20.2 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 131

Totaj emëron Sead Arifin drejtor të Emergjencave dhe Sigurisë në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Sead Arifin në pozitën e drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë.

Arifi do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e çështjeve që lidhen me emergjencat, sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve në nivel komunal.

Krijojmë webfaqe për biznese

Totaj tha se emërimi i Sead Arifit synon forcimin e kapaciteteve institucionale në këtë sektor të rëndësishëm dhe rritjen e efikasitetit në përballje me situata emergjente.

Express Kredi nga BiCredit

Cikli i emërimeve në ekzekutivin komunal pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim kompletimin e strukturave drejtuese të Komunës së Prizrenit.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mbi 300 kërkesa për dëmet nga vërshimet në Komunën e Rahovecit

0

Komisioni për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në Komunën e Rahovecit ka pranuar deri më tani rreth 320 kërkesa nga qytetarët e prekur.

Komuna e Rahovecit kishte bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për rimbursim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së kaluar. Ndërkohë, të martën, kjo thirrje është përsëritur, duke njoftuar se afati për aplikim është zgjatur deri më 14 janar.

“Ftohen qytetarët e komunës së Rahovecit, të cilët janë prekur nga vërshimet, që të paraqesin kërkesën për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve edhe nesër, më 14 janar 2026, deri në orën 16:00, në administratën komunale të Rahovecit, në sportelët nr. 6, 7 dhe 8”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Express Kredi nga BiCredit

Po ashtu, Komuna ka sqaruar se sa i përket dëmeve në infrastrukturën publike, përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve urbane duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Rahovecit për regjistrimin e dëmeve të shkaktuara në ura, rrëshqitje dheu, rrugë të dëmtuara, parqe, shtylla të ndriçimit publik, si dhe dëme të tjera të ngjashme.

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ndërhyrje emergjente pas reshjeve, sanohen dëmet në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht

0

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Komunës së Rahovecit, janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike në disa zona. Me qëllim të sanimit të dëmeve dhe garantimit të sigurisë për qytetarët, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërhyrë gjatë ditës së sotme në pikat më të domosdoshme.

Sipas njoftimit, intervenimet janë realizuar në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht, ku ekipet komunale kanë punuar për evitimin e rrezikut dhe rikthimin e funksionalitetit të infrastrukturës së dëmtuar.

“Pas reshjeve të dendura të shiut janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike, andaj me qëllim të sanimit të dëmeve dhe garantimit të sigurisë për qytetarët, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intervenuar gjatë ditës së sotme në pikat më të domosdoshme, në Pastasel, Rahovec dhe Zoqisht”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.

Nga Komuna bëhet e ditur se dëmet tjera, me përmasa më të mëdha në infrastrukturë, do të bëhen publike shumë shpejt nga komisionet komunale përkatëse, pas përfundimit të vlerësimeve në terren./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Totaj konfirmon pranimin e propozimeve të LDK-së për drejtorë të Ekzekutivit në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka konfirmuar se ka pranuar zyrtarisht emrat e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për pozitat e drejtorëve në Ekzekutiv.

Në një deklaratë për RTV Besa, Totaj ka bërë të ditur se LDK-ja i ka dorëzuar pesë emra, në përputhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet palëve.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

“LDK-ja i ka dërguar pesë emra për drejtorë të Ekzekutivit, sipas marrëveshjes. Nesër do t’i takoj kandidatët para emërimit dhe më pas do të vazhdoj me procesin e emërimit,” ka deklaruar Totaj.

Ndërkohë, kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka dorëzuar zyrtarisht emrat e kandidatëve të propozuar për këto pozita. Sipas burimeve, emrat e propozuar janë: Sylejman Baxhaku, Ajlin Shishko, Florent Ukaj, Nderim Kadriaj dhe Fatmir Memajt.

Express Kredi nga BiCredit

Megjithatë, ky propozim ka shkaktuar reagime dhe pakënaqësi brenda radhëve të LDK-së në Prizren.

Procesi i emërimeve pritet të vazhdojë në ditët në vijim, ndërsa mbetet të shihet nëse reagimet brenda LDK-së do të ndikojnë në vendimmarrjen përfundimtare./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Përkujtohet Prof. Dr.Sabahajdin Cena

0

Sot, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajt Akademia Përkujtimore për Prof. Dr. Sabahajdin Cenën, e organizuar nga Fakulteti i Filologjisë me rastin e trevjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Në këtë akademi u nderua jeta dhe vepra akademike, shkencore dhe njerëzore e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës, një personalitet i shquar i arsimit të lartë dhe i studimeve filologjike shqiptare. Me fjalë rasti dhe kumtesa përkujtimore u vlerësua kontributi i tij i çmuar në formimin e gjeneratave të studentëve dhe në zhvillimin e mendimit shkencor.

Krijojmë webfaqe për biznese

Në Akademinë Përkujtimore folën Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Dr. Menor Alishani, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, si dhe profesorët Flamur Shala, Xhafer Beqiraj, Fikret Ramadani dhe Gjyle Totaj, të cilët sollën kujtime dhe vlerësime mbi figurën dhe veprën e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës.

