rrezikojnë të mbyllen

0

Gjatë viteve të fundit në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë ka rënie të numrit të nxënëseve, që si pasojë e kësaj disa shkollë në fshatra rrezikojnë të mbyllen. Njohës të çështjeve të arsimit po vlerësojnë se rënia e numrit të nxënësve është si pasojë e rënies së natalitetit, migrimit fshat-qytet dhe emigrimit.

Numri i nxënësve në arsimin parauniversitar vit pas viti po shënon rënie, ku kjo dukuri është më shumë e shfaqur në shkollat e viseve rurale në komuna të ndryshme të vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit krahasuar më vitin shkollor 2021/22 në këtë vit shkollor janë afër 14 mijë nxënës më pak.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit në një përgjigje më shkrim për Radio Kosovën kanë bërë të ditur së njëri ndër faktorët që po ndikon në rënien e numrit të nxënësve është rënia e natalitetit.

“Në vitin shkollor 2021/22 në arsimin parauniversitar ishin gjithsej 327 mije e 676 nxënës. Në vitin shkollor 2022/23 ka një rënie të numrit të nxënëseve ku gjithsej ishin 318 mije e 947 nxënës. Ndërsa, në këtë vit shkollor është vërejtur edhe një rënie e numrit të nxënëseve në shkollat e nivelit parauniversitar, ku në këtë vit shkollor mësimin e ndjekin gjithsej 314 mijë e 006 nxënës”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Arsimit.

Se njëri ndër faktorët që po ndikon në rënien e numrit të nxënësve është rënia e natalitetit e thonë edhe njohës të fushës së arsimit.

Dukagjin Pupovci në një përgjigje për Radio Kosovën tha së faktorët të cilët po ndikojnë në rënien e numri të nxënësve në nivel vendi janë rënia e natalitetit, migrimi dhe emigrimi që viteve të fundit ka shënuar rritje.

“Pikë se pari është rënia drastike e natalitetit. Marrë parasysh që vitin e kaluar kanë qenë vetëm 22 mije lindje në Kosovë, ku së fundi Agjencia e Statistikave të Kosovës po numëron edhe lindjet e shtetasve të Kosovës jashtë vendit , thjesht po zvogëlohet numri i fëmijëve. Një faktor tjetër është migrimi fshat-qytet dhe faktori tjetër është emigrimi”, thekson ai.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas Pupovcit, si pasojë e migrimit fshat- qytetet, shumë shkolla në viset rurale po rrezikojnë të mbyllen.

“Rënia e numrit të nxënësve po bën që shumë shkolla të fshatrave t’u vihet dryni. Edhe tash ne e shohim që në zona rurale numri i banorëve është shumë më i vogël, sepse kanë lëvizur që atje dhe numri i fëmijëve gjithnjë është më i vogël”, tha ai.

Dhjetëra shkolla në Kosovë, kryesisht në zona rurale, janë mbyllur viteve të fundit dhe shumë shkolla të tjera në Kosovë po funksionojnë me më pak se 10 nxënës në klasë.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

 

 

Ballkani njofton për kalimin e Zybës te Legia Warszawa

0

Qëndrim Zyba do ta vazhdojë karrierën në Poloni te Legia Warszawa. Ballkani i Suharekës ka njoftuar se futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit.

“Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës. Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit”, ka shkruar skuadra kampione në fuqi.  “Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë”.

Aktakuzë ndaj babë e bir për vrasjen e ndodhur në shtator të vitit të kaluar në Rahovec

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër E.S., dhe E.S., (babë e bir), lidhur me vrasjen e N.V.,  më 19 shtator 2023 në Rahovec.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndrron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

Kurse, thuhet se i akuzuari i dytë me dashje ka shtyrë djalin e tij për të kryer veprën “Vrasje e rëndë” dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V”, thuhet në njoftim.

Me këtë, E.S., ngarkohet për “Vrasje të rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të KPRK-së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së, ndërsa ndërsa i akuzuari i dytë E.S., për veprën penale “Vrasje e rëndë në shtytje”, nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 32, par.1 të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shtegu i luleve

0

Enver SULAJ

Mes ëndrrash gjej rrugët e humbura
Netët zhduken pas çdo psherëtime.

E pashë në ëndërr buzëqeshjen tënde
Ani pse këmbët s’të mbanin.

Fjalë s’kishe në gojë
Shikimi qe zhdukur tej pafundësisë.

Kur të vij te ti
Do t’i lidhim vitet e humbura
E ngrohtësinë që u tret në shtegun e luleve.

Janar 2024

Arben Gashi dhe Rrezarta Krasniqi mbështesin kryetarin e LDK-së në Prizren

0

Kryetari LDK-sw nw Prizren, Driton Selmanaj dhe disa anëtarë të kryesisë kanw mirëpritur shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe deputeten Rrezarta Krasniqi.

