8.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 1303

Dëmtohen kryqet e pesë varreve në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka iniciuar rast në Rahovec pasi janë thyer pesë kryqe druri në disa varreza.

Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Bekim Sylka”, e këtë e ka raportuar një person, duke thënë se persona të panjohur kanë kryer veprën.

Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, e rasti është iniciuar si “dëmtim i varrezave apo kufomave”.

“Me 18.12.2023 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se nga person-a të panjohur janë dëmtuar-thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e plotë.

Vodhën makinën për prerjen e barit në xhami, intervistohen të dyshuarit

0

Të hënën në fshatin Gjinoc të Suharekës dy persona janë intervistuar pasi dyshohet ta kenë vjedhur makinën për prerjen e barit dy ditë më herët.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Me 18.12.2023  është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Moti sot me diell dhe vranësira

0

Sot mban mot me diell dhe vranësira të pakta.

“Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica. Minimalet  do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius”, njofton IHMK.

 

Ministri Çeku dorëzon çmimet për fituesit e Konkursit të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

0

 

Autori Astrit Kabashi u shpërblye me çmimin e parë për dramën e tij “Gërrdia”. Çmimin e dytë e pranoi Jeton Nerziraj për dramën “Uellsi ka një Mbret” teksa çmimi i tretë iu nda autorit Florent Kurtalani për dramën me titull “Marshi i hijeve të diellit”. Ministri Çeku përgëzoi fituesit për çmimet e fituara, të cilët përveç shpërblimit financiar, fitojnë të drejtën për lexime skenike në Teatrin Kombëtar të Kosovës si dhe dramat do të botohen në një edicion special në gjuhën shqipe.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe këshilltarja politike, Rozafa Imami, drejtoresha për kulturë në MKRS, Jehona Shyti, si dhe disa nga anëtarët e jurisë profesionale për vlerësimin e dramave, e cila ishte në përbërje të dramaturgut Agron Shala, regjisorit Florent Mehmeti, drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Mehmeti, dhe Naser Shatrollit, përfaqësues i MKRS-së si dhe aktorja Ilire Vinca e cila prezantoi procesin vlerësues të 18 dramave të pranuara.

Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për aksidentin në Prizren ku vdiqën tre të rinj

0
Një muaj paraburgim iu është caktuar dy të dyshuarve A. S dhe I.H.

Ata dyshohet se kanë shkaktuar aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Prizrenit, ku më 16 dhjetor vdiqën tre të rinj.

“Me datë 16 dhjetor 2023, rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht me dashje dhe në bashkëkryerje, veprojnë në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht, merren vesh dhe organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që të pandehurit, A.S., dhe I.H., lëvizin paralelisht me automjetet e tyre me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, dhe në një moment i pandehuri i dytë me automjetin e tij i afrohet të pandehurit të parë, me ç’rast i pandehuri A.S., humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin tjetër i cili ishte i ndalur në shiritinemergjent të austostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët – viktimat N.B., M.D., dhe L.S, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës dhe në të njëjtën kohë u shkakton lëndime trupore të dëmtuarve M.Z., S.Z., dhe B.P., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke e ndjekur zhvillimin e garës automobilisitke në mes të të pandehurve”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit, dhe dëshmitarët eventual. Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit”.

“Po ashtu duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale që i’u, ngarkohet dhe pasojat që kanë shkaktuar me veprimet e tyre, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”.

“Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, duke ndërmarrë veprime të rrezikshme, të gjitha këto shtojnë dyshimin se me lënien e të të pandehurve në liri të njëjtit mund të përsëris veprën penale, apo mund të ipen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”.

 

Arrestohet i dyshuari që doli nga vetura dhe theri me thikë një këmbësor në Prizren

0

Është arrestuar i dyshuari që e theri me thikë një këmbësor në Prizren.

Këtë e konfirmoi për Express zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari është ndaluar pëe 48 orë.

“I dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit kujdestar I dyshuari ndalet në ndalim policor për 48 orë.”

I dyshuari pas një fjalosje ka dalë nga vetura dhe ka therë me thikë një këmbësor që ishte duke e kaluar rrugën.

Viktima, A.M 27 vjeçar, është jashtë rrezikut për jetë.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Shokohet Mike Tyson, rrezikoi jetën pasi u intervistua nga një vrasës serial!

0

Mike Tyson (57) është një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, ai është i njohur për luftime spektakolare, por në një rast ai mund të ishte vrarë. Ai bëri një intervistë me Dale Hausner, një vrasës serial, pa e ditur në atë kohë.