Në cilësinë e dekanes së Fakultetit të Filologjisë dhe si studiuese e veprës së tij, Prof. Asoc. Dr. Vjollca Dibra mbajti një fjalë të veçantë kushtuar librit “Proza popullore legjendare shqiptare”, duke theksuar rëndësinë shkencore dhe kontributin e kësaj vepre në studimet e folklorit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në emër të familjes, me një fjalë prekëse u drejtua edhe mbesa e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës, znj. Hygerta Ejupi, e cila falënderoi institucionin dhe të pranishmit për respektin dhe kujtesën e vazhdueshme ndaj veprës dhe figurës së tij.

Akademia Përkujtimore mblodhi kolegë, studentë, familjarë dhe dashamirë të veprës së Prof. Dr. Sabahajdin Cenës, duke reflektuar respektin institucional dhe shoqëror për trashëgiminë e tij akademike dhe kulturore.

Marketing

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

0

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3×3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025 në Prizren, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit.

Sipas FBK-së, në turne do të marrin pjesë deri në 10 ekipe seniore, me nga katër lojtarë për ekip, ndërsa ekipi fitues do të shpërblehet me 300 euro dhe do të sigurojë pjesëmarrje në turneun e nivelit republikan.

“Regjistrohuni për turneun e Alley-Oop në Prizren. Turneu zhvillohet më 31 janar 2025 në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit. Në këtë turne do të marrin pjesë deri në 10 ekipe seniore (deri në 4 lojtarë). Fito çmimin prej €300 dhe siguro pjesëmarrje në turneun e nivelit republikan”, njofton FBK, raporton PrizrenPress.

Ekipet e interesuara duhet të dërgojnë emrin e ekipit dhe qytetin, si dhe të dhënat e kapitenit (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës, numri i telefonit), së bashku me të dhënat për lojtarët e tjerë, në adresën elektronike [email protected], deri më 23 janar, ora 17:00.

Turneu do të mbahet në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa lojtarët e ProCredit Superligës nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje. Projekti organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Derbi në Mitrovicë

0

ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje edhe në mesjavë.

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante. Bora do të ndeshet me Rahoveci 029, skuadra që po përballen edhe në çerekfinalen e Kupës së Kosovës. Prishtinasit hyjnë në këtë përballje pas fitores së madhe ndaj Bashkimit në Prizren, derisa ‘Vreshtarët’ pas humbjes nga Golden Eagle Ylli. Prishtinasit kanë tetë gjashtë fitore e tetë humbje, kurse rahovecasit pesë fitore e nëntë humbje.

Vëllaznimi-Bashkimi është tjetër përballje interesante. Kuqezinjtë pas fitores ndaj GO+ Pejës synojnë fitoren e radhës në elitë, derisa Portokallezinjtë për tu rikthyer te fitoret. Skuadra kuqezi ka pesë fitore e nëntë humbje, derisa prizrenasit të kundërtën, nëntë fitore e pesë humbje.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet të enjten në Mitrovicë. Trepça me GO+ Pejën është një përballje shumë interesante në ‘Minatori’. Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje. ‘Xehetarët’ janë në vendin e parë me 11 fitore e tri humbje, derisa verdhezinjtë në vendin e tretë me tetë fitore e gjashtë humbje.

Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina është një ndeshje që pritet të jetë e baraspeshuar dhe interesante. Therandasit kanë dy fitore radhazi në vitin 2026, derisa bardhekaltrit synojnë fitoren për tu ngritur sa më lartë në tabelë. Pas 14 xhirove, Ylli numëron pesë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit shtatë fitore e shtatë humbje. Takimi do të zhvillohet në kryeqytet.

ProCredit Superliga-Java 15

E mërkurë

18:45 Bora-Rahoveci 029

18:45 Vëllaznimi-Bashkimi

E enjte

18:45 Trepça-GO+ Peja

18:45 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë

0

Pas 20 vitesh betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën e shtëpisë në të cilën  jetoi me bashkëshortin dhe fëmijët, të cilët u vranë gjatë luftës.

Rasti është aprovuar nga shkalla e dytë e Gjykatës Themelore.

Gjatë luftës, Shyhrete Berisha, ishte detyruar që të kërcej nga një kamion i ushtrisë serbe që po barte aro 50 viktimat e familjes Berisha nga Suhareka, si formë e vetme për të shpëtuar.

Nga krejt viktimat në kamion, vetëm Shyhrete Berisha kishte shpëtuar. Ajo kishte arritur që të mbes gjallë, të kalojë edhe sfida të tjera me rrezik vdekjeprurës deri në përfundim të luftës.

Por lufta, për Shyhrete Berishës nuk kishte përfunduar.

Ajo kishte humbur bashkëshortin dhe katër fëmijët të cilët ishin vrarë barbarisht nga forcat e ushtrisë serbe, e bashkë me të kishte kuptuar se ka humbur edhe shtëpinë

Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë. Kështu kishte vendosur në 2017-tën Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega në Suharekë, në aktgjykimin e saj për këtë çështje.

Dy të paditurve, Arben e Xhelal Berishës, u ishte lënë mundësia alternative që Shyhrete Berishës t’ia paguajnë shumën prej 130 mijë eurosh, aq sa është vlerësuar pjesa e shtëpisë.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera./GAZETA10

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Zënka përfundon në të shtëna me armë në Prizren

0

Sipas policisë, dy persona janë përplasur verbalisht, e pastaj njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit të personit që kishte pasur zënkë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pistoletë me nëntë copë fishekë dhe në veturë dy gëzhoja ndërsa në vendin e ngjarjes janë identifikuar 10 vrima të shkaktuara në lokal.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër në procedurë të rregullt.