Takimi u shoqërua me biseda dhe tema të veçanta rreth Prizrenit dhe punës së madhe që po bëhet për fitoren e LDK-së në Prizren dhe Kosovë.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe rrugë

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe kostum

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Piktori nga Prizreni, Arbnor Morina shpalos jetën e tij kushtuar artit

0

“Nuk e kam zgjedhur unë pikturën, por më duket se piktura më ka zgjedhur mua…, në fakt se kam ditur që do të bëhem piktor, ka rrjedhur krejt natyrshëm. Një pjesë (disa vite) të shkollës fillore i kam kryer në Suedi. Arti, për mua sidomos vitet që kam qenë në Suedi ma ka mundësuar një jetë ma të mirë sociale”, theksoi Morina, raporton ObserverKult.

Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Arteve, departamenti pikturë në vitin 2010-2011 në klasën e profesor Nagip Berishës.

Morina ka punuar punime në zhanre të ndryshme.

“Natyrë të qetë, anatomi, analitik, pikturë. Fillimisht e kemi mësuar pikturën, pastaj gradualisht jam ndalë të ekspresionizmi”, theksoi Morina.

Ajo që e veçon punën e tij është se pikturat janë të dimensioneve të mëdha, gjë që e bën të shprehet më shumë dhe më lirshëm.

Në përfundim të studimeve të nivelit master në vitin 2019-2020, në prag të diplomimit në drejtimin e Specializmit në Pikturë, Morina ka marrë pjesë në dhjetëra ekspozita kolektive dhe simpoziume, brenda dhe jashtë vendit.

Është bashkëthemelues i Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës dhe Shoqatës së Artistëve Pamorë – Prizren.

Po ashtu ishte bashkëpunëtor i jashtëm profesional i Muzeut Kombëtar të Kosovës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës 2006 – 2020.

Në vitin 2011 është shpërblyer me çmimin Piktor i Vitit në Prizren.

Këtu janë vetëm disa nga ekspozitat e shumta kolektive dhe personale të Arbnorit:

Ekspozitat kolektive:

1.Ekspozitë Kolektive, Flaka e Janarit 2018

Galeria e Artit, Gjilan

2. Ekspozitë Kolektive, 2019

Galeria e Artit, Ferizaj

3. Ekspozitë Kolektive, Flaka e Janarit 2020

Galeria e Artit, Gjilan

4. Ekspozita Vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës

Muzeu Kombëtar i Kosovës, viti 2020

5. Ekspozita Vjetore e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës

Galeria e Fakultetit të Artit, viti 2021

6. Ekspozitë Kolektive, Tiranë

Galeria e Artit Bashkëkohor – Tiranë 2021

7. Ekspozitë kolektive në Turqi, Safranbollu, në qyetin muze.

Galeria e Artit Safranbollu, 2022

8. Salloni i Kombëtar i Vjeshtës, Shkodër

Galeria e Artit në Shkodër, 2022

9. Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës, Mitrovicë

Galeria e Artit “Kadri Kadriu”

Ekspozitat personale:

1. Ekspozitë personale, kuratoriale

Galeria e Artit – Hamam, Prizren 2017

2. Ekspozitë personale në Prishtinë

Galeria Tillt, 2019 – Prishtinë

3. Ekspozitë personale në Teatrin e Qytetit të Prizrenit

Nën patronatin e Drejtorisë së Kulturës – Prizren 2020

/ObserverKult

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Kryetari i Prizrenit priti në një takim  prof. dr. Arsim Bajramin

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në një takim  Prof. dr. Arsim Bajramin.

Ata, diskutuan për procesin e zhvillimit të Komunës së Prizrenit.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

“Z. Bajrami është prej njerëzve më meritorë, që me kontributin e tij shembullor profesional, ka qenë aktiv në etapat më të rëndësishme të ndërtimit të shtetit tonë”, tha Totaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Me këtë rast, Arsim  Bajrami i dhuroi kryetarit Totaj librin e tij të fundit “Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, që shfaq periudhën e vështirë të kombit tonë gjatë luftës së fundit.

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

AGK-ja thirrje qeverisë të tërhiqet nga projektligji “për kontrollimin e mediave të shkruara”

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me projektligjin e ri për KPM-në i cili synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), raporton Ekonomia Online.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Këtë Projektligj, ata e quajtën sulm të drejtpërdrejtë ndaj mediave dhe tendencë e pushtetit për t’i kontrolluar ato.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se këtë projektligj e konsideron si një përpjekje të Qeverisë Kurti për t’i kontrolluar mediat.

“Këto ndryshime ne i shohim si një përpjekje të re të qeverisë aktuale që të sulmojë mediat dhe tendencë për t’i kontrolluar ato sepse parashihet që KPM-ja t’i kontrollojë, monitorojë dhe t’i ndëshkojë nëse ka nevoje mediat online që kanë përmbajtje të videove duke përfshirë edhe nevojën që ato të licencohen në një mënyrë të veçantë”, është shprehur Rexha.