Gjithçka ndodhi në Phoenix, ndërsa ai ishte në palestër duke u përgatitur për një nga ndeshjet. Hausner shkoi atje dhe u prezantua si gazetar dhe zhvilloi një bisedë me të. Jo shumë kohë pas kësaj, ndodhi kaos i vërtetë. “Më thanë se gazetari do të vinte në palestër dhe do të flisnim atje. Ne folëm, ai është një djalë i mirë”, filloi tregimin Tyson.

Vetëm më vonë e zbuloi se kush ishte. “Dy-tri ditë pas kësaj isha në stërvitje dhe u paraqit policia, forcat speciale na rrethuan. Po pyesja veten në atë moment kujt i kisha kapur prapanicën mbrëmë. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kështu që mendova ‘hej, nëse do t’i kapja prapanicën dikujt, nuk do të ishin forcat speciale, por disa avokatë.

Sapo doli jashtë, ata i shpjeguan se me kë po fliste vërtet. “Dola dhe fola me shefin. Më tregoi një foto që mbante policia të tij. I thashë se po promovoja ndeshjen dhe kërkoj falje nëse e ofendova ose thashë diçka të gabuar. Ai m’u përgjigj – jo, jenime fat që ju pëlqeu ju, por nuk i kishin pëlqyen 28 personat që qëlloi dhe plagosi, apo tetë të tjerë që vrau”, shpjegoi Tyson dhe i tronditi të gjithë.

Hausner u arrestua dhe u dënua me gjashtë burgime të përjetshme. Më pas në vitin 2013 ai u vetëvra në qeli, pasi piu disa pilula. Ka pasur spekulime të ndryshme, por pas autopsisë u konstatua se bëhej fjalë për vetëvrasje.

Munishi: Prej vendorëve për selektor të Kosovës e meriton Ilir Daja

0

Analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” në T7, Ismet Munishi, ka folur rreth pozitës së trajnerit te Kombëtarja e Kosovës.

Ai u pyet për këmbënguljen e trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës, i cili nuk po heq dorë nga kjo pozitë.

Batatina është i deklaruar publikisht se e synon pozitën e trajnerit te “Dardanët”.

“Është legjitime për ambicie. Po mendoni se Batatina nuk mundet t’i arrijë rezultatet e Giresse dhe Gliha? Po më pëlqen konsistenca e tij dhe besimi. Ka treguar rezultate. E ka organizuar klubin me kushte prej A deri në Zh. Besoj se nëse nuk mundemi me marrë emër të madh, kisha vendos për selektor shqiptar. Prej vendorëve në bazë të rezultateve sportive është Ilir Daja. Por, reprezentacionin nuk e gjen mirë si Ballkanin. Aty pret punë shumë më e madhe”, deklaroi Munishi.

Emisioni sportiv “Favorit” transmetohet çdo të diel në T7, si dhe në kanalin zyrtar të televizionit në “YouTube”.

Prizren: Pas një fjalosje në komunikacion, pasagjeri del nga vetura dhe e ther me thikë një këmbësor

0

Pas një fjalosje në komunikacion, një person ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin I cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeqar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrstimin e kryesit të veprës”, tha Bytyqi për Express

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Aksidenti me tre të vdekur në Prizren, kërkohet paraburgim për të dyshuarit

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve A.S., dhe I.H., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kërkesa është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 – paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës, me datë 16.12.2023 rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht në kilometrin e trembëdhjetë të saj nga aksi rrugor ‘’Prizren Veri’’ në drejtim të aksit rrugor ‘’Prizren Jug’’, me dashje dhe në bashkëkryerje, veprojnë në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht, merren vesh dhe organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që të pandehurit A.S., dhe I.H., lëvizin paralelisht me automjetet e tyre me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, dhe në një moment i pandehuri i dytë me automjetin e tij i afrohet të pandehurit të parë, me ç’rast ky i fundit humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin e markës ‘’VW Golf’’, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të autostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët – viktimat N.B., M.D., dhe L.S, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës dhe në të njëjtën kohë u shkakton lëndime trupore të dëmtuarve M.Z., S.Z., dhe B.P., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke e ndjekur zhvillimin e garës automobilisitke në mes të të pandehurve. Me ç’rast viktimat N.B., M.D., dhe L.S., si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti dërgohen pa shenja jete pranë Spitalit Rajonal të Prizrenit.