“Këtë e shohin si një tjetër përpjekje dhe sulm të qeverisë ndaj lirisë së mediave sepse konsiderojmë se rregullimi i deritashëm duhet të vazhdojë dhe të merret parasysh konteksti lokal i zhvillimit të mediave”, ka shtuar kryetari i AGK-së.

Rexha i ka ftuar në dialog të gjithë të interesuarit duke përfshirë mediat dhe shoqërinë civile, në mënyrë që të jenë në gjendje që ta bëjnë punën e tyre pa presionin politik.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari, ka thënë se përmes këtij ligji Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet që t’i kontrolloj mediat.

“Projektligji për KPM është aprovuar në mbledhje  të Qeverisë dhe është publikuar online në faqen e kryeministrit pas kërkesës sonë që ky dokument të bëhet publik. Për herë të parë në histori ndryshon radikalisht mënyrën e mediave online që publikojnë video nga sistemi i vetë rregullimit. Duke i detyruar ato që për herë të parë t’i nënshtrohen licencimit shtetëror. Iniciativa ligjore është iniciativë e qeverise për t’i kontrollua mediat online. Kërkojmë nga qeveria që ta tërheq këtë projektligj nga procedimi i Kuvendit”, tha ajo.

Drejtori Ekzekutiv i KMShK-së, Imer Mushkolaj, tha se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, fillimisht ka sulmuar mediat dhe tani përmes këtij ligji po mundohet që t’i kontrolloj mediat online përmes KPM-së.

“Qëllimi i projektligjit është pikërisht dobësimi i mediave të shkruara. I bëjmë thirrje qeverisë që ta tërheq këtë projektligj”, tha ai.

Ndryshimet kryesore ligjore të propozuara janë:

1.Mediat online do t’i nënshtrohen licencimit shtetëror dhe kontrollit nga KPM-ja;

2.Mediat online, të cilat funksionojnë si organizata joqeveritare, do të detyrohen që të hapin kompani për t’i plotësuar kërkesat e licensimit;

3.Mediat online do të detyrohen të regjistrohen në Regjistrin e mediave online, i cili do të menaxhohet nga KPM-ja;

4.Mediat online do të duhet të marrin leje në KPM në rast të ndryshimit të pronësisë mbi 10%;

5.Mediat online do t’i nënshtrohen regjimit të sanksioneve me gjoba deri në 40,000 euro;

6.KPM-ja do t’i ketë 11 anëtarë dhe jo shtatë, siç i ka aktualisht;

7.Anëtarët e KPM-së nuk do të kenë më mandate të përshkallëzuara prej dy, tre dhe katër vjetësh, por mandat prej katër vjetësh me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat tjetër.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

 

 

 

Arrestohet një burrë në Dragash, i pengoi policët gjatë kryerjes së detyrës

0

Është arrestuar një burrë në Dragash nën dyshimin se ka penguar zyrtarët policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë komunikacion drejtuesit të për kundërvajtje në veturës, në të cilin ndodhej edhe i dyshuari.

Biznesi “Time Out” në Prizren kërkon një punëtor

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Dragash / 31.01.2024 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor derisa ishin duke i shqiptuar një gjobë komunikacion drejtuesit të për kundërvajtje në veturës, në të cilin ndodhej edhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Sot, 144-vjetori i vdekjes së patriotit e ideologut të Rilindjes Kombëtare, Zef Jubani

0

Zef Jubani (Shkodër 1818 – 1 shkurt 1880) ka qenë nëpunës, ekonomist, folklorist, shkrimtar e ideolog i Rilindjes Kombëtare. Më 1862 bashkëpunoi në organizimin e lëvizjes antiosmane të Mirditës.

Ai është i njohur për botimin e një Koleksioni të Këngëve Folklorike Shqipe dhe Rapsodive në dialektin Geg Shqiptar. Jubani mbrojti krijimin e një alfabeti unik të gjuhës shqipe.

Në shkurt të 1868 i kushton një poezi Elena Gjikës, me titullin “Princesha prej fisit të Zotnive të Shqipnisë – Kangë lavdit për të nderueshmen Zojë e dijetare në shkrim Dora d’Istria”, ku autori nënshkruan Sepi Ndokë Illija-Jubani. Përmend sesi princesha, me punë e art ishte përpjekur të ndriçonte Shqipërinë, duke ndihmuar shqiptarë e arbëreshë. Nëna e tij ishte nga Malta, kështu që midis 1830 dhe 1838 ai studioi atje ndërsa jetonte me xhaxhain e tij. Pas kthimit në Shkodër ai punoi që nga viti 1848 si sekretar në konsullin francez të qytetit dhe gjithashtu u bë asistent i zv / konsullit të Mbretërisë së Bashkuar në 1853.

Jubani kaloi një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij në Trieste, Venecia dhe Mali i Zi modern. / KultPlus.com